Dosja e ministrit Hajdaraga mbushet edhe me oriz kinez
Prokuroria e Përgjithshme rinis me urgjencë hetimet ndaj ministrave të korruptuar
Agim Tirana, drejtor i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme: “Tenderi i orizit, vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes”
Prokuroria e Përgjithshme rinis me urgjencë hetimet ndaj ministrave të korruptuar
Dosja e ministrit Hajdaraga mbushet edhe me oriz kinez
Agim Tirana, drejtor i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme: “Tenderi i orizit, vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes”
faqe 3
Meta, rruga e hapur për opozitën
Një nga kartat më të rëndësishme që po luan kryeministri i ri, Meta, por edhe partia e tij që udhëheq koalicionin “Aleanca për Shtetin” është ajo e luftës kundër korrupsionit.
Dhe për ta bërë më të efektshme atë, i ka hapur rrugë dhe bashkëpunimit me opozitën, pavarësisht nga karakteri jozyrtar i ftesave të deklaruara në publik. Kjo sepse, është e qartë që, çdo ndërmarrje për të luftuar korrupsionin pa një angazhim në masë dhe serioz të opozitës jo vetëm nuk do të kishte asnjë rezultat, por do të krijonte përshtypjen e një farse në përpjekje për t’u hedhur hi syve të tjerëve. Konkretisht, opozita, të paktën, me këmbënguljen e saj për t’u shkuar punëve deri në fund, mund të ishte katalizatori ideal për ta materializuar dëshirën në fjalë të Metës, njëkohësisht duke e vënë dhe në provë sinqeritetin e tij. Por, realiteti, përsa i përket angazhimit të opozitës në luftën kundër korrupsionit nuk është dhe aq rozë. Me të vërtetë liderët e saj e kanë ngritur zërin më shumë se kurrë në këtë drejtim, duke akuzuar pothuajse gjithë kabinetin qeveritar, madje dhe zyrtarë të hallkave të tjera të administratës, por, deri tani, nuk kanë servirur prova e fakte të dokumentuara, të cilat t’ua përcjellin organeve të drejtësisë, mbi të gjitha përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. E vërteta tjetër është se themelet e perandorisë së korrupsionit më së shumti janë tronditur nga faktet që ka servirur në faqet e tij shtypi i pavarur dhe mediat e tjera sesa nga akuzat e formuluara në fjalimet e liderëve opozitarë. Dhe, lidhur me këtë në disa raste, shtypi në mënyrën më paradoksale i ka munguar dhe mbështetja nga opozita për të thyer heshtjen, me të cilën shteti është munduar deri tani të minimizojë efektin e fakteve të publikuara nga shtypi. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kur drejtuesit e PD-së, në vend të gërmojnë për të gjetur fakte për orizin e ushtrisë apo tenderat e rrugëve, merren me marshimin e Demit në Maratonesh dhe Çermenikë, apo me shkarkimin e tij pas Nanos në Sofje. Tani, me shumë se kurrë është momenti që opozita e kryesuar nga PD të marrë iniciativën në luftën kundër korrupsionit duke kërkuar së pari një kryeministër Meta t’i krijojë hapësirat e nevojshme që të japë kontributin e saj të pazëvendësueshëm në çrrënjosjen e korrupsionit dhe mentalitetit të pasurimit të paligjshëm në përgjithësi. Veç të tjerash, është opozita ajo që me mjetet politike në dispozicion do të detyrojë institucionet shtetërore përkatëse të veprojnë me rigorozitet, sidomos kur bëhet fjalë që ligji të godasë mbi fajtorët.
Drekë pune e ministrit të Mbrojtjes Hajdaraga.