Poçi: Jap dorëheqjen po nuk veproi Meidani
“Presidenti të shkarkojë gjykatësit që liruan fajtorët”
Ministri i Rendit revoltohet nga vendimi i gjykatësve për lirimin e kriminelëve
faqe 5
Policia, shumë punë për asgjë
Revolta e ministrit të Rendit, Poçi, e shprehur dje me terma konkrete nëpërmjet një proteste që arriti në kufijtë e kërcënimit në adresë të kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Meidani, për t’i “mbledhur rripat” drejtësisë shqiptare, përfaqëson një hap që ndoshta duhej hedhur më parë.
Mesazhi i protestës që ministri, Poçi, i ka nisur dje zotit Meidani, në një farë mënyre shënon një përshkallëzim të revoltave të drejta të policëve të thjeshtë kundër njerëzve të drejtësisë që kulmuan me “pushtimin” simbolik të godinës së Gjykatës së Shkodrës jo shumë kohë më parë. Madje, mund të thuhet se veprimi i djeshëm spektakolar i tij, është pasojë e shqetësimit të ligjshëm të vartësve të tij që nëpërmjet fakteve konkrete e kanë bindur atë të hedhë një hap të tillë. Lirimet e kriminelëve duke filluar nga ata ordinerë për të shkuar deri tek protagonistët e krimit të organizuar, prej disa vitesh janë bërë një fenomen i rëndomtë. Rrjedhimisht sakrificat e njerëzve të policisë, gjatë operacioneve të suksesshme por dhe të vështira që kanë çuar në prangosjen e kriminelëve, në fund të fundit kanë rezultuar të kota si pasojë e manovrimeve me nene dhe paragrafë të Kodit Penal, nga ana e përfaqësuesve të drejtësisë të nisur nga motive të dyshimta. Tani së fundi, forcat e rendit, ndonëse u mbetet shumë për të bërë, i kanë dhënë krimit disa goditje vendimtare duke vrarë dhe prangosur kriminelë të njohur që deri tani kishin sfiduar shtetin në mënyrën më fyese. Duke pasur parasysh këtë, hapi i djeshëm i ministrit të Rendit, duket si një përpjekje për t’i shpëtuar eksperiencës së mëparshme, ku gjykatësit, sipas të gjitha gjasave do t’u hiqnin prangat “të fortëve”. Nga ana tjetër, me këtë, Poçi vë në një pozitë të vështirë presidentin Meidani, në rolin e kreut të drejtësisë. Në këtë mënyrë, ky ose do të “lëvizë”, në përpjekje për t’i dhënë fund fenomenit të lirimit të kriminelëve, ndryshe dyshimet e shprehura në akuzat opozitës për lidhje të klanëve të ndryshme në pushtet me krimin, bëhen të besueshme. E vërteta është se prania në pushtet e individëve të caktuar që nuk janë të interesuar për vendosjen e rendit nuk vihet më në diskutim. Në këtë moment, qëndrimi ndaj ministrit të Rendit, ose më saktë angazhimi për ta përkrahur në punën e tij të vështirë, mund të konsiderohet si një gur prove përsa i përket lidhjeve të politikanëve me krimin. Mesazhet e ngrohta të Uashingtonit, të transmetuara dje ministrit të Rendit nga ambasadori i ri amerikan, në të njëjtën kohë janë dhe mesazh për pjesën tjetër të politikës shqiptare. Kush nga politikanët, në pozitë apo opozitë, në forma të ndryshme, mundohet t’i vërë Poçit dhe njerëzve të rendit shkopinj nën rrota, vetëm se vendos mbi vete hijen e dyshimit si mbrojtës dhe favorizues i krimit.
Stalone, dy vjet pa punë
Faqe 24
Stalone, dy vjet pa punë
Pakti, shumë projekte, pak ide
Hyrja në BE nuk duhet të ketë përjashtime
Europa nuk duhet të bëjë dallime për marrëveshjet me vendet e Ballkanit.
Përkundrazi, vetë BE duhet të jetë i interesuar për integrimin e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore. Ky është opinioni që mbështesin forumet joqeveritare të gadishullit për Paktin e Stabilitetit, por nuk është bërë ende tezë e qeverisë shqiptare. Në këtë situatë po shkon Shqipëria drejt tryezës së Barit. Ministri Milo tregon projektet, por përfaqësuesi i ISB, Genc Ruli shpreh më njëjtin shqetësim me Sorosin. Që Ballkani të quhet Evropë (juglindore) duhet patjetër të shuhen konfliktet dhe që ato të shuhen duhet të njiësohet kontrata me BE.
faqe 12-13
Njëvjetori i Azemit, gatishmëri numër 1 - Berisha: “I di vlasësit, por nuk i tregoj”
Sot dita e protestës së PD-së në Sheshin “Skënderbej”
- faqe 16-17