21/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 dhjetor 1999

Treshja Meta - Rakipi - Klosi fillojnë arrestimet

Fallsifikatorët e Drejtësisë nuk janë vetëm tre të arrestuarit e djeshëm faqe 7

Rruga për në NATO nuk kalon nga Kina

Nga FERDINAND XHAFERRI DEPUTET I PD-SË Të dielën u kthye nga vizita në Kinë, Presidenti i Republikës, Meidani. Nga intervista e dhënë televizionit shtetëror vështirë të kuptohej se përse zoti Meidani kishte ndërmarrë këtë vizitë në Kinë. Afro më pak se një muaj më parë fluturoi në drejtim të Republikës së Kinës, një delegacion i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes, Hajdaraga. Media e atakoi këtë vizitë në këndvështrimin e shpenzimeve ekonomike, apo edhe të dëshirave turistike të zyrtarëve të lartë. Shtypi dhe media elektronike e kontrolluar imët nga Berisha, zgjodhi si alternativë apo u urdhërua të heshtë. Fakti se në delegacion u përfshinë të gjithë komandantët e forcave do të thotë se nuk kishim të bënim me diskutime për misrin kubik kinez dhe gjithfarë problemesh të ngjashme me të, po për çështje të pastra ushtarake. Ajo që pasqyruam më lart ishte këmbana për vizitën që ndërmori në Kinë, një tabor i stërmadh i kryesuar nga Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Midis qeveritarëve të lartë që e shoqëronin spikaste jo rastësisht edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të asaj që, për marrëveshje fjale, e quajmë ushtri shqiptare. Vizitat ndërmerren në kohën kur ka marrë zgjidhje pjesa ushtarake e krizës kosovare. Falë ndërhyrjes së NATO-s, shqiptarët ishin jo vetëm përfitues e merituar të fitores, por edhe, deri diku, pjesë kontribuese në zgjidhjen e çështjes. Pikëpyetjet e ngritura për këtë vizita, ata që mbrojnë ose janë të detyruar të mbrojnë lëvizje të tilla, i përgjigjen vetëm duke përmendur ushtarakë dhe personalitete potente të vendeve me rol ndikues në politikën globale. Kjo logjikë nuk është vetvetiu e trishtueshme dhe e pabazë. Të ishte kaq nuk do të përbënte ndonjë shqetësim të madh. Kjo logjikë është diçka më shumë dhe për më shumë. Ajo përdoret për të fshehur sjellje ose detyrime që nisnin dekada më parë. (Vijon në faqe 5)

Të gjithë kërkojnë Çmimin

faqe 29 Mefarete Laze dje në Festival. Foto P.Ilo

Makina e Poçit ishte e vjedhur

Ministri i Rendit detyrohet të presë në Kapshticë Ka ndodhur krejt papritur. Duke hyrë në Greqi, ministri Poçi është ndaluar në doganë. Kompjuteri grek kishte nxjerrë një arsye krejt të paparashikuar: makina e Ministrit të Rendit ishte e vjedhur dhe nuk mund të hynte në territorin e fqinjëve. Poçi u bllokua dhe nga Athina u dërgua posaçërisht helikopteri për të udhëtuar ministri i Rendit, i ftuar zyrtarisht në Greqi. Kjo ishte ngjarja, që u ruajt për të mos u mësuar nga askush dhe nuk pati asnjë reagim zyrtar nga Shqipëria. Ndodhta edhe për faktin se në këtë moment nuk duhet të ndodhte asnjë incident me Greqinë, ndërsa drejtuesit më të lartë të ekzekutivit po e vizitojnë. faqe 12

ZOTËRINJ TË KONSULLATËS ITALIANE

Mbeten edhe 2 ditë për të ndrequr fyrjen që i bëtë 62 turistëve shqiptarë. Ironia juaj për të festuar në shkurt lindjen e Krishtit në kohën e lindjes së Budës dhe ardhjen e mileniumit në kohën e vitit të ri kinez, le të jetë ironia e fundit që një përfaqësues i një vendi si Italia i bën shqiptarëve. ATHS