Hajdutët dhe kriminelët, liri nën hijen e Meidanit
Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përgjegjësi kryesor për situatën
Gjykata vendos zbrazjen e burgjeve si Berisha në vitin '97. Presidenti i Republikës avokati kryesor i drejtësisë së korruptuar dhe të inkriminuar
faqe 3,8,9
Të gjithë fajet e Presidentit
Edi Lesi
Gjykatës dhe prokurorët e korruptuar, teksa mbushin përditë e më shumë xhepat me para dhe rrugët me kriminelë e shkël të ligjeve, duhet të jenë të qetë se mbi kokën e tyre qëndron një Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilit më shumë se aktiviteti i tyre duket se i intereson prerja e shiritave në mbarim të ndërtimit të ndonjë biblioteke. Nëse Meidani me të drejtë justifikohet për mosndërhyrje në jetën politike, si përfaqësues i unitetit kombëtar, është fatale se si nën përgjegjësinë e tij direkt po lulëzon përditë e më shumë anti-ligji nëpër gjykata e prokurori. Ai është i vetmi njeri, para të cilit gjykatësit nuk mund të ndjehen aq të pavarur sa të mos pyesin as për rregulla e norma. Nëse po lënë dyert e burgut kriminelë e hajdutë, kjo nuk ka si të ndodhë nga shkëputja magjike që zotërojnë avokatët e tyre. Duhet pranuar një farë superioriteti profesional i avokatëve në krahasim me prokurorët e gjyqtarët. Por jo gjithmonë ata që s'e meritojnë, e shijojnë lirinë në falë kësaj. Ose prokurorët janë shumë të paaftë dhe gjykatësit duke qenëse nuk vendosin dot mbi opinionin, por mbi provat që u paraqiten, detyrohen të lirojnë shkelësit e ligjit. Ose nuk është faji i prokurorëve, të cilët fjala vjen mund të paraqesin një mal me shkresa para trupit gjykues, por përsëri këto nuk vlejnë më shumë se milionat që marrin gjykatësit. Në të dy rastet, është faji direkt i Meidanit nëse ata vazhdojnë të përfaqësojnë drejtësinë shqiptare. Edhe gjykatësit, edhe prokurorët ai ka në dorë t’i largojë nga detyra.
Duke preferuar të luajë të njëjtin, të ‘lashtin, “rol neutral”, si të në gjitha sferat e tjera edhe në drejtësi, Presidenti i Republikës ka bërë që, pa as më të voglin teklif, disa gjyqtarë e prokurorë të ngrihen e të shkelin me të dyja këmbët të gjitha ligjet, të gjitha normat. Në këtë moment pozicioni i Presidentit nuk është më neutral, ai bëhet bashkautor në krimin e gjyqtarëve duke mosvepruar. Dhe Presidenti që i njeh mirë ligjet duhet ta ketë parasysh mirë këtë nen.
Në fakt, Presidentit nuk i duhet të bëjë ndonjë punë të madhe për të vënë ça semaforë në kaosin e drejtësisë. Thjeshtë, ai duhet të firmosë propozimet për largimin nga detyra të gjyqtarëve, që kanë qenë të shumta në kohën kur ministrat ishte Thimio Kondi dhe nuk mungojnë as tani që ministër është Ilir Panda. Duke pritur që të gabojnë të gjitha palët, që për çdo rast para se ai të marrë vendimin t’i paraqiten dhjetra dosje, Meidani mënon të kryejë reformat e duhura në drejtësi. Si rezultat shumica e gjykatësve e prokurorëve vazhdojnë të jenë ata që janë pajtuar në kohën e Berishës dhe kanë vënë togën e zezë mbi supe pas kursit famëkeq 6 mujor.
Filip Çakuli
Presidenti i Republikës Rexhep Meidani gjatë orarit të punës
Anketa “Njeriu i shekullit”
Sot, shpërthejnë letrat pro Sali Berishës
-faqe 20-23