Alarm në qeveri, 10 orë në ditë pa drita
KESH-i kërkon shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme
Fillon ndërprerja e energjisë para se të hyjë dimri. Statistikat e “zeza”, viti më i keq
faqe 13
Trok tija e parë e errësirës
Nga Gavrosh Levonja
Me ndërprerjet e djeshme të energjisë, KESH-i u kujtoi shqiptarëve se dimri tashmë ka ardhur. Mirëpo duke pasur parasysh se temperaturat akoma nuk kanë rënë në nivele të tilla që të imponojnë vënien në punë të aparateve ngrohëse, ndërprerjet e djeshme paralajmërojnë se ky dimër do të ketë më shumë errësirë për shqiptarët, ndoshta më shumë se çdo vit tjetër. Një realitet i tillë i hidhur konfirmohet dhe nga kërkesa e KESH-it drejtuar qeverisë, imponimin e një regjimi tepër të rreptë masash “kursimi” të energjisë, duke lënë popullsinë dhjetë orë në errësirë. Në një farë mënyre, kjo errësirë e imponuar kontraston dukshëm me disa zhvillime të këtij viti të fundit që lidhen pak a shumë me energjinë elektrike. Në radhë të parë, gjatë këtij viti janë ngritur disa nënstacione për të shtuar kapacitetin e furnizimit me energji për qytete të ndryshme apo pjesë të veçanta të tyre. Gjithashtu, po gjatë këtij viti, pothuajse të gjitha qytetet, janë pajisur një numër jo i vogël kioskas(h) që, siç dihet, “hanë” një sasi të konsiderueshme kilovatësh dhe kjo do të thotë pakësim i mundësisë së ndërprerjeve për shkak të mbingarkesës prej konsumit. Veç këtyre, ndryshe nga viti i kaluar, nuk ka pasur njoftime për dalje jashtë përdorimi të turbinave apo transformatorëve, pa përmendur hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë nga “agjentët e UDB-së”. Duke lënë mënjanë efektet negative që do të ketë mbi jetën e përditshme të shqiptarëve, më shumë rëndësi ka fakti sa mund të ndikojë në ndërgjegjësimin e tyre, lidhur me rolin e politikës në përmirësimin e gjendjes së tyre. Deri tani, shqiptarët kanë treguar se në rrugë të vetme kur u bëjnë thirrje politikanët për të protestuar për motive politike, që do të thotë për interesa të ngushta klase politike. Por, sipas logjikës më elementare, çdo ndryshim i klasës politike në pushtet, në radhë të parë, është i lidhur pikërisht me përmirësimin e kushteve të jetesës. Megjithatë, në Shqipëri nuk ndodh kështu. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, ndonëse qeveritë ndryshojnë, problemet e zakonshme si uji, reale e të siguruara, papunësia, mungesa e dritës, ujit etj., mbeten në ato nivele për të mos thënë se shkojnë drejt akumulimit, dhe shqiptarët në vend që të pushtojnë sheshet për të kërkuar rritje pagash, ujë taksash, dritë e ujë, me vetëm apo ankojnë Nanos e Berishës, a thua se [pjesë e paqartë] apo ngritja e njeriut prej tyre do të bëjë që ata të kenë më shumë dritë, ujë e para.
Dyli me rreze për të ndjekur Haklajn
Prokurorët mbërrijnë në vendin e vrasjes
Raportimi i parë i prokurorëve për rrethanat e vrasjes së Fatmir Haklajt.
Atentatori i tyre, megjithëse ishte një njeri që sakrifikonte shumë, duke qëndruar me ditë të tëra në një shtet të braktisur dhe duke u ushqyer me bukë me dhallë, ishte i pajisur me mjete të sofistikuara. Ai kishte dylbi me rreze infra të kuqe, që të kishte mundësi nga shkonte natën viktimën. Këto e të tjera janë të dhënat e prokurorëve, të cilët nuk kanë asnjë pistë për vrasjen. Ndërsa letra e Haklajt, për gazetën “Koha Jonë”, vetëm dy javë para atentatit, mund të japë më shumë pista rreth ngjarjes. Kjo është arsyeja e ribotimit të saj.
faqe 7, 16-17
Shemsia e Gjallicës, përsëri e lirë