Nano, kompromisi i parë me partinë
Afrimi i Kongresit sjell zbutjen e kundërshtarëve në kampin socialist
Alternativa dhe stafi i ish-kryetarit do të futen në strukturat e PS
Afrimi i Kongresit sjell zbutjen e kundërshtarëve në kampin socialist
Nano, kompromisi i parë me partinë
Alternativa dhe stafi i ish-kryetarit do të futen në strukturat e PS
faqe 3
Shpjegimet e politikës para Drejtësisë
Duket se pjesëmarrja e PSD në qeveri e krijuara pas 29 qershorit të dy vjetëve më parë nuk paska pasur “këmbë të mbara” për këtë parti. Kjo për shkak se disa nga eksponentët e saj, u bënë protagonistë të disa skandaleve financiare dhe abuzimeve që i kanë shkaktuar humbje jo të vogla arkës së shtetit. Dhe ja, kur ende nuk është shuar jehona e tenderave të Shulit, PSD është edhe një herë protagoniste e një skandali tjetër të kësaj natyre. Tashmë, kur korrupsioni mund të thuhet se ka marrë të drejtën e qytetarisë në administratën shqiptare, nuk bën shumë përshtypje nëse arkës së një partie të vogël si ajo e Gjinushit, i grabiten 10 mijë dollarë apo 15 mijë marka. Ajo që të shqetëson lidhet me faktin se në listën e protagonistëve në këtë skandal të radhës figuron edhe emri i një politikani të përfolur dhe të akuzuar disa herë për abuzime. Kjo, nuk është thjesht veçse pasojë e qëndrimeve tolerante të mbajtura zakonisht në kësi rastesh. Fakt është se ndonëse është stërfolur për ministra dhe zyrtarë të lartë të korruptuar duke paraqitur dhe prova të pakontestueshme, këtyre nuk u ka hyrë as edhe një gjemb në këmbë. Kryesorja është se bashkëpunëtorët e tyre, në radhë të parë liderët e forcave politike ku bëjnë pjesë, bëhen mbrojtësit më të flaktë të tyre duke sajuar lloj alibish, vetëm e vetëm që këta të ruajnë postin e tyre. E keqja tjetër është se krerët e qeverive dhe partnerët e tyre, duke u nisur nga synimi për të respektuar pazaret e bëra kohë më parë për ndarjen e posteve, bëjnë një hap para, paktë? me një realitet të tillë shqetësues duke lënë në post një zyrtar të korruptuar, i cili duhet të përballet me kohë me drejtësinë. Rasti më flagrant në këtë drejtim ka të bëjë pikërisht me ish-ministrin Apostoli dhe partinë e tij. Kështu Nano pas presioneve të Gjinushit e mbajti Apostolin edhe pas ndryshimeve që bëri në qeveri, në kohën që Majko qe i shtrënguar t’i a linte dikasterin në fjalë përsëri partisë së Gjinushit. Duke qenë se skandali i tanishëm me partitë e humbura të PSD-së del në dritë në një moment kur kjo parti dhe kryetari i saj po përballen me probleme të tilla, si dhe duke u nisur nga praktikat e dorëheqjes, pritet që lideri socialdemokrat të njerëzit që i tij t’i “vlerësoi” shtypit me akuzat e rëndomta për “shpifje o trillime të pabaza në shërbim të qarqeve të caktuara”. Por nëse ai do të zgjidhte rrugën e kundërt, duke dhënë sqarime e duke dënuar skandalin me paratë e humbura të partisë së tij dhe me marrjen e masave përkatëse, ndoshta do të vinte më shumë. Në këtë mënyrë ai duke u bërë më i fortë për të ngritur kundër korrupsionit dhe abuzimeve e bashkëpunëtorëve të tij, do ta përmirësonte disi pozitën e ardhshme në të cilën ndodhet tani së fundi.
Politika
Gjinushi-Apostoli, historia e një biznesi të dështuar
faqe 2
Politika
Enver Hoxha edhe i vdekur në qeveri
faqe 5
Durrës
36 gra kërkojnë divorc, keqtrajtohen nga burrat
faqe 11
Futboll
Kombëtarja, amatorizmi që sjell sherr dhe humbje
faqe 24