Në Shqipëri strehohen mbi 300 mafiozë të huaj
Antimafia shqiptare dje filloi hetimin për arrestimin e tyre, të cilët fshihen pas fondacioneve “bamirëse” apo si investitorë
Në Shqipëri strehon mbi 300 mafiozë të huaj
Përveç PS dhe PD, një forcë e tretë politike po përgatitet
Mjerova roja, radha e re kapur për të gjithë, [?] po rritet në Shqipëri. Këta janë ndërkombëtarë pa farë interesi, shumica prej të cilëve janë pasuruar si investitorë në Shqipëri, por në kohë të rrezikshme. Kjo është një e vërtetë, e cila pohohet nga burime të policisë shqiptare. Por, qëndrim është një topit të parë të kësaj jave, të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit të Tiranës me prokurorë të Task-Forcës. Sipas të dhënave nga policia e Tiranës, janë rreth 300 të huaj, për të cilët dyshohet se janë të implikuar në aktivitet mafioz. Këta të fundit kanë hyrë në Shqipëri duke kaluar nga toka dhe pa pasur dokumente të rregullta. Për të mos rënë në sy, ata janë vendosur dhe janë pajisur me karta të rregullta. Shumica e tyre janë italianë, turq, maqedonas e jugosllavë dhe në minoritet janë nga vendet e Lindjes. Këta persona janë futur në Shqipëri gjatë trazirave të viteve të fundit. Kjo ka bërë që vendi ynë të shërbejë si strehë për këta persona, sepse kontrollet në kufi atëherë nuk kanë qenë as të nivelit të duhur e as për të patur siguresë të mjaftueshme. Të ardhur në Shqipëri, këta persona janë sistemuar në apartamente me qera, hotele, apo banesa private. Bashkë me ta, ka ardhur në vendin tonë edhe një pjesë e konsiderueshme e familjarëve të tyre. Jo vetëm kaq. Për pasur aversin në opinionin shqiptar, këta persona i janë afruar mjaft institucioneve zyrtare të vendit tonë, si në administratën publike ashtu edhe në policinë e shtetit. Mjaft prej tyre janë futur si investitorë të huaj, ku për këtë gjë janë pajisur edhe me licenca e autorizime të llojeve të ndryshme. Të tjerë janë prezantuar si pronarë fondacionesh të ndryshme e ata kanë hyrë pa u përfillur në llogaritë e tyre. Një rast mjaft i mirë është ai i ish-modernit italian i cili krijoi në mes të Tiranës një lulishte, kuptohen me mesazhe e një barkafeje. Sipas burimeve nga anti-mafia, në qendër të listës së personave që duhet të ndalojnë e të verifikojnë, në vendin tonë, është ish-anëtari i bandës ndërkombëtare të narkotrafikut Paolo Fornari. Pas kapjes dhe ekstradimit në Itali të bashkëpunëtorit të tij, Erika Aglietta me emrin e tij të lartë ndihmën e vrasjes, ky person ka hyrë në Tiranë. Deri dje ai ishte i lirë. Personi në fjalë ka edhe të afërm e të njohur në Shqipëri e disa miq të tij kanë qenë të lidhur me punët të dyshimta e me aktivitete të tjera. Nga ana tjetër, një pjesë e personave të tjerë janë subjekt kontrolli në bazën e policisë. Këta persona janë me origjinë nga Napoli e Siçilia dhe nga ana e drejtësisë italiane janë hetuar më parë si anëtarë të Mafies në vendin fqinj. Në mesin e listës janë edhe ish-luftëtarë të huaj nga Bosnia e Kroacia, të cilët pas konflikteve në ish-Jugosllavi janë përfshirë në tregtinë e armëve, trafikun e qënieve njerëzore e në aktivitete të tjera të paligjshme. Për shumë prej këtyre individëve, policia ka të dhëna se mbështeten edhe nga një grup shtetasish shqiptarë, për të cilët po punohet për të zbuluar lidhjet e tyre me të huajt. “Koha Jonë” dje kontaktoi me anti-mafian për të parë nëse kjo strukturë do të jepte një sqarim për këto lëvizje. Burimet konfirmuan se një pjesë e informacionit ishte e saktë, por nuk pranuan të jepnin asnjë koment zyrtar për përmbajtjen e këtyre veprimeve. Megjithatë, situata shihet me kujdes nga organet e rendit për të shmangur kthimin e vendit në një strehë të mafiozëve ndërkombëtarë.
Dy islamitë të arrestuar për terrorizëm duke dalë nga Gjykata e Tiranë[?]