06/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 tetor 1999

Qeveria rrëmben Tiranën, humbje e vogël e Nanos

Rezultatet deri në mesnatë tregojnë një diferencë të lehtë pro Majkos faqe 2-3

Nano, humbja që quhet fitore

Nga mënyra si u zhvillua dje konferenca e socialistëve të Tiranës, u pa se, pavarësisht nga fakti që Majko dhe mbështetësit e tij kanë arritur të sigurojnë një numër më të madh mandatesh për mbështetësit e tyre për në kongres, ish-lideri i PS, Fatos Nano ka fituar terren në mënyrë të ndjeshme. Le të kujtojmë faktin se gjithmonë Tirana ka qenë “bastioni antiNano”, më i fuqishëm në vend. Konkretisht, Nano, ka dalë gjithmonë i humbur në përplasjet e zhvilluara në këtë degë dhe kanë qenë eksponentët e saj ata që i janë kundërvënë atij vazhdimisht. Madje dhe faktori “burg” që e ktheu liderin e mëparshëm socialist në një simbol për partinë e tij, mund të thuhet se ka pasur ndikime minimale në radhët e socialistëve tiranas. Fakt është se gjithmonë udhëheqja e degës e PS-së në kryeqytet, është dominuar nga kundërshtarët e tij duke filluar nga Ulqini për të ardhur tani së fundi tek Poçi. Mirëpo, raportet e djeshme tregojnë se Nano tashmë ndjehet në pozita më të forta në Tiranë. Një rritje e tillë e Nanos në të vërtetë është në vazhdën e shtimit të simpative të tij pothuajse në të gjitha rrethet e vendit. Kjo është jo vetëm fryt i një fushate të menaxhuar me kujdes por ajo që e ka kthyer Fatos Nanon përsëri në rolin e një figure qendrore në partinë e tij janë të metat e qeverisjes së tanishme, qeverisje e karakterizuar vetëm nga slogane që zakonisht nuk arrijnë të marrin trajta konkrete. Por, veç kësaj, Nano, falë intuitës dhe eksperiencës së tij si politikan ka hedhur në fushën e betejës ide të reja, konkrete që synojnë modernizimin e partisë në radhë të parë duke këmbëngulur në vendosjen e rregullave strikte në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me funksionimin e partisë. Përpjekjet për të manipuluar herë pas here që kulmuan dje me zbarkimin në sallën e konferencës e personave të armatosur, janë pikërisht pasojë e mungesës së këtyre rregullave të domosdoshme për një parti të vërtetë. Nga ana tjetër, mobilizimi maksimal i pushtetarëve socialistë për këtë konferencë, vënia në dispozicion edhe e strukturave në varësi të tyre për të mbështetur Nanon me çdo kusht është një tjetër tregues përsa i përket frikës lidhur me ndonjë surprizë të pakëndshme që mund të shkaktonte dje lideri i dikurshëm. Kjo bëri që gjatë konferencës të kalonte në heshtje dhe pafajësia e Nanos në të ashtuquajturin “skandal të ndriçuesve”, që është një nga lajtmotivet e protestave anti-qeveritare të socialistëve për vite me radhë. Në vazhdën e kësaj, nuk është çudi që në rast rreziku, kundërshtarët e Nanos në pushtet, t’i rezervojnë këtij një trajtim pak a shumë të ngjashëm me atë që i bëri Berisha gjatë një mëngjesi me atë që i bëri Berisha gjatë një mëngjesi të ftohtë, për ta nxjerrë jashtë loje.

Klosi: Procesi kundër meje procesion i kryeministrit

Foto Klosi, kryetar i SHIK dje në Gjykatën Kushtetuese në gjyqin me qeverinë Foto P.llo Janë shkelur të drejtat ndërkombëtare Kurdët hedhin në gjyq Shqipërinë Tani jemi në mes të dy zjarreve. Nga Perëndimi vijnë akuza për trafikim kurd, ndërsa nga Lindja vjen ftesa për gjyq e kurdëve-emigrantë, të cilët pretendojnë se nuk janë lejuar të vijnë në Shqipëri edhe pse kanë pasur dokumenta të rregullta. Avokatët e kurdëve të kthyer kanë paralajmëruar shtetin shqiptar se do ta hedhin në gjyq ndërkombëtar për moselejimin e lëvizjes së lirë të njerëzve. Deri këtu askush nuk e kishte menduar, ndërsa të gjithë denonconin hyrjen e kurdëve nga Lindja në Rinas për të shkuar drejt Perëndimit. Ftesa për gjyq e ardhur nga njerëzit pa atdhe, ka gjatur në befasi edhe emigrantët shqiptarë që kanë atdhe dhe nuk mbrohen kur u grisen dokumentat dhe kthehen mbrapsht. faqe 7 Foto Klosi, kryetar i SHIK dje në Gjykatën Kushtetuese në gjyqin me qeverinë. Foto P.llo