24/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 gusht 1999

Dogani(e)rët në bunker kufitarët donin para

Vazhdojnë hetimet për ngjarjen në doganën e Morinit. Shteti viktimë e kontrabandistëve Plas lufta Poçi-Angjeli-Hajdaraga në mbrojtje të zvarritëse Vazhdojnë hetimet për ngjarjen në doganën e Morinit. Shteti viktimë e kontrabandistëve Dogani(e)rët në bunker kufitarët donin para Plas lufta Poçi-Angjeli-Hajdaraga në mbrojtje të zvarritëse faqe 7

PD, në pushtet pa Berishën

Tani kur mungon diç më shumë se një muaj nga dita e mbajtjes së kuvendit të PD-së, ku sigurisht evinimenti më i rëndësishëm ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit, pothuaj gjithë strukturat e PD-së ndodhen para një dileme në bazë të së cilës qëndrojnë dëshira apo dhe nevoja e spostimit të Dr. Berishës nga kreu i partisë dhe ideja së rrënjosur me kohë se “PD është Berisha”. Në fakt, deri tani, ndërsa, Berisha ka pasur vazhdimisht iniciativën duke u a rrëmbyer kundërshtarëve të tij të paktën jo të gjitha kartat me të cilat këta mendonin të luftonin kundër tij duke filluar nga rikthimi në parlament e deri tek fillimi i fushatës për demokratizimin e partisë. Prej muajsh, në mjedise të ndryshme të PD po flitet për nevojën e një fytyre të re të PD-së, për të zëvendësuar liderin aktual, madje vetë demokratizimi i partisë, nga kundërshtarët e Berishës, është i lidhur me spostimin e këtij nga posti i kryetarit duke synuar në një ridimensionim të pushtetit të Berishës mbi partinë. Por duke u marrë më shumë me Berishën, duhet pranuar se ata që janë rreshtuar kundër tij kanë lënë pas dore alternativat programore e statutore për të materializuar qëndrimin dhe idetë “ndryshe”. Kështu, në mungesë të një vije politike të përcaktuar qartë ishin normale dhe vështirësitë për t’i vënë gjishtin një “antiBerisha”. Gjithë kjo bënte që lëvizjet dhe hipotezat për spostimin e liderit të pushtetshëm të shiheshin me skepticizëm nga një pjesë o bazës së partisë, në kohën që ideja se “pa Berishën nuk ka PD” bëhej më o pranueshme. Mirëpo fakt që në frontin “antiBerisha” ka filluar të fitojë terren ideja për mbështetjen e kandidaturës së nënkryetarit aktual, Genc Pollo, gjë që ka filluar të tërheqë edhe nga ata që deri pak kohë më parë nuk kishin në konsideratë, për të mos thënë se ishin kundërshtarë të tij, mund të përfaqësojë një moment kthesë me ndryshimin o raportove në gjirin e PD-së. Në radhë të parë duke pasur një figurë qendrore, ideatori e fraksionit do ta kenë më të lehtë për të përpunuar një strategji të qartë duke i u afruar kështu realizimit të objektivave të tyre, fitores mbi Berishën, por mbi të gjitha demokratizimit dhe modernizimit të partisë. Edhe dytyt, Berisha në një dyluftim me bashkëpunëtorin o tij më të afërt nuk do ta kishte të lehtë të shpërfytyronte të gjithë arsenalin e tij, duke përfshirë dhe atë që lidhen me postin e tij. Gjithsesi gjëja o një figure qendrore nga “fraksionistët” është dhe një shenjë o emancipimit të tyre që nuk mund të kalojë pa ndikuar në bazën o PD-së, po edhe në pjesën tjetër të elektoratit duke forcuar bindjen se në partinë më të madhe të opozitës shumë gjëra po ndryshojnë. Si pasojë dita o rikthimit të saj në pushtet po bëhet më o afërt.

Ditët e fundit të djalërisë

Korrupsioni

Pranga bluzave të bardha: Para për të shëruar fëmijët faqe 9

Politika

Majko: Paguani për autostradën shqiptare faqe 3

Fajdet

Arrestohet bosi i M. Lekës. Borxhi 20 milionë USD faqe 8

Kultura

Ardhja e Xukeros kushton 100 mijë dollarë faqe 26

TELE-BINGO e verës, 29 gusht 1999 Njëqind fitues me 50.000 lekë (të reja) TELE-BINGO, 7.000.000 lekë (të reja)