Bufi paditet në prokurori
“Shpërdorim posti për përfitim ekonomik”
Ministri i Privatizimit firmos në dëm të Shtetit për të favorizuar një firmë greke
A do ta respektojë Nano statutin e partisë?
Megjithëse, Kongresi i Socialistëve mbaroi dhe priten të zgjidhen organet drejtuese të partisë, për kryetarin e ri të saj, Fatos Nano, ka lindur një problem i mprehtë.
Ai nuk e ka të plotë Komitetin e Përgjithshëm Drejtues. Nëse do të respektohej rigorozisht statuti i Partisë Socialiste ku thuhet se: I zgjedhur konsiderohet kandidati që ka marrë më shumë vota, por jo më pak se gjysmën e votave të pjesëmarrësve në votime rezulton që rreth 40% e anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, të mos kenë fituar numrin e mjaftueshëm të votave. Problemi bëhet edhe më delikat po të kihet parasysh fakti se një pjesë prej atyre që kanë “defekt” në zgjedhjen e tyre, janë emra të njohur të Partisë Socialiste si Kastrjot Islami, Ndre Legisi, Musa Ulqini, Ylli Bufi, Spartak Braho, Monika Kryemadhi, Flamur Hoxha, Ilir Zela etj.
Në Kongres kanë votuar 568 delegatë dhe kanë dalë të pavlefshme 47 vota. Mbi këtë bazë, janë 32 anëtarë që kanë marrë më pak se gjysmën e votave. Pra kanë marrë 229 deri në 259 vota, duke mos plotësuar as gjysmën e pjesëmarrësve në votim. Në listën e tyre që nuk kanë marrë asnjë votë, figurojnë si përkrahës të Nanos, ashtu dhe përkrahës të Majkos. Si të veprojë Nano përballë një situate të tillë. Gjatë fushatës së tij ai i mësoi shumë respektimit të normave të statutit, A do lejojë ai një shkelje statutore, apo do mbledhë kongresin për të rivotuar edhe njëherë kandidatët që nuk kanë marrë më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në votim? Nëse ai është me të vërtetë i interesuar për vendosjen në mënyrë efektive të rregullave të reja, kjo duhet të jetë i pari që të japë shembullin në respektimin e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me rregullimin e një, aq më tepër me statutin. Në të kundërt, nëse ai lidhet drejtpërdrejtë me statusin. Në të kundërt, Nano do të rrezikonte jashtë mase duke e komprometuar mandatin që mori në kongres si akoma pa e filluar punën. Një shkelje e statutit që tani ka gjasa të mëdha t’i hapë rrugën shkeljeve të tjera pa përmendur deformimin e tij për interesa personale apo dhe thjesht personale. Pas kësaj, do të krijohet një terren ideal që të forcojë një pjesë e politikanëve të PS-së, e interesuar kryesisht ajo pjesë e politikanëve të PS-së, e interesuar për ruajtjen e status-quo-së së tanishme. Sigurisht, në këtë mënyrë që çdo gjë tjetër, tolerimi i Nanos do të kthehej në një armë të fuqishme në duart e opozitës.
Në shtëpinë e Kadaresë e ardhmja e Kosovës
Faqe 3
Surroi dje në shtëpinë e Kadaresë. Foto R.Tasho
Papa pret fëmijët shqiptarë
Zadrimorët që bëjnë Këmbanën shkojnë në Vatikan
Një Këmbanë e madhe e bërë nga gëzhoja plumbash prej fëmijëve shqiptarë do të jetë sot festa më e madhe fetare në Botë.
Ceremonia do të fillojë përpara Kishës së Shen Pjetrit në Vatikan, ku vetë Papa Gjon Pali II do t’i japë bekimin “Këmbanës së Paqes”, e cila më pas do të udhëtojë në të gjitha qytetet e Italisë. Këtë këmbanë do ta presë edhe Shqipëria në 1 janar të vitit 2000. Ndërsa autorët e saj, fëmijët shqiptarë do të priten nga vetë Ati i Shenjtë, pas tre vjet pune për realizimin e këmbanës së madhe të paqes. Kjo është pa dyshim një nga vlerësimet më të mëdha për punën e duarve shqiptare. faqe 13