“Berisha vrasës” shkon në Prokurori
Institucioni shtetëror nis hetimin për versionin e ri të vrasjes së Azemit
Ismet Haxhia 3 orë dëshmi, për hollësitë e ngjarjeve
faqe 5
Të huajt amalgamë i shqiptarëve
NGA GAVROSH LEVONJA
Nënshkrimi i djeshëm i marrëveshjes për një këshill të përkohshëm administrativ për Kosovën përbën edhe një hap tjetër esencial drejt sanksionimit të saj si një realitet më vete jashtë Serbisë. Me këtë, dobësohen ndjeshëm edhe ato pak fije atavike që juridikisht vazhdojnë ta mbajnë Kosovën të lidhur me Beogradin, nën formulën e “ruajtjes së sovranitetit të Jugosllavisë”. Natyrisht, ky është shkaku i vetëm që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë bojkotuar zbarkimin e djeshëm duke refuzuar të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e administratës së përbashkët, e cila do të qeverisë Kosovën. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se nënshkrimi i marrëveshjes së djeshme, na sjell në ditët e Rambujesë, ku edhe atje përfaqësuesit e pushtetit serb nuk pranuan të hidhnin firmën në dokumentin e servirur nga komuniteti ndërkombëtar, duke nënshkruar kështu vendimin për bombardimin e vendit të tyre nga NATO, pasojë e të cilit është dhe realiteti i sotëm. Por ajo që ka më shumë rëndësi për faktorin shqiptar është se dje, për herë të parë që nga fillimi i vitit, në Rambuje, përfaqësuesit e shqiptarëve u panë edhe një herë së bashku si fizikisht ashtu dhe në mendim, gjë që u pasqyrua dhe në deklaratat e tyre të përbashkëta në nënshkrimin të marrëveshjes. Për të qenë realistë, periudha që pasoi Konferencën e Rambujesë është karakterizuar nga kundërshtitë midis liderëve kryesorë të shqiptarëve të Kosovës që sipas traditës shqiptare, degeneruan deri në akuza banale reciproke. Kështu, shqiptarët e Kosovës, deri tani kanë pasur dy kryeministra, një qeveri të përkohshme dhe një qeveri në mërgim, parashikisht se asnjë prej tyre nuk qeveriste. Por, gjithsesi, protagonistët e ditës së djeshme në Prishtinë ka qenë francezi, Bernard Kushner, njeriu që faktikisht do të “bëjë ligjin” në Kosovë. Nuk do shumë mend për të imagjinuar fjalën e Kushnerit për t’i mbledhur kurrët shqiptarë duke i fiksuar rrugën e bashkëpunimit, e vetmja rrugë që të çon me realizimin e aspiratave të tyre. Në një farë mënyre, duke mos harruar dhe Rambujenë, roli i faktorit të jashtëm është vendimtar për të arritur në amalgamim e faktorit shqiptar. Megjithatë, edhe bindja dhe këshillave e sugjerimeve të këtyre faktorëve duhet vlerësuar si aftësi e protagonistëve të jetës kosovare. Për më tepër, kjo bie në sy përballë paaftësisë së politikanëve këtu në Tiranë për të bërë diçka nga ngjashme edhe pse në tryezë e faktorët të jashtëm. Mirëpo duke pasur në konsideratë rolin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me zhvillimet në vend dhe rajon, politikanët që nuk hedhin hapat sipas ritmit të diktuar prej saj do ta shohin veten në vështirësi për të mos thënë se ka gjasa të dalin nga skena politike.
Meta gjen bashkëpunëtorë në opozitë kundër korrupsionit
Bushati i gatshëm të hyjë në komisionin e propozuar nga qeveria dhe Miqtë
Takimi i djeshëm i Kryeministrit Meta me Zef Bushatin do të shoqërohet me aksione të befasishme.
Kështu shprehet i ekzektuiv ditë të shkojë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokristiane, me kërkesën e kryetarit të kësaj partie Bushati. Kjo ngjarje është pa dyshim e pandodhur më parë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur as brenda partive të koalicionit qeveritar, ndërsa do të ndodhë nesër, në partinë e djathtë më të integruar në Evropë. Takimi i djeshëm inicioi kështu një epokë krejt të re në politikën shqiptare. Nëse dikur të gjitha partitë arrinin të bashkoheshin në një miting në Tiranë, vetëm për demonstrim të unitetit, kur diskutohej Kosova, tani bëhet fjalë për pak më shumë se një miting. Tani duhet treguar bashkëpunimi real në institucione, i të gjitha partive, në luftën tjetër të madhe të shqiptarëve, atë kundër korrupsionit, kundër ekonomisë ilegale, si e vetmja rrugë për t’u integruar në Evropë. Dhe nëse kryeministri ka insistuar për bashkëpunimin pozitë-opozitë në këtë luftë të madhe, nga opozita është treguar i gatshëm vetëm Bushati, që jo rastësisht është edhe lideri i partisë më të integruar në Evropë nga blloku i Bashkimit për Demokraci. Fillimi i djeshëm dhe vazhdimi i nesërm janë hapa të parë në një bashkëpunim të domosdoshëm. Pritet reagimi i të tjerëve.