17/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 dhjetor 1999

Përdhunoi të bijën, familja do ta vrasë

Filloi gjyqi i babait që përdhunonte të bijën 15 vjeçare. Tragjedia vazhdon . Përdhunoi të bijën, familja do ta vrasë. Nëna e përbindëshit: Do ta vras me duart e mia. faqe 7

Lufta afër

. Nga ENKEL DEMI. Aeroporti i Podgoricës qëndroi i pushtuar vetëm për disa orë nga forcat ushtarake serbe, të cilat më pas u tërhoqën. Shija e lënë nga ky aksion serb në Mal të Zi është më të vërtetë e hidhur. U desh një reagim i fortë i komunitetit ndërkombëtar, SHBA dhe i vetë pushtetarëve malazezë që të shmangej konflikti në këtë fundvit, fundshkekulli, fundmijëvjeçari. Por, ideja që krijohet është se konflikti thjesht është shtyrë për më vonë. Dikur ai do të ndodhë. Nga Podgorica ka kohë që vinë lajme alarmante. Pas pushtimit të Aeroportit të Podgoricës, tensioni në Mal të Zi, por edhe në rajon është rritur ndjeshëm. Nuk janë të paktë ata që parashikojnë një luftë të vërtetë në këtë Republikë në dalje të dimrit. Jugosllavia ka dhënë raste tashmë se është e aftë të pjellë konflikt. Pas Kosovës, Mal i Zi, Vojvodina dhe Sanxhaku mund të jenë vatrat e mundshme. Millosheviçi duket se ende nuk e ka mbyllur ciklin e vet prej luftëtari. Nëse konflikti plas në Mal të Zi, gjithçka duhet parë me tjetër sy. Nuk janë shqiptarët më protagonistë kryesorë të këtij konflikti të tillë. Janë malazezët, të afërt në fe, gjuhë e ndoshta me serbët, janë shqiptarët që banojnë atje dhe janë vetë serbët. Gjithshtu konflikti përveç ndeshjes së pastër mes Serbisë dhe popullsisë së atjeshme, do të jetë konflikt civil edhe mes vetë malazezve, të cilët jo të gjithë janë unikë për të përkrahur Gjukanoviçin. Ka plot nga ata që janë përkrahës të ish-Presidentit malazez, Bullatoviç, i cili tani është në nga figurat kryesore të Beogradit. Kjo tregon se lufta në Republikën e vogël mund të jetë shumë e koklavitur, kur tre etni përfshihen për të bërë në një territor tejet të vogël, një luftë të vërtetë ballkanike. Ndoshta këtë gjë ka parasysh komuniteti ndërkombëtar, i cili tenton ta zvarrisë sa më tepër konfliktin në këtë cep detar të Jugosllavisë. Por shanset janë të pakta. Dikur madje shumë shpejt, lufta atje do të nisë për të rishqyrtuar përsëri konfiguracionin e kësaj Republike, e cila nëse shkëputet e njëherë Serbinë fare të pavlerë në rajon. Ajo nuk ka ku të përplaset kokën për tu lidhur me botën, nëse Podgorica i ikën duart Serbia logjikisht më pas mbetet shteti më i prapëndë në Ballkan. Ndaj, kjo luftë ka arsye të jetë më e ashpra e të gjitha luftërave të bëra deri më sot në Jugosllavi. Shumë gjak, shumë masakër, shumë shkatërrime, shumë refugjatë. Qeveria shqiptare i bie për hisë të përligjet edhe një herë për të futur të shpërngulurdhe vënien në dispozicion të tokës së vet. Në funksion të aleatëve. Këta të fundit nuk kanë pse të mendojnë thjesht për ndërhyrje ajrore, përderisa kanë dërguar shumë trupa, tokën e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, tokën e kroatëve. Kësaj here duket tanku serb ka për të patur ballas një tank të NATO dhe sipër një avion të Aleatëve.

Dëshmitë Haxhia janë të vlefshme. Faqe 2.

Vlorë, atentat për prostitutat në mes të ditës

. faqe 11