Nano e Majko në xhepin e Meidanit
Në ditëlindjen e Presidentit socialistët ulin armët
Dje kundërshtarët e mëdhenj të PS-së shtrënguan duart pas një viti
faqe 5
Berisha hedh baltë mbi Pollon
Ditët e fundit, në mënyrë disi të çuditshme, disa media të afërta me PD dhe Berishën kanë publikuar artikuj dhe prononcime të ndryshme, përmbajtja e të cilëve dominohej nga sulmet dhe insinuatat kundër disa prej drejtuesve kryesorë të PD-së, disa prej të cilëve po vlerësohen si kandidatura optimale për të fituar një garë ose më mirë luftë të ashpër me liderin aktual, Berisha. Madje insinuata të tilla nuk u ka shpëtuar as njeriu
që pati meritën kryesore për shpëtimin e Berishës, Genc Pollo apo Jozefina Topalli, sulmet ndaj së cilës nuk janë bërë publike. Këta janë dy nga figurat më të besueshme para elektoratit të PD-së dhe me reputacion në arenën ndërkombëtare që përfaqësojnë të ardhmen e qendrës së djathtë. Për Pollon është arritur deri aty sa në Radio “Kontakt” është sulmuar i ati i tij, i ndjeri Profesor i nderuar, Stefanaq Pollo, si komunist apo deformues i historisë së vendit, pavarësisht se vetë “nënkryetari i PD-së nuk ka qenë kurrë anëtar i PPSH apo spiun si fabrikuesit e sulmeve të tilla”, siç është shprehur një anëtar i kryesisë së PD. Në një çiklim të parë, gjithçka, duket normale, si pjesë e fazës së fashatës së demokratizimit të partisë e reklamuar pak kohë më parë në disa aktivitete të rëndësishme të partisë kryesore të opozitës. Kështu, të krijohet përshtypja se edhe kritikat kundër emrave kryesorë të PD-së janë produkt i vullnetit të mirë për të ndrequr të metat dhe defektet në kohën e saj, ndoshta dhe për të treguar se diçka ka filluar të ndryshojë në mentalitetin e strukturave të demokratëve. Por ajo që nuk shkon në gjithë këtë, duke hedhur një hije të madhe dyshimi, është se kryetari aktual i PD-së, Berisha, është i përfshirë në një fushatë të tillë e orientuar kundër disa prej liderëve përdëllistë. Së pari, kujdesi për të mos përfshirë Berishën (i cili sigurisht nuk është pa të meta), në këto sulme, të bën të mendosh se kjo fushatë është frymëzuar dhe orkestruar nga vetë vetë kryetari i PD-së. Duket se ky, i ndodhur prej shumë kohësh nën presionin e jashtëm për të lënë poltronin e kryetarit të partisë, po synon të krijojë përshtypjen se politikanët e tjerë të partisë që ai drejton duke përfshirë dhe bashkëpunëtorët më të afërt, nuk i kanë cilësitë e nevojshme për të udhëhequr PD-në. Kështu, kjo do të ishte justifikimi më i mirë, ndoshta dhe i vetëm i Berishës ndaj miqve të huaj për një qëndrim të mundshëm si kryetar i PD-së. Një qëllim ky i komentuar, dhe tani së fundi, me mosfutjen në përmbajtje të Statutit të një neni që do të kufizonte në kohë mandatin e kryetarit. Nga ana tjetër, burime të sigurta në PD, bëjnë të ditur se Berisha, nëpërmjet njerëzve të tij në rreth, ka sugjeruar që prej “andejmi” të deklarohet se i vetmi që mund të drejtojë PD-në është i izoluar Berisha. Megjithatë, lufta kundër rivalëve potencialë tregon se Berisha nuk ndjehet i sigurtë dhe se Kuvendi i 13 shtatorit nuk do të jetë i lehtë për Berishën dhe për bardhë… që votojnë për të.
Nano dhe Pollo refuzojnë dëshminë për “14 shtatorin”
Gjykata
Nano dhe Pollo refuzojnë dëshminë për “14 shtatorin”
faqe 7
Ndryshojnë drejtuesit e policisë së Tiranës. Ja kush ikën
Policia
Ndryshojnë drejtuesit e policisë së Tiranës. Ja kush ikën
faqe 8
MAPE mbërrin në Vlorë për luftën ndaj krimit
Rrethet
MAPE mbërrin në Vlorë për luftën ndaj krimit
faqe 12
Tërmeti shkatërron katastrofë. Mijëra të vdekur e të zhdukur
Turqi
Tërmeti shkatërron katastrofë. Mijëra të vdekur e të zhdukur
faqe 13