18/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 dhjetor 1999

SHBA: Shqipëria në krye të Ballkanit

“Dëshira jonë është që të udhëhiqni Paktin e Stabilitetit” Ambasadori amerikan sjell projektin e fundit të administratës amerikane për Rajonin faqe 4

Fito ushtarin të dobësosh Mbretin!

Nga ALEKSANDËR ÇIPA Ekzekutivi vepron përmes marrëdhënieve politike. E tillë mund të

[Pjesa e sipërme e titullit e prerë] dobësosh Mbretin!

Ekzekutivi vepron përmes marrëdhënieve politike. [Pjesa e sipërme e titullit e prerë] E tillë mund të formulohet lëvizja e djeshme e kryeministrit Meta pas vizitës në selinë e demokratianëve, ku publikisht konfirmon përfshirjen e një aleati të vogël të partisë së madhe të opozitës në nismën për Komisionin Antikorrupsion. Është akti i parë i kryeministrit në atë që mund të quhet ndërmarrje politike e tij, për të thyer “ison” e refuzimit “en bloc” të opozitës në ftesën e njohur. Në pamje të parë ky akt të përshtypjen e një reminishence me kreaturën e dikurshme të ish presidentit Berisha të “Bashkimit për Demokraci”, anëtarët e vegjël të të cilit, kundërshtari i tij Nano i epiteto[i] si “laçoparti”. Por, e parë në kontekst të situatës së sotme, lëvizja e Metës për të fituar edhe një aleat përmes vetëshpalljes me një vendim individual nga Grupi i promovuar nga Berisha, rezulton si një lëvizje që s’gabon në rezultat. Pas kësaj, gjesti demokratian fiton kontekstin për t’u përfshirë sipas sentencës së shahizmit politik: “Fito ushtarët që të dobësosh Mbretin”. Dhe ç’është më e rëndësishme, kryeministri në këtë duel ende jo të drejtpërdrejtë me Berishën, luan edhe “zarin” e pjesës së aleatëve të tjerë brenda kampit të opozitës. Në këtë aleancë të padeklaruar zyrtarisht, duhet shtuar se grupi i të reformuarve, të cilët de facto mund të konsiderohen të përfshirë, pavarësisht nga hezitimi, për shkak të terrenmbujes së përditshme brenda selisë së partisë. Pra, në deklaratën e vet të kujdesshme se: “Ftesa jonë do të përsëritet mbetet ende e adresuar për përfshirjen e opozitës në Komisionin Antikorrupsion”, kryeministri hapas përcjell pohimin për ofensivën e vet politike përmes veprimit institucional. Në takimin e mbrëmshëm të Grupit Teknik të Antikorrupsionit (promovimin e të cilit Meta ia atribuon me kujdes “Grupit të Miqve të Shqipërisë”), ka bërë fakt të kryer fillimin e veprimtarisë ekzekutive të këtij Komisioni. (Heterogjeniteti i të cilit është kërkuar dhe plotësohet në mënyrë bindëse). Nëse prolog i këtij akti, Meta dhe mazhoranca mbështetëse, mesa duket kanë fituar terren përmes refuzimit të opozitës dhe veçanërisht nga problematika dhe hilariteti brenda saj. Ata kanë fituar kështu kohën përmes taktit të kryer, duke iu shmangur së paku deri tani lojës politike me figura të tipit “laçoparti”. Njëherësh me gjestet e fundit, Ekzekutivi socialist ka gjetur momentin të shkëputet nga ajo gjendje që mund të karakterizohet si “përmbytje” politike. E rëndësishme për me tejet është shtimi numerik i aleatëve politikë. politikë, duke bërë të mundur që vokacioni politik i Metës, në mënyrë të dukshme, të moshuhet. Megjithatë rikhimi në “përpëlitjen politike” mbetet lehtësisht i mundshëm, nëse ekzekutivi tejzgjat momentin e organizimit dhe të tjerëve të deklarime ftesash, pa dhënë së paku provën e parë ekzekutive për angazhimin real të Antikorrupsionit. Megjithatë lëvizja e djeshme e Metës ishte ekselente, pasi ka përgatitur terrenin për goditjen finale ndaj një pjese të klasës politike që është e korruptuar, ose e lidhur me të në mënyrë të padukshme me mafian ekonomike vendase apo të huaj. Dhe Meta, që e ka kundër e ka të rëndë dhe nuk e ka të rimarrësh vetveten. Tani, së paku, duhet vetveten. Tani, ai sapo ka hyrë në “ring”, por gjithsesi e kaloi fazën e “nxe[m]jes”. Opinioni publik, tashmë, pret viktimat e Antikorrupsionit, që duhet të “flakërojnë” në qelitë e ftohta të burgut të Tiranës.

E gjithë jeta në burg

Faqe 7 Katër të rinjtë e dënuar dje në Gjykatë. Dyprej tyre me burg të përjetshëm

Kontrabandistët e Shkodrës dhe cigaria e Malit të Zi

Dogana e Shkodrës është kthyer në një portë kontrabande për cigaret që vijnë nga Mali i Zi. Drejtori i drejtorisë rajonale Skender Dizdari, bashkë me përgjegjësin e doganës Shkodër, Saimir Lleshi, duke lejuar shkeljen e ligjit, kanë bërë që kupola e kontrabandës që zhvillohet mes dy shteteve, të mos i paguajë shtetit shqiptar miliarda lekë. Lejimi i kalimit të dhjetra kamionëve pa zhdoganuar në dëm të atyre që tregohen korrekt me shtetin ka çuar në asfiksimin e tregtarëve që respektojnë ligjin doganor. Burime policore nga Shkodra shpjegojnë për “KJ” se në këtë afër janë përzier edhe Fatbardh Neziri, shef i antikontrabandës, Ritvan Meçani, doganier, pasi me neglizhencën e tyre kanë shtuar ritmet e kontrabandës së cigareve nga shteti i vogël Mal i Zi. Ndërsa nga drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Republikës, mësohet se po hartohet një plan sekret kundër kontrabandistëve të kësaj zone, ku në operacion do të përfshihen edhe forcat speciale të Ministrisë së Rendit Publik. Ndodhia e kësaj pike doganore stonon me urdhrin e rreptë të lëshuar nga Petrit Ago, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, që “asnjë paketë të mos kalojë pa zhdoganuar”. Atëherë përse guxojnë në Shkodër apo kanë mbështetjen e ndonjë politikani dhe deputeti? Porta e Hanit të Hotit duhet hapur për tregti të lirë e të ligjshme, por jo për kontrabandistët e cigareve. R.N.