Qytetarët shqiptarë më të kulturuar se politikanët e tyre
Nëse niveli i shumicës së politikanëve bie me këto ritme, kjo do të sjellë zhgënjimin total të votuesve ndaj klasës politike
. Qytetarët shqiptarë më të kulturuar se politikanët e tyre. faqe 16-17
PSD kërkon fajtorë tek PS dhe shtypi i pavarur
Zakonisht, politikanët shqiptarë, kur ndodhen para rrebeshtë të kritikave ndaj dobësive të tyre, justifikohen duke u munduar të spostojnë fajet nga vetja duke u faturuar gjithçka faktorëve të tjerë.
Kështu, edhe përplasjet në gjirin e një partie, ndonjë lider nuk mungon t’i interpretojë si “vepër të ndonjë force jashtëpartiake”, zakonisht të një partie tjetër. Tani së fundi, është radha e liderit socialist, Gjinushi, i cili “rebelimin” e filluar në radhët e lidershipit të partisë së tij, e ka paraqitur si të frymëzuar dhe orkestruar nga Partia Socialiste, aleatja e madhe e koalicionit qeveritar ku bën pjesë dhe PSD, por nuk ka harruar të përmendë edhe gazetën “Koha Jonë” si shkaktare të përçarjes në gjirin e saj(!). Në radhë të parë, të paktën në aparencë, vështirë se mund të gjenden motive dhe argumenta bindës lidhur me synime apo dëshira nga kampi socialist për të krijuar anomali apo dhe shkatërruar një parti aleate. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh vështirësitë serioze më të cilat po përballet koalicioni qeveritar në pushtet, pakkush mund të besojë se forca udhëheqëse e tij është e prirur të krijojë çrregullime në kampin e saj. Për më tepër, duke pasur parasysh peshën e papërfillshme të PSD, qoftë në skenën politike e aqë në parlament e në koalicionin qeveritar, parlament e aqë kanë fryt i lëmoshës socialiste, qoftë në skenën politike në përgjithësi, vështirë se udhëheqja socialiste mund të merrej me të, aq më tepër kur ka halle e veta tani që ndodhet dhe në prag të një kongresi tepër të rëndësishëm. Ndoshta, Gjinushi ashtu si dhe disa liderë të tjerë mendon të përdorë “gogolin” e “armikut të jashtëm” për të ruajtur unitetin në radhët e partisë së tij të vogël. Në këtë mënyrë, krijohet terreni për të goditur “elementët antiparti” duke i akuzuar se po bëjnë “lojën e të tjerëve”. Por, para se lideri socialdemokrat të gjejë shkaqet e gjendjes së krijuar në radhët e partisë së tij tek ndonjë parti tjetër apo mediat e pavarura do të kishte qenë më mirë t’i kërkonte ato në partinë e tij, në radhë të parë tek vetja. Edhe ata që nuk marrin vesh nga politika nuk do ta besonin që çarja në PSD dhe, në radhë të parë, fakti që kjo parti për vite të tëra ka mbetur me një elektorat nën nivelin e 3 përqindëshit janë pasojë e politikës së PS-së, të PD-së apo të medias. Ato që po ndodhin sot në PSD tregojnë se diçka duhet të ndryshojë në drejtimin e saj.
Reportazh/Shkodra, kryeqyteti i papunësisë
. Gjysma e qytetarëve pa asnjë lloj aktiviteti. faqe 9