Qeveria urdhëron policinë të hyjë në Kongresin e PS. Aksion i bujshëm i forcave speciale
Ish kryetari: Dhuna e të miove më e keqe se e Berishës
Qeveria urdhëron policinë të hyjë në Kongresin e PS. Aksion i bujshëm i forcave speciale
Arrestohen në befasi shoqëruesit e Nanos
Ish kryetari: Dhuna e të miove më e keqe se e Berishës
faqe 5
Berisha, shërbim tjetër për PS
Gurushi Levonja Me përjashtimin e djeshëm të Vejsiut në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, lideri demokrat Berisha komprometoi gjithë fusha-t e përpjekjeve të tij gati njëvjeçare për t’u rehabilituar si një faktor konstruktiv në politikën shqiptare. Në fakt, me hedhjen e disa hapave si duke rikthyer partinë në parlament, duke i shtrirë ekipit të tanishëm qeveritar dorën e bashkëpunimit dhe sidomos me hapësirat dhe frymëmarrjen që u krijua në PD tani së fundi, në kuadër të përgatitjeve për kuvendin e nesërm të saj, po kristalizohej përshtypja se Berisha duke nxjerrë mësime nga ngjarjet tragjike të viteve të fundit, ishte kthyer në një politikan pragmatist. Një ndryshim i tillë nuk kishte kaluar pa ndikim dhe te disa qarqe politike ndërkombëtare që po e shihnin Berishën me një sy tjetër. Normalisht, përballë reagimeve të tillë pozitive, lideri demokrat i interesonte të vazhdonte të tregojë i përmbajtur. Se pari, parë pragmatisht, Berishën nuk do ta rrezikonte një votë kundër e Vjesiut apo dhe e ndonjë tjetri sa që të vendoste për silurimin e tij. Së dyti, gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar zërat që hapat e hedhura nga Berisha i vlerësonin si me “karakter demagogjik” për të arritur tek proverbi “ujku vetëm qimen ndërron”. Konkretisht, pas kësaj askush nuk do të vërë në dyshim që pas sulmeve të disa mediave të afërta me PD-në kundër Pollos, që qëndronin me qëndrimet e Berishës, ka qenë vetë ky i fundit. Gjithashtu deklaratat e rivalit të tij Pollo në garën për postin e kryetarit të partisë se “është kërcënuar deri dhe familjarisht pas shpalljes së kandidaturës” pas rrufe kundër Vjesiut dhe Demit duken plotësisht të besueshme. Nga ana tjetër, kundërshtarët e Berishës, mësuar të shpeshtë të përfaqësisë të huaja, gjatë këtij lëvizjes të fundit, tashmë do të kenë një argument të fortë për t’i bindur ata se “Berisha është i pakorrigjueshëm” dhe se prej tij duhet hequr dorë përfundimisht. Veç këtyre, mund të thuhet se nuk është gjetur momenti i duhur për të bërë goditje në radhë e PD-së. Duke pasur parasysh normalitetin e zhvillimeve në kampin e PD-së përballë manipulimeve që po karakterizojnë zgjedhjen e delegatëve për në kongresin e PS-së, me ngutjen për të goditur Vjesiun, Demin e ndonjë tjetër, Berisha pa dashje i bën një shërbim të çmuar kundërshtarëve të tij socialistë. Në vend që Berisha dhe PD të merreshin me stigmatizimin e manipulimeve dhe rrënjëve në PS, e tërhiqen vëmendjen nga prezenca që paraqet rikthimi i Berishës. Reagimi i socialistëve pas zgjedhjeve të djeshme ka qenë më të drejtë mjaft optimist. Ata janë siguruar se do të rrinë në pushtet, sa kohë që Berisha të drejtojë PD-në.
Ndëshkimi i Allahut për djalin e kuq
foto REUTERS
Oliver Bierhoff duke gëzuar pasi shënoi golin e barazimit kundër Herta Berlin
Dridhje në PD, rikthehen kohët e dhunës
Këshilli Kombëtar detyron diktatorin të nxjerrë dhëmbët
“Ti je kriminel”, ishin këto fjalët e dala nga një duet televiziv i njeriut që i shërbeu aq shumë Partisë Demokratike. Përfundimisht i zhgënjyer dhe i zemëruar nga mosmirënjohja për kontributin që dha që nga themelimi i PD-së, Ylli Vjesiu, një nga besnikët e së djathtës, u largua si gjithë themeluesit e tjerë. Ndërsa Pollo nga ana tjetër rrëfeu se e kërcënuan kur shpalli kandidaturën.
Edhe ai, ashtu si të tjerët u përzu nga dhuna e Berishës, nga fantazma e Enverit në PD, nga çmenduria e imagjinatës komuniste për agjentura dhe nga urrejtja komuniste për demokracinë. Kështu PD iu kthye dje rrugës drejt gremisjes, rrugës drejt fundit të shpresave, rrugës drejt izolimit të përjetshëm.
fage 3