Nano zbulon doganierët e ish-ministrit Lakrori
Dueti i suksesshëm Nano-Meta tërbon Servet Pëllumbin, Legisin, Sherifin, Majkon, Islamin dhe Ulqinin
Përplasje dje në mbledhjen e socialistëve. Pushtetarët të lënë funksionet e larta partiake. Namik Dokle jep shembullin i pari, duke u përgatitur për dhënien e dorëheqjes nga nënkryetar i parlamentit
faqe 3
Ambasadorët, matrapazët e diplomacisë shqiptare
Nga GAVROSH LEVONJA - Sfidat që duhet të përballojë Shqipëria në kuadër të Paktit të Stabilitetit, pa lënë pas dore objektivat tashmë shumëvjeçare që lidhen me integrimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike diktojnë politikës së jashtme shqiptare ndryshime rrënjësore me karakter cilësor. Fakti që deri tani Shqipëria ndodhet në vend të fundit në të gjitha listat me vendet kandidate që aspirojnë për t’u anëtarësuar në organizmat e mësipërme nuk mund të entuziazmojë. Nuk dihet sa e ndjejnë veten përgjegjës drejtuesit e dikasterit të politikës së jashtme të Shqipërisë lidhur me paradoksin që një shtet tetëvjeçar si Maqedonia është një klient më preferuar se Shqipëria për kanceleritë evropiane apo perëndimore në përgjithësi. Objektivat e parashikuara në programin qeveritar kërkojnë më shumë kujimtari, iniciativë dhe koherencë lidhur me zhvillimet në arenën ndërkombëtare sidomos në rajon. Nga ana tjetër, eksperienca e deritanishme, e cila nuk mund të konsiderohet suksesshme, imponon ndryshime të njerëzve që punojnë në strukturat e Ministrisë së Jashtme për t’i spastruar ato nga individë që janë inkuadruar për motive që nuk kanë lidhje me politikën e jashtme dhe diplomacinë. Kështu, p.sh. bëhen një paradoks që në Mal të Zi një lider partiak të shkelë për herë të parë diplomati. Por, vendi ku kryeministri Meta dhe ndihmësit e tij duhet të venë dorë urgjentisht janë përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme. Nëse hyn pak më me hollësi në studimit të njerëzve që ndodhen në krye ambasadave shqiptare sot pa u lodhur shumë do të zbulosh lidhje familjare, miqësore apo dhe ekonomike të tyre me funksionarë të lartë shtetërorë duke përfshirë dhe drejtues në Presidencë apo MPJ. Aktualisht, ambasadorët shqiptarë, përsa i përket punës në shtet, mund të thuhet se janë vetëm postierë të rëndomtë që marrin dhe dërgojnë mesazhe nga Shqipëria në institucionet e vendeve ku ndodhen dhe anasjelltas pa qenë në gjendje të ndërmarrin ndonjë iniciativë për të kontribuar në suksesin e politikës së jashtme shqiptare. Indiferenca e përfaqësive diplomatike shqiptare ndaj emigrantëve shqiptarë në vendet të huaj është njëra nga shembujt e shumtë të mungesës së përgjegjësisë nga ana e ambasadorëve tanë. Më pak përjashtime, ambasadorët shqiptarë dhe pjesa më e madhe e personelit të përfaqësive tona në botë, u janë përkushtuar biznesëve të tyre private si dhe spekulimeve ordinere për të nxjerrë fitime të paligjshme. Fakt është se me ndërrimin e qeverive, shumica e ambasadorëve shqiptarë shndërrohen në refugjatë të thjeshtë në ato vende ku pak më parë ishin nën autoritetin më të lartë të Shqipërisë. Në këto kushte, kryeministri Meta rrezikon të dështojë në arritjen e objektivave në politikën e jashtme nëse nuk ndërmerr urgjentisht një operacion spastrimi në shkallë të gjerë në përfaqësitë diplomatike shqiptare.
Motrat ikin nga fitorja
Faqe 29
Motrat Libohova dje para marrjes së çmimit Foto P.llo
Pesë të ndaluar për vrasjen e studentes Kozeta Hyseni
- faqe 7 -
Sot në TV KOHA
Humoristët Agron Llakaj dhe Filip Çakuli do të japin gjykimin e tyre për ngjarjet kryesore të vitit, shekullit dhe mijëvjeçarit. Kur përfundon mijëvjeçari dhe kur fillon i ri? Për këtë mund të përgjigjen vetëm LLAKAJ e ÇAKULI. Të vërtetën do ta mësoni sot në orën 20.30 në TV KOHA.
ZOTËRINJ TË KONSULLATËS ITALIANE
Mbetet edhe 1 ditë për të ndrequr fyerjen që i bëtë 62 turistëve shqiptarë. Ironia juaj për të festuar në shkurt lindjen e Krishtit në kohën e lindjes së Budës dhe ardhjen e mileniumit në kohën e vitit të ri kinez, le të jetë ironia e fundit që një përfaqësues i një vendi si Italia i bën shqiptarëve. ATHS
TELEBINGO 31 Dhjetor 1999
SUPER TELE-BINGO ME NGA 100 MILION · 20 TELE-BINGO ME NGA 10 MILION · 1 MAGIC-BINGO ME 5 MILION · 1 STAR-BINGO ME 1.5 MILION · 200 MINI-BINGO ME NGA 100 MIJË DHE PLOT SURPRIZA TË TJERA