ShIK fillon kërkimin e parave të doganierëve
Lista gati për tre javë. Të korruptuarit në burg
Urdhri i Kryeministrit do të zbatohet nga Poçi dhe Klosi. Edhe familjarët në hetim
faqe 19
Bumerangu i boomit
Dje kryeministri Majko paralajmëroi se Shqipëria pas disa muajsh do të përjetojë një “boom” të vërtetë ekonomik.
Pavarësisht nga ndjenjat e gëzimit dhe optimizmit që të krijon në mënyrë të natyrshme një paralajmërim i tillë, sidomos kur del nga goja e kreut të qeverisë, përballë realitetit në vend i cili nuk është rozë, ky “boom” më tepër të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një përcartje të Kryeministrit tonë të ri. Fakt është se lajmi i gëzueshëm që Majko u dha shqiptarëve nuk ishte i shoqëruar me ndonjë argument apo fakt konkret. Në një farë mënyre, me premtimin e djeshëm Majko na çoi në Vlorën e dy viteve më parë kur paraardhësi i tij, Nano u premtoi vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëve kthimin e parave të humbura në piramidat financiare. Mbi të gjitha, fakti i përmendur prej tij, në përpjekje për ta bërë bindëse idenë e “boom-it”, “që shoqëritë shqiptare vetëm gjatë vitit 1998 kanë kryer investime që arrijnë vlerën 1 miliard dollarë”, gjithnjë duke u mbështetur në realitetin e hidhur shqiptar, dukeqë po aq paradoksal sa dhe lajmi “boom-it” ekonomik. Në këto kushte, kushdo do të mendonte se iluzione të tilla mund të jenë pasojë e karakterit optimist të tij, mosnjohjes në shkallën e duhur të situatës ekonomike në vend, ose thjesht një naivitet i tij përderisa u beson lehtësisht shifrave dhe të dhënave të servirura nga ndonjë ministër si Ylli Bufi e të tjerë. Nuk dihet cili mund të ketë qenë ndikimi i ekspertëve për faktin se stafi i tij në këtë rast, Majko, këtë lajm “bombë” ua dha shqiptarëve ndërsa merrte pjesë në përurimin e një centrali telefonik. Vetë prania e Majkos, Metës dhe ndonjë zyrtari tjetër, në një ceremoni të tillë të kujton traditën e trashëguar nga Hoxha për “t’i pritur kongreset me sukses e të reja”. Pra, si pjesëmarrja në ceremoninë në fjalë ashtu dhe deklarimi për “boom-in” ekonomik që pret Shqipërinë dhe shqiptarët janë pjesë e fushatës propagandistike parakongresuale. Në të njëjtin stil, po dje, zëvendësi i Majkos, Meta, merrte angazhimin para një zyrtari të Këshillit të Evropës se “Shqipëria do të ishte një partner serioz i Paktit të Stabilitetit”. Mirëpo, duke qenë se shqiptarët, të djegur jo pak herë nga premtimet e politikanëve, duke filluar që nga “lufta e floririt” e Hoxhës, duhet të kenë mësuar t’u besojnë veprave më shumë se fjalëve. Rrjedhimisht, në mungesë të shenjave që paralajmërojnë ardhjen e “boom-it” ekonomik tek Majko, janë të gjitha gjasat që premtimi si ky të kthehen në bumerang.
Davids, me droge në fushë
P. Faqe 25
Për mullarìn vret vëllanë
Skrapar, sherri nis nga gratë, masakër në familje
Grindja kishte nisur mes 35 vjeçares Lulieta Kushova dhe kunatit të saj Astrit Kushova. Lulieta nxitoi i tregonte burrit të saj, Luan Kushova, i cili mori sopatën për të qëlluar vëllanë. Sapo doli nga dera u pendua për armën që mori me vete, pasi i vëllai e kishte marrë në seriozisht, duke hedhur në krahë kallashnikovin. Dhe nuk ka ngurruar ta zbrazë mbi trupat e familjarëve të tij, megjithëse më pas është penduar për atë që ka bërë. Por ishte shumë vonë, pasi gjithçka shkoi në variantin më të keq.
faqe 10