25/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 dhjetor 1999

Katarsis!

Ndoshta këtë herë do të gjendet një fajtor. Ai mund ta ketë emrin Mago Lakrori, apo çdo lloj emri tjetër, e rëndësishme është çdo i emëruar apo i zgjedhur, që vepron si funksionar, të kuptojë se është jo më pak se një shërbëtor publik, ai që vepron sikur ka vetëm të drejta, është zgjedhur apo emëruar për të bërë shumë më tepër, për të mbajtur përgjegjësi. Pikërisht këtë pritët të verifikojë procesi i katar-sisit që nisi në PS, jo krejt rastësisht, pas aksionit të bujshëm me shkarkimin e doganierëve dhe pas korrupsionit të fshehtë të rikthimit të tyre në punë. Këtë herë është një deputet, që mund të kishte dalë me një deklaratë përgjegjësuese ose dorëheqje, nëse vërtet ndjen e përgjegjësi për atë që ka bërë. Kështu nuk do të jenë të gjithë shërbëtorët publikë që nuk u ndjejnë vetëm të pastër. Ideja e sëpatës mbi “drurët e shtrembër”, nuk duket se ka për qëllim të godasë si veprim hakmarrës, por si veprim paralajmërues, ose ndalues. Nëse sot ka qeveritarë që tallen me fatin e Shqipërisë vetëm për të përfituar para nga firma fantazëm, nëse ka shërbëtorë publikë që prishin një kontratë me shumë përfitim për vendin e tyre, vetëm se nuk gjejnë vetë përfitim, nëse ka doganierë që lejojnë maunet të kalojnë duke zbrazur të ardhmen e shqiptarëve për të ngrohur xhepin e tyre, atëherë duhet të veprohet. Dhe gjithçka fillon që me zbulimin e parë të një “guximtari” që shet të ardhmen e vendit të vet për një grusht me para. Do të ishte një realitet i bukur, nëse procesi i pastrimit, që nisi në PS, sado politik, të kishte një rezultat konkret, të nxirrte një përgjegjës, të tregojë se edhe institucionet dinë ta mbrojnë shtetin, pavarësisht nga mungesa e madhe e imunitetin, pavarësisht nga mungesa e madhe e imunitetit ndaj korrupsionit. Nëse nuk do të jetë një “demonstrim pastërtie” për efekt të fushatës së zgjedhjeve lokale, katarsisi në PS do të ngjallë shumë shpresë. Ata që e shohin korrupsionin në punë, në shtet dhe në rrugë e që ikin diku nga Shqipëria, ose kopjojnë formën e gatshme, ndoshta nuk do të reagojnë më kështu dhe morali do të ndryshojë, deri në fillimin e ndërtimit të së mirës.

Një nga aleatët strategjikë të Shqipërisë

Vëllait të Adem Jasharit nuk i jepet nënshtetësia shqiptare

Ka disa javë që në sitarët e Presidencës shqiptare ka mbërritur një kërkesë e vëllait të heroit të Kosovës, Adem Jasharit, që t’i jepet nënshtetësia shqiptare, ndërkohë që këtë nënshtetësi e kanë përfituar edhe jo shqiptarë, si arabë, italianë, etj. Sipas ligjit shqiptar, pranimin e kërkesës, pra dhënien ose mosdhënien e saj e ka vetëm Presidenti i Republikës. Natyrisht që para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë, porse në rastin në fjalë urgjenca e lëvizjes së vëllait të heroit të Kosovës, familja e të cilit u shkrumbua nga serbët gjatë luftës së Kosovës, e bën, ndodhta, dhënien e saj po në rrethana emergjente, pasi Rifat Jashari ka nevojë që të shkojë për kurim jashtë shtetit. Ai nuk ka pranuar që të lëvizë me pasaportë jugosllave. “Edhe sikur ta di që mund të vdes, nëse nuk kurohëm, me pasaportë jugosllave nuk shkoj në Gjermani. Unë due të kem pasaportën e mëmëdheut, ndryshe do të rri të pres në Kosovë”-tha mbrëmë për “KJ”, njeriu që i rezistoi serbëve dhe që familja e tij u masakrua nga ushtarët serbë. E mira e do që administrata e Presidencës t’ia paraqesë urgjent Presidentit për firmë një kërkesë të tillë, ndonëse, dikush nga Presidenca është munduar të kërkojë rrugës për dhënien e nënshtetësisë. Ky është një rast që s’ka nevojë për verifikim. Rifat Jashari e ka fituar nënshtetësinë e shtetit të Shqipërisë që kur ka lindur si shqiptar si dhe kur përballoi vuajtjet shpirtërore që e solli shfarosja e krejt fisit të tij nga serbët. Tashmë Presidenti Medani duhet të firmosë vetëm formalisht dhe të mos e vonojë dhënien e nënshtetësisë.

Koha Jonë uron: Gëzuar festën e Krishtlindjeve