Shqipëria në errësirë, ish ministri Bufi pranë burgut
Qindra mijëra dollarë janë harxhuar nga KESH dhe ish-ministri i Privatizimeve për rrjetin elektrik, por vendi është përfshirë në një kaos të plotë të energjisë elektrike, ndaj prokuroria duhet të fillojë hetimet
Nëse kryeministri Meta dhe Prokurori i Përgjithshëm Rakipi duan shtet të fortë ligjor, atëherë duhet të dërgojnë në qelitë e burgut 313 të gjithë ish-ministrat, ministra dhe drejtori të administratës së lartë që kanë vjedhur pasurinë e popullit
faqe 3
Diktaturë mbi ministrat e papërgjegjshëm
Nga Mentor Kikia
Pas tetë muajsh në një thatësirë të jashtëzakonshme natyra na e ka kthyer reston në një mënyrë fatale. Shiu është zbrazur tërë mllef “kundër” një vendi të shkatërruar nga papërgjegjshmëria politike. Megjithatë askush nuk mund të parashikonte se reshjet do të vinin me kaq furi. Por askush nuk duhej të mendonte se ato nuk do të vinin. Të tërhequr nga ngërçi politik, nga rivaliteti për një karrige të ndyrë kryetari a kryeministri, të gjithë politikanët, në pushtet apo jashtë tij, kishin harruar vetëm një gjë. Që janë aty për të bërë “diçka” për këtë vend dhe për këtë popull, që i voton këta syresh në mënyrë të verbër sa herë ia do qejfi atyre. Kishin harruar se dimri ka nevojë për drita, ka nevojë për dru, qymyr e gaz. Se ujërat kanë nevojë për puseta e për hidrovore. E pra, mjaftuan dy ditë, vetëm dy ditë, që të gjithë të kujtohen dhe të thonë se hidrovoret nuk punojnë. Pas kësaj Vlora, Tirana e Fieri u përmbytën krejtësisht.
Administrata e lartë u kujtua(!) se një argjinaturë ishte rrëzuar e duhej ngritur në verë, por pasi lumi i përfshiu shtëpitë e fshatarëve me gjithë ç’kishin brenda. Se pusetat janë bllokuar, por pasi Tirana u mbush me makina të fikura me makina të fikura në mes të bulevardit nga vërshimi i ujërave. U kujtuan se nuk ka energji. Por pasi vendi u zhyt në errësirë dhe dyqanet e bukës u zbrazën. Ndërsa ne, në që vrapojmë të votojmë sa herë na ngjisin nëpër mure afishe me ca fytyra që më pas bëhen deputetë e ministra, ende nuk jemi kujtuar të themi. More, por përse na duhen qeveritë neve, përse shkojmë në mitingje e çirremi si të çmendur, përse shkojmë të votojmë?! Ka dhjetë vjet që në dimër nuk kemi drita, e në verë nuk kemi ujë. Kemi dhjetë vjet që ndërrojmë qeveri, bashkë me stinët, dhe pas çdo ndërrimi dëgjojmë se ata që ikin nuk paskan qenë burra të mirë. Por kemi dhe dhjetë vjet që nuk i kërkuam llogari kujt që ikën nga pushteti, se çfarë bëri ai. Kemi dhjetë vjet që shkojmë të votojmë pa ditur se çfarë do të bëjë njeriu i afisheve për ne. Kemi dhjetë vjet që dëgjojmë dën(d)ë, se paska(n) apo asaj qeverisjeje, ne do të jemi në Evropë, dhe se Evropa po përgëzohet për ne. Kemi po kaq kohë që botojmë në gazetë “personalitete” që shkojnë në simpoziume ndërkombëtare, e na flasin nga pas Bill Klintonit, D’Alemas, apo Toni Blair, bëjnë nga një foto hajdutësh nga pas na e servirin për të treguar se ai gëzon mbështetjen e burrave të mëdhenj të botës! Ndërsa dje në dyqane nuk kishte bukë, në shtëpi nuk kishte drita, në shumë të tjera orenditë lundronin mbi ujë. Ditën e sotme se nuk ishte Shqipëria dhe se edhe sa kohë na duhet të shkojmë në Evropë? Nxirrni kokën nën dritare. Nuk pretendojmë të kemi një qeveri, që të evitojë fatkeqësitë natyrore, por që të marrë masat që në raste të tilla t’i lehtësojë sadopak pasojat popullit të saj. Ndaj kryeministri i Meta duhet të jetë “diktator” për hir të popullit të saj. Ndaj kryeministri Meta duhet të jetë “diktator” për hir të ligjit dhe të çojë në burg ata që tallën me ne që kemi votuar për një ditë më të mirë. Diktator ai duhet të presë kokën çdo zyrtari që e keqpërdor vendin zyrtar, ndaj ministrave që darkojnë nëpër restorante luksoze, kurse qytetarët e thjeshtë notojnë mbi ujëra që u kanë zaptuar shtëpitë. Me tepër diktat të ligjit zoti kryeministër, në rast se do një Shqipëri të fortë!
Digjet shtëpia e Kadaresë
faqe 11
Policë dhe agjentë në trafikun e drogës
Ndihej nga të gjithë, por askush nuk ka dashur ta besojë. Policë dhe agjentë të SHIK-ut, njerëz të cilëve Shteti shqiptar u ka besuar luftën kundër trafikut të drogës, janë përfshirë vetë në biznesin e madh. Këtë e kanë zbuluar shërbimet e huaja sekrete që lajmëruan qeverinë shqiptare.
Dhe menjëherë ka reaguar kryeministri Meta duke i kërkuar ministrit Poçi largimin e kontrabandistëve nga radhët e policisë. Për këtë ai i ka vënë afat kohor ministrit, duke treguar se do ta luftojë krimin brenda Shtetit. faqe 10, 15
Ambasadori i SHBA, Limpreht takon Metën dhe Nanon
Mësohet se pardje në mesditë ambasadori i SHBA në Tiranë, Jozef Limpreht, është takuar me kryeministrin shqiptar Ilir Meta. Nga burime të pakonfirmuara, kryeministri Meta mund ta ketë siguruar ambasadorin amerikan se do të qeverisë me dorë të fortë për një shtet të fortë ligjor. Ndërsa mbrëmë në restorant “Karlsberg” ambasadori Limpreht është takuar me kryetarin Nano dhe ka biseduar rreth dy orë.
KESH bllokon botimin e gazetave kryesore
Dje gazetat kryesore shqiptare si “Koha Jonë”, “Gazeta Shqiptare”, “Albania”, “RD”, “Sport Ekspres” etj. nuk u botuan pasi shtypshkronjës “Demokracia” iu ndërpre energjia elektrike nga segmente të caktuara të KESH. Shpresemosjë që drejtori i ri i Përgjithshëm i KESH, Dr. Prof. Farudin Hoxha ta njohë më mirë të drejtën themelore të njerëzve për t’u informuar