Projekti “Majko 2”: Çeka në vend të Metës
Kryeministri fillon qeverinë e premtimeve për të fituar vota në Kongres
Rikthehet Servet Pëllumbi, largohet Bufi e Angjeli
faqe 3
Pse mbetemi të varfër
Gavrosh Levonja
Kur flitet për mungesën e investimeve në Shqipëri, si shkak kryesor i më së shumti mungesës së rendit dhe
Të vallit
si shkak kryesor i mëshohet mungesës së rendit dhe korrupsionit galopant të zyrtarëve të niveleve të ndryshme të administratës shtetërore shqiptare. Por, e vërteta është se edhe po të normalizohet rendi, edhe po të minimizohet korrupsioni në hallkat e pushtetit, do të ishte gabim të ushqeheshin iluzione se do të asisto nim në një vërshim investimesh. Edhe përsa i përket aspektit ekonomik, të huajt do të ndesheshin me një varg problemesh të paparashikuara si pasojë e mosfunksionimit normal të ligjeve dhe ligjësive në bazë të të cilave operojnë ekonomitë në vendet kapitaliste. Duke folur për shkaqet që çuan në trazirat e fillimvitit 1997, kryeministri italian, Romano Prodi konstatoi se “Shqipëria dëshi të ndërtonte një kapitalizëm pa rregulla”. Dhe megjithëse kanë kaluar gati tre vjet nga prononcimi në fjalë i Prodit, gjërat në Shqipëri nuk kanë ndryshuar. Konkretisht, kur bëhet fjalë për ndërtim dhe funksionim të strukturave ekonomike në Shqipëri, të bie në sy fiktiviteti dhe formalizmi. Shpesh gjërat bëhen jo duke u nisur nga domosdoshmëria e tyre po vetëm për të tënë se “e kemi edhe ne këtë apo atë”. Ndërtimi i bursës në një kohë që në Shqipëri as nuk bëhet fjalë për aksionet si element bazë më të cilët merren bursat është një nga shembujt e shumtë në këtë drejtim. Kështu, në mungesë të aksioneve, Bursës së Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të ndjekë uljen apo ngritjen e vlerave të letrave me vlerë (letra me vlerë të bonove të thesarit). Mirëpo, mungesa e një burse reale është dhe një faktor më shumë që ndikon në vlerësimin fiktiv të pasurive dhe të objekteve që do të privatizohen, apo do të nxirreshin në ankand. Mirëpo një investitor apo dhe operator ekonomik në përgjithësi, i mësuar të luajë me rregulla të sakta nuk mund të pritet që të hedhë ndonjë hap “në tym” në kaosin shqiptar, sidoqoftë të jenë ofertat që mund t’i bëhen nga pala shqiptare. Madje, ka mundësi që përpjekjet për të ndjellë të huajt me oferta të këtij lloji, duke mos marrë parasysh ligjet ekonomike, t’i largojë më shumë të huajt. Kështu, një i huaj, duke parë veten të favorizuar përballë biznesmenëve vendas nga vetë ligjet shqiptare, vetëm të joshur do të mendonte se në këtë vend të bukur e njëkohësisht të qeshur do të mund të ndodhnin edhe më të çuditshmet, nëse autoriteteve shqiptare t’u mbushej mendja për të flirtuar me një partner të huaj.
Kapet bos i trafikut në Veri
Shkodër aksion i madh i policisë
Një tjetër rrjet trafikantësh është shkatërruar dje në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit Publik thuhet se, një trafikant shumë i kërkuar është vënë dje në pranga pas një operacioni të posaçëm policor në qytetin e Shkodrës. Ai akuzohet si një nga personat më të kërkuar të zonës pasi ka patur në dorë pothuajse pjesën më të madhe të trafikut të lidhur në linjën Itali-Shqipëri-Mali i Zi. Goditja që i është dhënë personit në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimesh, është në vazhdën e goditjeve që policia lokale po i jep trafikantëve të Shkodrës në këto ditët e fundit. Me arrestimin e tij synohet që të dalin edhe emra të tjerë trafikantësh të lidhur me të, për të shkatërruar edhe fijet e imta të këtij rrjeti.