05/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 tetor 1999

Kryesia përjashton delegatët e Nanos

Manipulime me mandatet në Konferencën e sotme Acarohet fushata në PS. Shfaqet hija e manipulimeve në Konferencën e Tiranës faqe 3

Diplomacia amerikane me “kohë të keqe”

DIPLOMATIKUS Ishte planifikuar të vinte në Shqipëri zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes. Ministri Hajdaraga, kameramanët dhe televizioni publik, prisnin në Rinas. Papritur vjen haberi: I dërguari i Klintonit nuk do vijë se në Shkup ka “mjegull”. Para disa kohësh kur kabineti Majko priste Hollbrukun, edhe atëherë po nga Shkupi erdhi haberi: “Nuk vjen se në Shkup bie ‘shi’”, pavarësisht se ky “shi” nuk e pengoi avionin e tij të nisej drejt Sarajevës. Në mënyrë të çuditshme edhe Kryeministri Majko në Amerikë, në një nga pyetjet e bëra u përgjigj: “Po pres të pushojë shi”. Po vërehet një element i ri në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Amerikanët me kabinetin Majko, kanë filluar të lozin diplomacinë e “kohës së keqe me mjegull apo shi”. Paradoksi bëhet dhe më i madh, sepse koha në Shkup “u bë me mjegull” (meteorologët thanë se ditën e diel në Shkup paska qenë kohë e shkëlqyer), tre ditë pasi Majko u kthye nga Amerika dhe foli për “suksesin” e madh të vizitës së tij dhe të kabinetit të tij gjatë një viti, duke numëruar 199 delegacione që kanë vizituar Shqipërinë!! Delegacionin e 200-të e pengoi “mjegulla”. Por çfarë fshihet pas diplomacisë amerikane me “kohë të keqe”? Ka një vit që pushtetarët shqiptarë, i takojnë drejtuesit më të lartë të Amerikës, në Shkup, në Sarajevë, në Washington, por jo në Tiranë! Si mund ta përkthejmë në gjuhën shqipe diplomacinë amerikane të “kohës me shi apo me mjegull”? Domethënia mund të jetë kjo: “Ju zoti Majko, zoti Meidani apo zoti Milo, mund të vini të takoheni me ne, kur ne të jemi në ndonjë mbledhje ndërkombëtare si për shembull në Sarajevë dhe atje mund t’ju japim dorën. Puna juaj se për propagandë ju keni dë të interpretoni si sukses tuajin. Ju mund të vini të takoheni me ne në ndonjë kryeqytet të Ballkanit, si vini të takoheni me ne në ndonjë kryeqytet të Ballkanit, si për shembull në Shkup, kur t’ju thërrasim ne. Por ne nuk mund të vimë në Shqipëri se ‘bie shi në Tiranë’.” Po çfarë i mbetet Majkos dhe Milos pas kësaj? U mbetet të pohojnë se diplomacia e kohës “me mjegull apo shi”, tregon dësh­timin e vizitës në Amerikë. U mbetet të pohojnë se pragmatizmi amerikan kërkon partnerë seriozë në Shqipëri dhe jo tollumbace propagandistike se “ne jemi partnerët kryesorë të Amerikës në Ballkan” siç deklaroi kryeministri shqiptar pas kthimit nga Amerika. Vetëm atëherë të deklarojë se Amerika do të braktisë diplomacinë e “kohës së keqe” dhe do vizitojë Tiranën edhe po të ketë borë dhe stuhi. Urojmë që zoti Majko dhe zoti Milo ta kenë kuptuar më në fund këtë mesazh.

Fal Nobelin për zemrën shqiptare

faqe 3 Ferid Murati, nobelisti që shpiku viagra përshëndetet me presidentin Meidani. Foto L.F.

Nano do të vizitojë Washingtonin

Ish-lideri socialist Fatos Nano, pas kongresit të PS-së, më datë 29 tetor do të vizitojë Washingtonin. Ai do të shoqërohet nga deputeti Malaj. Lëvizjet proamerikane të Nanos kanë nxjerrë jashtë lojë përpjekjet e një pjese të kundërshtarëve, të cilët e kanë sulmuar Nanon në këtë pikë. Mësohet se Nano do të qëndrojë tre ditë në kryeqytetin amerikan. I pyetur mbrëmë nga “KJ” për vizitën në Amerikë, Nano u shpreh: “Amerikanët janë miqtë më të mirë të Shqipërisë. Kosova ishte shembulli më i qartë për këtë”.

Dokle-njeriu që sfidon Nanon dhe Majkon

Dueli mes Nanos dhe Majkos ka hyrë në fazën përfundimtare, ndonëse në avancë është ish-lideri socialist. Megjithatë nga burime brenda PS-së, pjesa që nuk është as me Majkon, por as me Nanon po mundohet që të bindë nënkryetarin e parlamentit z. Namik Dokle që të kandidojë në kongres, ndonëse ky i fundit ende nuk ka dhënë përgjigje të prerë. Nga shumica asnjëherë mendonet se kandidimi i Dokles, i cili njihet si antiNano dhe që ka një moral të pastër në politikë, mund të rrezikojë menjëherë kryeministrin Majko, por edhe Nanon. Dokle, i cili vitin e kaluar u propozua nga Presidenti Meidani për kryeministër në vend të Makos, njihet për qëndrimet e tij të prera dhe kundër korrupsionit të qeverisë Nano dhe Majko. Megjithatë, nëse Dokle kandidon të dielën, të dy kandidatët e derisotëm mund të rrezikohen, çka mund të sjellë një qeveri të re, por pa Majkon dhe pa Nanon kryetar të PS-së. Burime brenda PS-së thonë se kandidimi i Brokajt, por edhe i Dokles, sjell automatikisht largimin e Majkos nga skena, por rrezikon përfundimisht edhe të ardhmen e ish-liderit socialist. Mendohet se në raundin e parë as Nano, por as Dokle nuk mund të jetë i fituar, megjithëse nuk dihet ende se për cilin do të luajë Ilir Meta, zyra e kryeministrit aktual ose kryeministri i nesërm. Mësohet se Nano është shprehur se “me Metën apo me Doklen kryeministër une bashkëpunoj, por me Majkon në asnjë mënyrë”.