Ekzekutohen tre vëllezër anëtarë të bandës së Zanit
Prag revolte e armatosur në Kukës për shkak të mungesës së ujit të bllokuar nga fisi i një fshati
Tre vëllezërit Gërdhuqi ekzekutohen mbrëmë në orën 19.30 tek Ura e Mifolit, Vlorë
faqe 9-10
Projekti “BODE” për statutin e PD-së, projekt nga Jugoslavia
Si pasojë e njëfarë zhgënjimi nga qeverisja e koalicionit të majtë, opinioni publik shqiptar
është ndoshta më poshtë se PD. Pikërisht kjo, mund të ketë qenë arsyeja e vetme që e ka sh-
Projekti “Bode” për statutin e PD-së, projekt nga Jugosllavia
Si pasojë e njëfarë zhgënjimi nga qeverisja e koalicionit të majtë, opinioni publik shqiptar ka kohë që i ka hedhur sytë edhe nga opozita, në radhë të parë PD, si forca kryesore opozitare në vend dhe alternativa më e mundshme për të zëvendësuar socialistët.
majtë, opinioni publik shqiptar ka kohë që i ka hedhur sytë edhe nga opozita, në radhë të parë PD, si forca kryesore opozitare në vend dhe alternativa më e mundshme për të zëvendësuar socialistët. Kjo është dhe arsyeja kryesore që shqiptarët, e natyrisht, bashkë me të tjerët, aktivistët dhe elektorati i PD-së në përgjithësi, po ndjekin me vëmendje hapat që po hedh kjo parti lidhur me ndryshimet e paralajmëruara nga lidershipi i saj në kuadër të demokratizimit të saj, ashtu si kërkon SHBA dhe Europa. Siç dihet, në kësi rastesh, mungesa e eksperiencës ka kthyer në një zakon orientimin sipas modelesh të vendeve të tjera. Statutet e partive homologe të Perëndimit janë marrë si modele nga forcat politike shqiptare. Në rastin e PD-së, statuti i ndonjë prej partive perëndimore, anëtare në EDU, mund të shërbente si një dokument bazë për të strukturuar fytyrën e PD-së së ardhshme. Por, lidhur me këtë, në mënyrë të çuditshme, po shfaqet një rrezik i frikshëm: njerëzit e emrit e marrin Millosheviçin si model duke u munduar të mësojnë prej tij?!
Nga burime të sigurta në PD, mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD, Ridvan Bode, kopjen statutIn e partisë aleate të diktatorit të Beogradit “Nova Demokracija Serpska” që në bazë të tij të bëjë ndryshimet adekuate të statutit të PD. Kjo parti serbe bashkë me grupimin JUL gruas të Millosheviçit si dhe me radikalët e Sheshelit, janë aleatët më të ngushtë të atij që masakroi kosovarët, sidomos në mars-qershor 99. Ajo që të habit edhe më shumë është se një fakt i tillë është në kundërshtim të plotë me fjalët e zjarrta nacionaliste dhe thirrjeve të palodhura kundër “Sadamit të Ballkanit” që lidershipi i PD ka lëshuar pa kursim muajt e fundit, gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë. Duke lënë mënjanë këtë paradoks, të shkakton habi fakti që si model për t’u paraqitur në Kongresin e PD-së me 30 shtator merret statuti i një partie jo vetëm pa eksperiencë, por përsa i përket normave demokratike mund të thuhet se ketë qenë arsyeja e vetme që e ka shtyrë sekretarin organizativ të PD-së për t’iu drejtuar për ndihmë aleates së Millosheviçit. Statuti i ri i PD ka qenë mollë sherri në PD, pasi Berisha dëshironte t’i japë vetes më shumë pushtet dhe të kontrollojë gjithçka në PD duke emëruar sekretarët, departamentet dhe duke nxjerrë jashtë loje kryesinë dhe deputetët. Bode është treguar tepër i zellshëm dhe ka marrë një model nga regjimi i fundit komunist në Europë, ndoshta pa dijeninë e shefit. Deri në publikimin e këtij skandali nga kryesia e PD është shprehur vetëm veterani Vejsiu, bashkëudhëtar i vjetër i Berishës që ka thënë se duhet të orientohemi nga partitë motra në EDU. Në situatën në të cilën ndodhet partia më e madhe e opozitës do të ishte më mirë që në forumet drejtuese të partisë të krijoheshin hapësira për të gjitha rrymat. Kjo do të ishte një nga mënyrat më efikase që do të mundësonte shpëtimin e strukturave të saj organizative nga manipulimet e individëve të veçantë.
Nëse aprovohet projekti “Bode” në Kongresin e demokratëve, atëherë PD humb shansin që të rifitojë zgjedhjet, pasi shtetet perëndimore i tremben një pushteti të tillë të Berishës. Kështu që mbetet më e arsyeshme një pushtet më i dobët i Berishës në mënyrë që opozita të rifitojë një pushtet të madh, në qoftë pushteti. Natyrisht që me një statut modern fitojnë masat e mëdha të demokratëve, megjithëse lideri Berisha humbet njëfarë pushteti. Do të ishte më mirë për elektoratin e PD-së që të shikohej edhe mundësinë e ndërtimit të kreut të partisë, ashtu siç kërkon koha dhe miqtë perëndimorë të PD-së. Dy partitë e mëdha PS dhe PD e kanë të vështirë të fitojnë ose të mbajnë pushtetin me Nanon dhe Berishën, që prodhojnë konflikte, ndonëse nuk janë e njëjta shëmbëlltyrë e politikanit. Demokratët kërkojnë të rikthehen, por me Berishën e kanë të vështirë. Me Arbnorin apo Pollon në krye demokratët mund të rikthehen në pushtet. Në të kundërt do t’i ndjekë hija e opozitës.
Dokle: “Unë nuk kam vjedhur”
Legisi: “Gati të dorëzoj imunitetin”
Nënkryetari i Parlamentit padit në gjykatë gazetarin që e akuzoi për kontrabandë
Faqe 2
Një nga viktimat e djeshme Gjik Gërduhaqi kur gjykohej me Zanin në Tiranë