30/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 dhjetor 1999

Granata e polices Mimoza Kuca dhe banda e Kukësit

Oficerë të tillë i duhen ministrisë së Rendit Publik Operacion spektakolar i policëve të Kukësit, i drejtuar nga një femër oficere policie. Ajo me granatë me siguresë të hequr dhe pistoletë në dorë ndjek kriminelët, derisa i arreston faqe 10

Shekulli-dëshmitar i shtetit shqiptar

Nga ENTON ABILEKAJ I rëndësishëm mbetet rezultati. Për gjithçka ka ndodhur e që po ndodh, për gjithçka që është diskutuar e vazhdon të diskutohet, i rëndësishëm është rezultati i ftohtë. Vazhdon ende të diskutohet nëse mbyllet këtë Shekulli XX, apo duhet edhe viti 2000 që të plotesohet cikli. Një pjesë e sh-kencëtarëve krejt të ftohtë ndaj ndjesisë festive, që tani është bërë popullore, për përfundimin e Mijëvjeçarit e të Shekullit vazhdojnë të lajmërojnë se është herët të ndahemi. Por duket se konvencionet shpirtërore dhe instinkti e ka shtyrë shumicën e Botës t’i thotë lamtumirë Shekullit dhe mijëvjeçarit. E sigurtë nga të gjitha këto është se Shteti shqiptar nuk e ka mbushur një Shekull dhe nuk do ta mbushë edhe për një vit. Përkundrazi ky Shekull mund të quhet dëshmitar i krijimit të Shtetit të parë shqiptar, mund të quhet dëshmitar i luftave shqiptare, të parë shqiptar, mund të quhet dëshmitar i luftave shqiptare, mund të quhet dëshmitar i diktaturave, por edhe dëshmitar i demokracisë së parë shqiptare. Mund të quhet edhe autor i të gjitha këtyre, por i rëndësishëm është rezultati: Shqipëria hyri pa shtet, si një copë e lakmueshme toke me banorë shqipfolës, si një atdhe luftëtarësh me flamurin e grisur të Skënderbeut që ndahej me lapsa e me gomë nëpër harta letrre, por e përfundon Shekullin si një Shtet që tashmë i ka provuar të gjitha. Si një shtet që, pas shumë përpjekjeve, i ka ruajtur 28 mijë metra katrorët dhe po krijon hapësira për shqiptarët e tjerë që jetojnë në toka të tjera. Shqipëria po e përfundon Shekullin si i vetmi shtet i Evropës Juglindore për të cilin kufijtë kanë vetëm rëndësi konvencionale, megjithëse janë ende të brishtë në këtë rajon, po i lamtumirën megjithëse janë ende të brishtë në këtë rajon, po i lamtumirën Shekullit duke fituar gjithmonë e më shumë vëmendjen e miqve, pavarësisht nga klasa politike. Gjithkund në Botë po bëhet bilanci. Dikush e quan Shekull të luftave, dikush e quan Shekull që rrëzoi përfundimisht Komunizmin etj. Por mbi të gjitha duhet që ky Shekull të quhet kohëlindja e Komunikimit. Shqipja e televizionit, kompjuterit e celularit kanë qenë shpikjet më të rëndësishme që kanë sjellë e zhvillimet politike. Pa Komunikimin e satelitëve, sulmet e NATO-s mbi Kosovë nuk do të ishin aq precize, pa televizionin Klinton nuk do t’i bindte amerikanët që Kosova duhet të shpëtonte nga dhuna, pasi ata nuk do ta dinin as ku ishte kjo copë tokë. Pa komunikimin kombëtar nuk do të rrëzhej kurrë dhe kufijtë do të theksoheshin çdo ditë e më shumë. Dhe përderisa pjesa më e madhe e komunikimit është Media, një pjesë e merituar i takon këtij pushteti të madh. Mbi të gjitha, Shekulli që vuajti dy Luftat e mëdha, përfundoi paqen për Shekullin XXI.