21/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 shtator 1999

Bosët e Amerikës, darkë me Meidanin

Soros mbledh miliarderët për të njohur terrenin e investimeve në Shqipëri. Ollbrajt dhe Klinton pritësit e parë të Presidentit. faqe 5 Soros mbledh miliarderët për të njohur terrenin e investimeve në Shqipëri Bosët e Amerikës, darkë me Meidanin Ollbrajt dhe Klinton pritësit e parë të Presidentit faqe 5

Fillon fitorja e PD-së mbi Berishën

Konferenca e Durrësit ka qenë shpresa e madhe e ardhjes së PD-së në pushtet. “Nuk mund të drejtohemi më nga ish komunistët”. Kjo deklaratë e Xhaferrit, aleat i ngushtë të Pollos, duket se ka zgjuar mirëkuptimin në PD. Dhe ish komunisti i madh, Berisha ka humbur dësh- dëshpërimisht, ndërsa Durrësi ka treguar se mbetet paraojë e demokracisë, ashtu si në vitet e para të pluralizmit. Të njëjtën gjë pritet të tregojnë edhe konferencat e tjera të qyteteve të mëdha, për të shembur përfundimisht ngrehinën e vjetër të komunizmit, Sali Berishën. Pollo po shkon i sigurtë drejt fitores në PD, si e vetmja alternativë që e sjell këtë parti në pushtet. Shumë pak parashikime kishin dalë në favor të kandidatit të ri për kryetar, por pas konferencës së Durrësit, bastet po shtohen në favor të Pollos. Ajo që ndodhi në Durrës tregon se në PD vazhdojnë të veprojnë demokratët e hershëm, idealistët e fillimit të viteve ’90, të cilët nuk dëshironin pushtimin e partisë, por zhvillimin e saj, dëshironin një Parti Demokratike që të qeveriste sa më gjatë për të realizuar integrimin e Shqipërisë drejt demokracive perëndimore. Durrësi i ringjalli shpresat e tyre dhe këtë pritet ta konfirmojë edhe Jalli i bukur, dhe më pas edhe të gjitha qytetet e mëdha, të cilat e kanë sjellë demokracinë mes vështirësive që në lindjen e saj dhe po e mbajnë fort edhe sot. Të gjithë presin me padurim, pas zhgënjimit të pushteteve të vjetra, që të trokëllojë politika e re dhe të marrin frymë si evropianë. Të gjithë e kanë mendjen te bukuria që po sjellin zhvillimet në PD pas madhështisë që tregoi Durrësi. Të gjithë presin një të ardhme të vërtetë, pa kompromiset e Berishës me të majtën. Të gjithë presin të vihet në vend Drejtësia, për shpërbleu Berisha me miliona, për demokracinë që e shpërbleu Berisha me bandën e vet. Me mendjen tek PD-ja, kërroj Berisha me bandën e vet. Me mendjen tek PD-ja, demokratët e hershëm, presin që të mos fitojnë figurat mediokre që po afron Berisha, por figurat intelektuale dhe të reja që po afron Pollo. Pas Durrësit, kuptohet që Berisha do fillojë të përdorë të gjitha mënyrat e manipulimit për të shmangur fitoren e demokracisë në qytetet e tjera, diktatori i PD-së do të fillojë fushatën e egër për të shmangur ardhjen e partisë në pushtet, sepse vetëm në opozitë ai mund të jetë kryetar i PD-së. Pikërisht ky është momenti kur demokratët e hershëm dhe idealistët duhet të angazhohen me të gjitha mënyrat për të mos lejuar Berishën të tallet me militantët dhe t’i mashtrojë ata edhe këtë herë. Është momenti më kyç në PD. Pas 9 ditësh do të fillojë o ardhmja drejt pushtetit.

Fillon shkolla, lule dhe paketa në duart e fëmijëve

. faqe 21

AMC në Gjermani, Shqipëria në BE

Në prag të vizitës së Shrëderit duhet projekti Ardhja e Kancelarit gjerman në Shqipëri duhet që ta gjejë qeverinë shqiptare me projekte konkrete që të shkëputet nga fjalët e mira. Dhe duket se stafi i madh që Shrëder do të marrë me vete do të ketë si objektiv, pikërisht hyrjen ekonomike të Gjermanisë në Shqipëri. Hapi i parë duket se do të përqendrohet në blerjen e celularëve shqiptarë (AMC) nga Telekomi German. Kjo do të sillte një vërshim ekonomik të biznesit gjerman në Shqipëri, por edhe një hap drejt Bashkimit Evropian me mbështetjen gjermane. Këtë ide mbështet ambasadori shqiptar në Gjermani, Bashkim Zeneli. faqe 7

Majko të jetë i hapur me Prokurorinë

Dje në Prokurorinë e Përgjithshme, Pandeli Majko, ende kryeministër i Shqipërisë, ka depozituar padinë për artikullin e “Koha Jonë”, ku ai akuzohej se ka abuzuar me pushtetin në favor të vjehrrit të tij. Dje në Prokurorinë e Përgjithshme, Pandeli Majko, ende kryeministër i Shqipërisë, ka depozituar padinë për artikullin e “Koha Jonë”, ku ai akuzohej se ka abuzuar me pushtetin në favor të vjehrrit të tij, Shoshi. Redaksia e gazetës është e hapur me drejtësinë, nëse çështja penale fillon, që t’i vërë asaj dy dosje të plota me fakte dhe dokumenta që vërtetojnë akuzën tonë publike, por konstatojmë se kryeministri Majko do të bënte mirë që jo vetëm të kërkonte falje publike, por dhe të ishte më i kujdesshëm me shtypin dhe të mos imitonte Berishën e viteve 1992-1997. Saktësojmë se, po të kishim gabuar gazeta do të kishte kuruar qytetare t’i kërkonte falje publike dhe të ndëshkohej ligjërisht, por fatkeqësisht, dosja është tepër e madhe kundër një kryeministri kaq të vogël, sa ç’është i riu Majko. Nëse kryeministri kërkon të jetë i hapur le të publikojë shkre­sat e Kontrollit të Lartë të Shtetit ose le të deklarojë se firma private për të cilën gazeta e ka akuzuar ka avokat vjehrrin e tij. Ne, natyrisht, e kemi kritikuar kryeministrin, pasi dëshirojmë që të jetë më i drejtë dhe më i mirë për t’u qeverisur të gjithëve në mënyrë të barabartë. Megjithatë “Koha Jonë” ka qenë kritike edhe me Meksin, edhe me Nanon, por edhe tani me Majkon. Ne jemi opozencë e çdo pushteti, qoftë i PD-së apo i PS-së. Me mirë në gjyqe, se sa servilë të pushtetit. Redaksia e “Koha Jonë”