26/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 gusht 1999

Majko do shkarkojë prefektët e Nanos

Kryeministri fillon luftën i vetëm në PS. Konflikti zbret në Pushtetin Lokal. Votuesit e Kongresit do të zgjedhin të rinjtë Kryeministri fillon luftën i vetëm në PS. Konflikti zbret në Pushtetin Lokal Majko do shkarkojë prefektët e Nanos Votuesit e Kongresit do të zgjedhin të rinjtë faqe 3

SHBA: Kosova të harrojë pavarësinë

Deklarata e fundit e nënsekretarit amerikan të Shtetit, Strobe Talbot për Kosovën, sigurisht ka qenë një dush i ftohtë për shqiptarët e Kosovës. Dje zoti Talbot përjashtoi në mënyrë kategorike çdo ide për një pavarësi të Kosovës. E vërteta është se ajo që tha dje zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit është shprehje e qëndrimit të kahershëm të administratës amerikane për Kosovën, por kohët e fundit, që kur se filloi fushata ajrore kundër Beogradit, Uashingtoni, ndonëse në mënyrë disi implicite, kishte krijuar përshtypjen në qarqet shqiptare se nuk përjashtonte dhe alternativa që i afroheshin aspiratave maksimaliste të shqiptarëve duke përfshirë dhe një pavarësi të mundshme. Madje kjo mund të ketë qenë arsyeja që deklarata në fjalë e Talbotit ka pasur një efekt tronditës. Në radhë të parë, një deklaratë e tillë e zyrtarit amerikan nuk mund të jetë lëshuar “në erë”, pa dijeni apo miratim të administratës së Uashingtonit. Në fakt, duke gjykuar nga ato që po ndodhin momentalisht në Kosovë, ka gjasa të mëdha që një deklaratë me një përmbajtje të tillë nuk është thënë që të ketë qenë si një “tërheqje veshi” për shqiptarët e Kosovës. Të pështuar nga një entuziazëm, shpesh i pakontrolluar, lidhur me realizimin e idesë së një Kosove të pavarur, tani që aty nuk ka ushtarë serbë, grupe të veçanta shqiptarësh, filluan të hakmerren kundër serbëve duke përsëritur, në përmasa minore, një skenar të ngjashëm me atë që zbatoi Millosheviçi kundër tyre. Dhe për të mos u mjaftuar me kaq u erdhi radha kontrastove edhe me ushtarët e KFOR-it, ata që i shpëtuan shqiptarët nga masakrat e Millosheviçit. Mirëpo qëndrimo të tilla më shumë se realizimit të dëshirave dhe aspiratave të shqiptarëve i shërbenin Millosheviçit. Ajo që të shqetëson edhe më shumë është se klasa politike shqiptare, ndërsa ka qenë e angazhuar në duel plot mes veti, ka treguar se nuk ka qenë e angazhuar në ndalut mes veti, ka treguar se nuk ka as edhe ndikimin minimal tek shqiptarët. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për UÇK-në, njerëzit e të cilës duhej të ishin kthyer në një mbështetje kryesore për forcat e KFOR-it dhe administratën ndërkombëtare në Kosovë. Eshtë fakt se kohët e fundit, mediat e huaja po i japin gjithnjë e më shumë hapësirë fenomenove të tilla si “spastrimit etnik” të serbëve nga shqiptarët, pa përmendur dhe politikanë të njohur si Fisiberg që lëshojnë rruotë kundër shqiptarëve dhe nuk ngurojnë të kritikojnë operacionin e NATO-s kundër Beogradit. Deklarata e Talbotit për pamundësinë e një Kosove të pavarur, ndoshta ka si qëllim t’i kthejë shqiptarët në rrugën e ndërtimit të institucioneve demokratike duke i bërë këto sa më shpejt funksionale për të treguar se dinë të bëjnë shtet dhe për këtë e meritojnë pavarësinë.

Mafiozi i Rusisë, ortak me shqiptarin Pacolli

faqe 12 Mafiozi i Rusisë, ortak me shqiptarin Pacolli

Dy orë gallatë me komisarin e dehur

Ersekë, rrahu qytetarët nga inati, përfundon në burg I dehur, ecte e rrëzohëj nëpër rrugët e qytetit. Fëmijët e ndiqnin nga pas, fishkëllenin dhe e gjuanin me gurë. Pastaj ka dhënë urdhër për të rrahur këdo që shihhej në rrugë. Rezultati, 30 vetë në spital dhe dhjetra të tjerë në qeli. Dëmtimet e qytetarëve të pafajshëm kanë qenë aq të renda sa kanë shkaktuar një revoltë të mirëfilltë përpara komisariatit të policisë. Megjithëse nuk kishte patur probleme më parë, Komisari u rezervua masa e ndalimit. Ngjarja e rrallë do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e dëshmitarëve okulare. faqe 11

TELE-BINGO e verës, 29 gusht 1999 Njëgjind fitues me 50.000 lekë (të reja) TELE-BINGO, 7.000.000 lekë (të reja)