Tërhiqem për të ndihmuar qeverisjen që të mos krijoj të çara e rivalitete të dëmshme
Rikthimi i Nanos do të thotë rikthim problemesh
Tërhiqem për të ndihmuar qeverisjen që të mos krijoj të çara e rivalitete të dëmshme
Meta: Majko kryetar Dokle figura e dytë
Rikthimi i Nanos do të thotë rikthim problemesh
faqe 3
Majko, frikë për të vënë gishtin
Gavrosh Levonja
Pak ditë më parë, kur Majko duke folur për goditjen përfundimtare që shteti po u jep bandave nuk mun-
Të vënë gishtin
Pak ditë më parë, kur Majko duke folur për goditjen përfundimtare që shteti po u jep bandave nuk mungoi të vinte në dukje edhe “celularët e Tiranës që i drejtojnë ato”.
jep bandave nuk mungoi të vinte në dukje edhe “celularët e Tiranës që i drejtojnë ato”. Sigurisht, duke dëgjuar që vetë kryeministri pranon publikisht një fenomen të përfolur me kohë nga gjithë opinioni i brendshëm, shtetasit e tij, për një moment, janë ndjerë të gëzuar me shpresën se krahas bandave po i vjen fundi dhe mafies politike, shkaktarës së fatkeqësive të tyre. Kështu, më së fundi politika shqiptare do të pastrohej nga ajo pjesë e saj e lidhur me krimin duke i hequr Shqipërisë një njollë për shkak të së cilës po i mbajnë mëri dhe miqtë. Por, e keqja është se kryeministri nuk ka shkuar më tej. Ai nuk ka përmendur qoftë edhe një emër të vetëm, të paktën për t’i bërë më të besueshme ato që tha. Në rrethana të tilla, duke mos i shoqëruar thëniet dhe premtimet e tij me emra politikanësh në xhepat e të cilëve ndodhen celularë që e lidhin me krimin, mund të thuhet se Majko nuk ka sjellë ndonjë gjë të re. Aq shumë është folur për politikanë që kanë lidhje me krimin sa tani, këtë e dinë dhe gurët e lumit. Gjithsesi, nëse kryeministri do të vazhdojë të flasë për fenomenin në fjalë vetëm në terma të përgjithshëm, kjo nuk ka si të mos dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme pozitën e tij po të kihet parasysh kongresi i socialistëve që do të zhvillohet rreth tri javë më vonë.
Nga njëra anë, prononcimi i tij për “celularët e Tiranës” do të trajtohej si hallkë tjetër e serialit të deklaratave të papërgjegjshme që bën herë pas here. Por, më shumë mundësia që kjo të kuptohej si një kërçëmin ndaj atyre që mund t’i bëhen pengesë në realizimin e planeve të tij. Megjithatë, ngurimi i Majkos për të bërë publik identitetin e “celularëve” të famshëm, të cilët nga Tirana drejtojnë kontrabandën dhe trafiqet e ndryshëm, do të krijojë përshtypjen se kryeministrit i mungon guximi të vërë gishtin mbi individë të caktuar duke qenë vetë i implikuar në ndonjë aferë të dyshimtë, të kundraligjshme, me të cilën kundërshtarët e do t’i bëjnë shantazh. Misteri që mbulon motivet e konfliktit të tij me kreun e SHIK-ut, për më tepër dëshira patologjike për ta pasur këtë institucion nën kontroll qoftë dhe duke shkelur ligjet do të bënte të besueshme çdo insinuatë në drejtim të tij. Pozitën e kryeministrit e komprometon më tej edhe mungesa e gatishmërisë për t’u përgjigjur pozitivisht thirrjeve për një front të përbashkët “antikorrupsion” të hedhura tani së fundi nga opozita.
Sandokani i telefonave: celularë për të gjithë
Faqe 12
Presidenti i New World Telecom, drejtori i Albtelekom dhe ambasadori i SHBA në konferencë shtypi
foto L. FILOPATI
Presidenti i New World Telecom, drejtori i Albtelekom dhe ambasadori i SHBA në konferencë shtypi — foto L. FILOPATI
2100 gra janë penduar për martesën
Burrat arrogantë shkaktojnë modën e divorceve
Nga fëmijët që braktisen deri tek procedura e ftohtë e gjykatës, ka shumë dhimbje.
Pas gjithë kësaj procedure, gjithçka shndërrohet në statistikë të thjeshtë. Vetëm në dy vjet janë bërë 3039 divorce, 70 për qind e të cilave të kërkuara nga gratë. E gjithë Shqipëria është përfshirë nga praktika e padëshirueshme. Por është e çuditshme që burrat që e respektojnë më shumë familjen dhe janë më shumë besnikë ndaj grave janë pjesë e dy ekstremeve të shoqërisë, analfabetët dhe intelektualët. Pjesë mes këtyre shtresave është edhe më e prekur nga sëmundja e urrejtjes bashkëshortore. Statistikat pesimiste, kanë vetëm një anë pozitive nga viti 1998 deri në 1999 është përgjysmuar numri i divorceve.
faqe 8