13/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 tetor 1999

Ministrat ja dredhin kryeministrit Majko

Qeveria futet në krizë. Këshilli i Ministrave nuk funksionon Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga, i Financave Angjeli, i Punës Rrapi dhe i Jashtëm Milo, nuk ia varin shefit të tyre faqe 4

Vetëm vdekja e demagogjisë mund të ngjallë shpresën

Jemi të lodhur, të zhgënjyer, të rraskapitur. Këtë, besoj, nuk e mohon dot njeri në Shqipëri; qoftë lider, qoftë ruajtës derrash. Jemi ende në mes të tunelit,

[titulli i prerë] mund të ngjallë shqiptarët

Jemi të lodhur, të zhgënjyer, të rraskapitur. Këtë, besoj, nuk e mohon dot njeri në Shqipëri; qoftë lider, qoftë ruajtës derrash. Jemi ende në mes të tunelit. derrash. Jemi ende në mes të tunelit. Ça thonë: në fund të tunelit ka dritë dhe atë dritë mund ta ndezë “partia jonë”, ça thonë: kemi hyrë në qorrsokak… Partitë dhe kryetarët, zëdhënësit dhe bodiguardët, ministrat dhe kandidat ministrat, ishët dhe kurrkushët e bërë dikush, na sulmojnë ditë e natë nëpërmjet shtypit, konferencave të përditshme të shtypit, të vëre e vërreve të shumta dmth. duke na bombarduar me atë që në të folmen “anglosaksone” quhet: demagogji, kurse shqip quhet: gënjeshtër, se: 1. Vetëm ata mund të na shpëtojnë e të na bëjnë të lumtur. 2. Këta na thonë se kundërshtarët e tyre po na marrin në qafë nga që janë hajdutë, kriminelë, kontrabandistë, amoralë etj. 3. Një palë është nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tyre, të shitur, tradhtarë, armiq gjenetikë me gjysh e stërgjysh… 4. Një palë e do Europa e SHBA e kundërshtarëve s’do ua dëgjojë emrin. Pra ata janë pronarë të së sotmes e të së ardhmes. 5. Ça janë ish-komunistët e ca antikomunistë. 6. Ça janë të rinj- pra, të pamolepsur, - e ca të vjetër, të vjetëruar, dmth. të deformuar nga diktatura. Të parët duhet ta mbajnë kokën lart, të dytët të hiqen mënjanë… Ndryshe do t’u nxjerrim bojën! 7. Dikush ka imunitet të pakufizuar, veç celularit, makinës me targë jeshiile, me bodigard e servilë pa fund, duke shfidan organet e drejtësisë, - ca shesin ligjin, hanë e s’kanë garanci as për jetën, ku mund cigare, banane e s’kanë garanci as për jetën, ku mund të vriten edhe duke pjekur misra në trotuar, ca mund të vrasin sa të duan e të shpallen të lirë e të pafajshëm! 8. Ça bëjnë karrierë, pra para e pasuri, duke sharrë e duke shërbyer pranë një të forti, ça përtypin e gëlltisin sharjet e shpifjet si të vërteta safi… Të parët s’kanë asnjë zanat e s’kanë asnjë të shënuar në lëvizjen e punës, veç: ministër, kryeministër, të dytët janë ish-profesorë e ish mjeshtra që u ka shkuar jeta djerë lumit. Ai që quhet popull duhet të votojë e vetëm kaq. (Vijon në faqe 17)

Gjykatësit, hajdutët e pensioneve

Lideri socialist Nano i pritur dje përzemërsisht nga kryeredaktori i “Zëri i Popullit” Erion Braçe Foto L.Filopati Pensionistët fallso, Sigurimet Shoqërore akuzojnë Gjykatësit, hajdutët e pensioneve Mijëra vendime kanë marrë gjykatat në të gjithë Shqipërinë për të ndryshuar moshat e njerëzve, të cilët pa punuar kanë përfituar pensione fallso. Kjo akuzë e Sigurimeve Shoqërore, e bazuar në fakte të pamohueshme pritet të ngjallë një skandal të paparë në sistemin e Drejtësisë. Për të përfituar para vetë, gjykatësit kanë dhënë vendime krejtësisht absurde, që i kanë rrëmbyer Sigurimeve Shoqërore miliona lekë që mund të përdoreshin për rritjen e të ardhurave për pensionistët e vërtetë, që e kanë merituar pensionin duke punuar mbi 30 vjet. faqe 19 Lideri socialist Nano i pritur dje përzemërsisht nga kryeredaktori i “Zëri i Popullit” Erion Braçe. Foto L.Filopati