20/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 tetor 1999

Ministrat e Majkos: “Nuk i lëshojmë karriget”

Kryeministri thërret mbrëmë në mbledhje vetëm zv/ministrat, pasi ministrat e kanë mendjen të mbarojnë punët e fundit faqe 6

Paraliza qeveritare

Eksperienca e këtyre viteve ka treguar se ndikimi i zhvillimeve në gjirin e forcave politike kryesore, sidomos kur janë në pushtet, në punën e qeverisë ka qenë gjithmonë i pranishëm. Por askush nuk mund të parashikonte përmasat e këtij ndikimi tani pas kongresit të PS-së. Gjatë gjithë kësaj periudhe pas përfundimit të kongresit të socialistëve, për fat të keq konstatohet një çoroditje në shkallë të gjerë e administratës shtetërore. Kjo gjendje shqetësuese pasqyron mosangazhimin në punët e ditës të kokave të qeverisë të cilët më shumë se tek problemet e ditës e kanë përqendruar tërë vëmendjen e tyre tek riparimi i pasojave që shkaktoi kongresi i PS-së me humbjen e kryeministrit Majko. Ky i fundit, para se t’u kërkojë punonjësve të rangjeve të ulët në administratë duhet t’u tërheqë veshin më parë së kuptoj ministrave të tij. Konkretisht, gjatë këtyre ditëve, pjesën më të madhe të aktivitetit të anëtarëve të kabinetit “Majko” e zënë ato që kanë të bëjnë me PS-në dhe problemet e saj. Madje, ministrat e Majkos, gjatë këtyre ditëve i kanë intensifikuar takimet qofte dhe me formë drekash apo darkash “pune” me eksponentë të kësaj partie, ku shqetësimi i vetëm është e ardhmja e kabinetit ku bëjnë pjesë. Pjesa pra e fatit të tyre. Jo më kot dje sekretari i Këshillit të Ministrave që qenë i shtrënguar të zhvillojë një mbledhje me drejtorët dhe shefat e personelit të dikastereve ku temë e vetme ka qenë shqetësimi për mungesën e disiplinës, për “shkrehjen” e punës së përditshme, për “frymën jo normale të kryerjes së detyrave”. Faj për këtë ai ia veshi “zhvillimeve politike të ditëve të fundit”. Por ka dhe një pjesë tjetër min-bash të cilët kanë filluar të shfaqin hapur mosprofilin e tyre ndaj kryeministrit të mundur për të kaluar gati në një divorc përfundimtar me të. A thua pasojë e kësaj është fakti që, dje, kryeministri ka qenë i detyruar të zhvillojë mbledhje me zëvendësministrat për hartimin e buxhetit të vitit 2000? Ndoshta nga kjo gjë arulli dhe shqetësimi që ka përfshirë pothuajse gjithë administratën mund të përshtatet disa që po e shfrytëzojnë një situatë të tillë për të intensifikuar spekulimet dhe vjedhjen e pasurisë kombëtare, si p.sh. ministrat e Punëve Publike dhe Privatizimit që po “dhurojnë” me çmime qesharake objekte me vlerë shumë herë më të madhe. Ka mundësi që të gjitha këto, të jenë të lidhura me idenë se pas disfatës së Majkos në kongres, ky dhe ekipi i tij janë të detyruar të largohen.

Të premten rimblidhet Kongresi i PS-së

Në ora 10.00, në sallën kryesore të Teatrit të Operas dhe Baletit, zhvillohet takimi përmbledhës i Kongresit të tretë. Ftohet e gjithë masmedia për të ndjekur punimet. Ditën e premte, datë 22 tetor 1999, ora 10.00 do të mblidhet Kongresi i PS-së, i cili do të shqyrtojë fazën përmbyllëse të kongresit ku do të shqyrtohen: 1-Zgjedhja e kryefinanciarit të PS-së. 2-Zgjedhja e Komisionit të Garancive 3-Shqyrtimi i një neni të Statutit, pasi 37 anëtarë të KPD-së nuk kanë fituar votat sipas Statutit të PS-së, pra nuk kanë fituar mbi 50+1% të votave të delegatëve të pranishëm. I pyetur nga “KJ” për mbledhjen e Kongresit kryetari i PS-së zoti Nano u përgjigj shkurt: “Kongresi është mbi të gjithë ne, drejtuesit e PS-së. Vetëm delegatët kanë të drejtë për të ndryshuar apo miratuar nenet e Statutit të partisë. Unë nuk mund të shkel mbi votën e tyre të lirë”. Ylli Bufi dje pas privatizimit të frigoriferit të Durrësit Ylli Bufi dje pas privatizimit të frigoriferit të Durrësit. Shet shtetin për qindarka. Foto L. FILOPATI. Faqe 12-13

Në asnjë dikaster nuk punohet. Shumica e ministrave që janë përzier në çështje korrupsioni kanë frikë të dorëzojnë postet