18/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 shtator 1999

Pandeli Majko si Blerim Çela

Dosja e plotë e nxjerr fajtor kryeministrin Kryeministri fundoset në Dosjen e tij. Argumentat qeveritare vetëakuzojnë. faqe 12-13

Majko: Shteti im do të mbështetet tek gjyqësia

Diplomatikus Shumëkush që dëgjoi fjalimin e kryeministrit Majko me rastin e promovimit si kandidat për

Mësueset tek gjykata

Diplomatikus Shumëkush që dëgjoi fjalimin e kryeministrit Majko me rastin e promovimit si kandidat për kryetar i Partisë Socialiste, nuk mund të mos i tërhiqte vëmendjen toni i egër dhe kërcënues i këtij fjalimi. e promovimit si kandidat për kryetar i Partisë Socialiste, nuk mund të mos i tërhiqte vëmendjen toni i egër dhe kërcënues i këtij fjalimi. Por ajo që ra më shumë në sy është se Majko kërkoi rikthimin e gijotinës në politikën shqiptare. Sipas Majkos, ai këtë gijotinë do ta përdorë kundër kundërshtarëve të tij në Partinë socialiste dhe më vonë kundër të gjithë kundërshtarëve të tij politikë. Njëkohësisht ai do të përdorë këtë gijotinë dhe kundër asaj që e konsideroi “krim verbal”, pra kundër shtypit dhe mediave që flasin dhe do të flasin kundër tij. As Enver Hoxha, as Sali Berisha, as Ahmet Zogu të njohur për metodat e tyre totalitariste apo autoritariste, në asnjë fjalim të tyre nuk kanë përdorur kurrë këtë fjalë makabre që priste koka njerëzish në kohën e revolucionit francez të 1789. Socialistët shqiptarë duhet të mendohen mirë në pragun e kongresit të tyre, para se të votojnë. Do t’japin votën alternativës që mbështetet në “gijotinë”, apo alternativës që mbështetet në shtetin ligjor të së drejtës. Poçi dhe Meta të njohur si përkrahës të tij, duhet të mendohen thellë. Do bëhen pjesëmarrës në krijimin e gijotinës e cila nesër mund të mos kursejë as kokat e tyre, apo do të distancohen. Por jo vetëm socialistët. Fjalimi i Majkos është një këmbanë alarmi dhe për kundërshtarët e tij politikë, për opozitën shqiptare. Ata opozitarë që sot mendojnë me mendjelehtësi se me Majkon do ta kenë më lehtë, gabohen rëndë. “Gijotina” e Majkos, pasi të mbarojë punë me rivalët e tij brenda Partisë Socialiste, do fillojë të veprojë edhe kundër opozitës. Ai që sot, fillojë të veprojë edhe kundër opozitës. Ai që sot, pa pasur pushtetin e duhur, guxon të rikthejë zyrtarisht në politikën shqiptare makabre “gijotinë”, nesër kur të marrë dhe frenat e Partisë, do ta bëjë atë realitet. Dhe atëherë, përballë metodave të Majkos, metodat e përdorura nga Berisha, Enver Hoxha apo Ahmet Zogu, do të duken demokratike. Është koha për të reflektuar, nga të gjithë, jo për të nënvlerësuar. Majko e ka seriozisht. Ai e shpalli alternativën e tij. Ai do të ndërtojë një shtet të mbështetur tek gijotina e revolucionit francez që preu me mijëra koka kundërshtarësh politikë.

SHBA bekon fusha[t]ën e dytë kundër krimit

SHBA bekon fushatën e dytë kundër krimit Ambasadori amerikan Limpreht dje me kuadrot e policisë shqiptare foto R. TASHO Ambasadori amerikan Limpreht dje me kuadrot e policisë shqiptare. foto R. TASHO

Presidenti i Partizanit jep dorëheqjen

Një ditë para kampionatit ndodh çudia Albert Xhani, Presidenti i ri i Partizanit, u tërhoq nga klubi për të shmangur konfliktin që mund të sillte pasoja të rënda. Me një deklaratë në orët e vona të mbrëmjes bërë në Radio Koha, ai u tërhoq i zhgënjyer nga korrupsioni që kishte përfshirë klubin e menaxhuar nga italianët. Kështu sot do të hyjë në fushën e Qemal Stafës vetëm një ekip me emrin Partizani, vetëm një trajner dhe vetëm një flamur në duart e tifozëve të çorientuar deri sot. Por nuk mbyllet këtu. Gjykata për klubin e madh të futbollit shqiptar vazhdon dhe ndoshta do të vijë dita që të zgjidhet çështja e madhe.

Fundoset anija shqiptare, rrezikohen 48 vetë

— faqe 9

Tërhiqet Meta!

Nga Teodor Keko faqe 3