11/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 shtator 1999

Zbulohet baza e prostitutave

Në pranga një menaxher dhe një vajzë nga Rumania Ndodheshi[n?] shumë vajza, por kishin ikur para se të shkonte policia faqe 7

Rendi, ministri Poçi i vetmuar

Që rendi është “thembra e Akilit” e shtetit shqiptar, u vërtetua edhe një herë nëpërmjet fillimit të aktivitetit të neoambasadorit amerikan në Shqipëri, Joseph Limprecht. Pas formaliteteve zyrtare si ato të paraqitjes së kredencialeve presidentit të Republikës, takimin e parë, zoti Limprecht e zhvilloi me ministrin e Rendit, Poçi. Përmbajtja e këtij takimi ku u fol për “banda të armatosura”, “kontrabandë”, “trafikë të ndryshëm”, tregojnë së Shtetet e Bashkuara janë sa të mirëinformuara, aq dhe të shqetësuara për realitetin shqiptar. Tashmë, pas kësaj nuk mund të ketë më asnjë dyshim rreth motiveve të vërteta të mosardhjes në Tiranë të zyrtarëve të ndryshëm amerikanë, duke filluar që nga presidenti Klinton për të përfunduar deri tek vizita e fundit e anulluar e Riçard Hollbrukut. E vërteta është se dhe partnerë të tjerë të Tiranës nuk i kanë kursyer asnjëherë vërejtjet e tyre për gjendjen e rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Nga ana tjetër, zgjedhja nga ana e ambasadorit amerikan e Ministrisë së Rendit si stacion të parë të itinerarit të tij në kuadër të eksplorimit të realitetit shqiptar është dhe një kambanë alarmi për qeverinë e kryesuar nga zoti Majko që të angazhohet edhe më shumë në drejtim të përmirësimit të rendit. Dihet që në përshkrype dhe inflamacioni i fjalëve të mira e vlerësimeve pozitive duke përmendur dhe “punë të shkëlqyera”, që përmbante mesazhi i Uashingtonit i transmetuar nëpërmjet ambasadorit të tij në Tiranë, në adresë të ministrit Poçi. Në këtë aspekt, duket se Limprecht plotëson ato që tha paraardhësi i tij Frowick, gjithnjë në adresë të Poçit. Fakti që Uashingtoni nuk i drejtohet qeverisë por vetëm kreut të rendit të bën të mendosh se në SHBA është krijuar bindja se pjesa tjetër e qeverisë dhe strukturat të tjera të shtetit nuk po e mbështesin sa duhet përpjekjet e Poçit për të rikthyer rendin në nivelet e normalitetit për të mos thënë se dhe i nxjerrin pengesa artificiale, sigurisht për të realizuar punët e tyre të mbrapshta. Lidhur me këtë nuk mund të jenë harruar deklarimet alarmiqësore nga radhët e koalicionit kundër emërimit të tij duke e vlerësuar deri dhe si një “produkt të Paktit për Rendin” të propozuar dikur nga Berisha. Në këtë drejtim, mbështetja e hapur për ministrin Poçi është edhe një paralajmërim për ta lënë atë jashtë lojrave politike që kurdisen nga klane të ndryshme në PS dhe gjetkë. Por, sinjalet nga Uashingtoni në drejtim të ministrit të Rendit dhe punës së tij mund të jenë një rast i mirë që opozita duke futur format e mbështetjes dhe bashkëpunimin me këtë ministër që duket se është jashtë klaneve, të fitojë edhe më tepër terren ndaj kundërshtarëve të saj në pushtet.

Vendi i Shqipërisë në BE, i prenotuar nga ne

Faqe 3 Vendi i Shqipërisë në BE, i prenotuar nga ne

Qeveria nuk i bën paratë në plehra

Rrezikohet mbytja e Tiranës nga papastërtitë Nëse Majko nuk firmos lëvrimin e fondit, firmat italiane dhe austriake që pastrojnë Tiranën do të largohen dhe ajo pas pastërtisë që ka mbetur do të zëvendësohet nga plehrat e lëna në mes të rrugës që mund të sjellin epidemi. Alarm i Bashkisë është dhënë dje, shumë pak ditë para mbarimit të kontratës së heqjes së plehrave. Që tani ka filluar hezitimi i dy firmave për ta vazhduar heqjen e koshave me makinë apo fshirjen e rrugëve. faqe 22

Nënë Tereza dhe Kadare, të parët në “Njerëzit e Shekullit”

Anketa vazhdon faqe 23