Majko dëmtOn shteIn në favor të vjehrrit
Kryeministri favorizon firmën piramidale dhe debitore për shkak të interesave familjare. Miliarda lekë humbje nga firma e Kryeministrit. faqe 5
Kryeministri favorizon firmën piramidale dhe debitore për shkak të interesave familjare
Majko dëmtOn shteIn në favor të vjehrrit
Miliarda lekë humbje nga firma e Kryeministrit
faqe 5
Tani të kapen bandat e PD-së
Duke folur dje, me rastin e shpalljes së kandidaturës për kryetar të PS-së, kryeministri Majko, nuk kishte si të mos prekte temën e eliminimit të bandave në zona të ndryshme të vendit.
Me të vërtetë, gjatë këtyre javëve të fundit, forcat e policisë janë treguar tepër efikase në luftën kundër krimit. Me arrestimin apo dhe asgjësimin e disa prej “kapove”, të cilët prej mëse dy vjetësh kanë bërë ligjin në zonat ku vepronin, tek qytetarët u ringjall shpresa për rikthimin e shtetit. Kështu, me një listë suksesesh të njerëzve të policisë në xhep, dje, Kryeministri u dha shqiptarëve lajmin e gëzueshëm për fundin e bandave dhe “cubave që dhunojnë ligjin në Shqipëri”. Mirëpo, ata që kanë ndjekur kronikat e krimeve gjatë viteve të fundit, nuk mund të entuziazmohen lehtë duke u mjaftuar vetëm me fjalët e Kryeministrit. Pavarësisht nga goditja e protagonistëve të tillë si Zani, Kulla, Kakami, Kateshi e ndonjë tjetër, nuk dihet të jetë dhënë ndonjë informacion për asgjësimin ose paralizimin e një numri bandash apo grupesh që jo mëllë i janë kundërvënë shtetit duke e poshtëruar në shkallën më të ulët. Vështirë se mund të bëhet deklarata e djeshme e Majkos, kur nuk ka pasur asnjë lajm për nënshtrim të kaçakëve të Lazaratit, që nuk është çudi të bllokojnë si në të kaluarën aksin rrugor që vjen nga Kakavija. Në të njëjtën mënyrë, nuk dihet të jetë shtënë në dorë ndonjë nga pjesëmarrësit në dhunimet dhe shkatërrimet herë pas here të institucioneve shtetërore, duke përfshirë komisariatin e policisë në Shkodër. Pa u goditur akoma janë dhe bandat e Mamurrasit që në ndonjë rast kanë kthyer mbrapa me turp dhe ndonjë kortezh zyrtar të nisur drejt Veriut, pa përmendur ndonjë nga krerët e 14 shtatorit. Duke përdorur terma të tillë si “krim blu” dhe “krim rozë”, Majko, dje i kushtoi një vend të rëndësishëm realitetit të lidhjeve të krimit me politikën. Por, pikërisht, lidhja e politikës me krimin, e përmendur nga Kryeministri, tashmë dhe kandidatë për kryetar partie, bën që aksionet e fundit të policisë të shikohen dhe nga një këndvështrim tjetër. “Kapobandat” apo dhe “minjtë” e vegjël të rënë në rrjetat e policisë pas këtyre aksioneve janë kryesisht disa emra të përfolur për lidhje me Fatos Nanon dhe politikanë të tjerë të cilët nuk janë të lidhur me Majkon e rrethin e tij. Po ashtu, nuk ka të dhëna për goditje të bandave të akuzuara dhe nga vetë Majko si të lidhura me PD-në dhe Berishën. Pra, axhenda me emrat e bandave dhe kapove të tyre të goditura nga Poci dhe njerëzit e tij ngjallin dyshime përsa i përket motiveve politike që i kanë nxitur. Aq më tepër, po të kihet parasysh fakti që vetëm tre javë na ndajnë nga kongresi i socialistëve, ku beteja Nano-Majko ka filluar prej kohësh. Nga ana tjetër, duke qëndruar tek binomi krim-politikë, gjithëçka do të ishte më e besueshme sikur goditjet të ishin drejtuar nga të gjitha drejtimet duke përfshirë dhe ato në gjirin e strukturave të rendit, ku grupe të caktuara pas eliminimit të bandave të mëdha mund të kenë futur nën kontroll trafiqe e paligjshme për të cilat Majko nuk tha asnjë fjalë. Madje, trafiqe të tilla janë lidhja më konsistente kur flitet për lidhje të politikës me krimin.
Mitingu i Nehatit, kryetari i Komunës flamurtar
Qindra vetë kërkojnë lirimin e gjeneralit të zonës
Ka qenë vërtet e pamendueshme ajo që ndodhi dje në Kinostudio. Qindra vetë kërkuan lirimin e menjëhershëm të akuzuarit për dhjetëra krime, duke e konsideruar shpëtimin e halleve të tyre.
Por mbi të gjitha bëri përshtypje që drejtimin e mitingut e bënte kryetari i Komunës së Dajtit, komunë që përmbledh pesë fshatra. Përfaqësuesi i Shtetit e konsideroi Nehat Kullën si shpëtimtarin e zonës, si njeriun që ruajti sigurinë e banorëve në trazirat e vitit 1997 dhe që ruante sigurinë deri në momentin që u kap. Për këto arsye, kryetari i Komunës së Dajtit, përfaqësuesi i shtetit në atë zonë doli kundër shtetit, në mbrojtje të një krimineli.