25/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 shtator 1999

Fabrikat e krimit në Vlorë dhe Dibër

Mbledhësit e taksave, bashkëpunëtorë me mafian Zbulohet industria e trafqeve të njerëzve. Skafet dhe pjet, rrjeti në pranga faqe 8-9

“Elefantët” ndeshen në Durrës

Me afrimin e ditës së kongresit të socialistëve në kohën që po përvijohen raportet e forcave në kampet e pretendentëve për postin e kryetarit të partisë, priten dhe surprizat

në Durrës

Me afrimin e ditës së kongresit të socialistëve në kohën që po përvijohen raportet e forcave në kampet e pretendentëve për postin e kryetarit të partisë, priten dhe surprizat më të mëdha. surprizat më të mëdha. Kjo, sepse gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen konferencat e degëve të PS-së në qytetet më të rëndësishme si Durrësi, Tirana e ndonjë qytet si Vlora, që duke qenë një bastion i socialistëve mund të shërbejë dhe si një lloj barometri për frymën që do të ketë PS pas 9 tetorit. Duke pasur parasysh peshën e qyteteve të mësipërm në gjirin e elektoratit socialist, krerët e PS-së, kuptohet, në radhë të parë, pretendentët për kryetar, janë vënë në rolin e deleguarve. Konkretisht, sot, ndërsa Majko udhëton drejt Vlorës, aleati i tij, i deklaruar pak ditë më parë, Meta do të ndeshet me Nanon në qytetin e Durrësit. Por, pikërisht, për këtë arsye, konferenca e Durrësit do të tregojë se cili do të jetë fati i Majkos, Nanos dhe i PS-së në përgjithësi. Dje, në Kavajë, është zhvilluar një duel i ashpër ndërmjet ish-kryetarit Nano dhe Musa Ulqinit. Duke pasur parasysh një gjë të tillë, shumekush mund të mendojë se skenari i Kavajës do të përsëritet edhe në Durrës. Në fakt, Nano ashtu si dhe herë të tjera duke parë tek të metat e qeverisjes së Majkos, një nga armet e tij kryesore për të gjunjëzuar dishepullin e tij të dikurshëm, nuk ka asnjë dyshim që do të vazhdojë dhe sot duke stigmatizuar gabimet e kundërshtarit të tij dhe të qeverisë që ky drejton. Por, dihet që Nano i ka lënë të hapura të gjitha dyert për një kompromis dhe njëri nga partnerët më të mundshëm për një kompromis “in extremis” është pikërisht, zëvendëskryeministri Ilir Meta, i deklaruar pak kohë më parë si aleat i Majkos. Duke u nisur nga kjo, ish-lideri socialist ka gjasa të tregojë hetat e imatur në sulmet e tij kundër qeverisë duke u munduar të shmangë një kryqëzim armësh me Metën, tek i cili sheh aleatin e mundshëm falë mbështetjes së të cilit do të rikthehej në krye të partisë. Gjithashtu dhe vetë Meta, i njohur për kthesa në momente kyçe, nuk do të kishte interes të prishte të gjitha urat me Nanon. Madje, falë mungesës së ambicieve të Nanos për t’u bërë kryeministër, Meta pas një aleance me të, ka shumë gjasa ta shohë linjën, shohë veten në krye të një qeverie me një mbështetje të fuqishme nga partia. Pra, pas asaj që do të ndodhë sot në Durrës nuk do të ketë më nevojë për hamendësime. Nëse dueli Nano-Meta do të jetë i ashpër, kjo do të thotë se aleanca “Majko-Meta” do të jetë e ashpër, kjo do të thotë se aleanca “Majko-Meta” është konsoliduar përfundimisht dhe Nano duhet të përgatitet për një betejë të fortë më 9 tetor. Por, nëse tentoret e replikave të sotme midis dy elefantëve të PS do të jenë të moderuara, ka shumë gjasa për arritjen e një kompromisi Nano-Meta, i cili do të shpallet në kongres, ndoshta dhe procedurave të votimit. Dhe pas kësaj Majko do ta shohë veten jashtë loje, Durrësi vendos përfundimisht aleancat e kongresit të PS-së.

Eva Alikaj, rikthimi i madh

Fqaqe 27 Eva Alikaj në rolin e Zhuljetës me Margarita Xhepan

Ikën Havari, vjen Koseni

Ndryshim në policinë e Tiranës. Pritet firma e Majkos Ndryshimi i kërkuar prej kohësh nga Ministri i Rendit në policinë e Tiranës, duket se po merr jetë. Edhe firma e kryeministrit nuk do të vonojë të shoqërojë vendimin e Poçit, për të sjellë në kryeqytet të famshmin e Elbasanit, Edmond Kosenin, njeriun e fortë që kapi kapobandat kryesore të vendit. Ndërsa Havari do të shkëputet nga policia për t’u rikthyer në Ministrinë e Drejtësisë. Ardhja e Kosenit në Tiranë nuk dihet nëse do të sjellë metodat që komisari ka përdorur me sukses në Elbasan. Por është e kuptueshme që Ministri i Rendit e sjell atë si dorë të fortë. faqe 7

Amerika e vendosur për fitoren e Pollos

faqe 2