21/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 tetor 1999

Sali Berisha: “Jam me Majkon, kundër Nanos”

Kryeministri bën gati qeverinë e re me zv/kryeministër Genc Pollon (PD) dhe ministër të Rendit Publik Fatmir Mediun (PR) Lideri demokrat deklaron dje se kur të vijë në pushtet do të dërgojë në qelitë e Tepelenës përsëri liderin socialist faqe 3

Majko, hap drejt ndarjes së PS

Partia Socialiste këto ditë po kalon ndoshta momentin e

Majko, hap drejti ndarjes së PS

Partia Socialiste këto ditë po kalon ndoshta momentin e saj më të vështirë që nga krijimi i saj. Nga mënyra si po precipitojnë zhvillimet në gjirin e forumeve drejtuese të saj ajo ndodhet para rrezikut të një çarjeje përfundimtare. Revolta e disa prej emrave të njohur të kësaj partie kundër vendimit për t’u mbledhur në kongres është shprehur në terma konkrete nëpërmjet një mbledhjeje të KPD-së, e parashikuar kjo për ditën e sotme. Duke u nisur nga mënyra dhe motivet për të cilat organizohet një mbledhje e tillë e KPD-së si dhe emrat e frymëzuesve dhe organizatorëve të saj, është lehtë të arrihet në përfundimin se kjo mbledhje e KPD-së në një farë mënyre është një puç, i cili do të jetë hapi i parë i një fushate të gjatë për të neutralizuar frymën e kongresit të fundit të PS-së. Së pari, vetë KPD nuk është e kompletuar. Siç është bërë e njohur, thuajse gjysma e emrave të listës që duhet të përbëjnë KPD, të cilën kërkojnë ta mbledhin disa udhëheqës arkaikë socialistë, të cilët fshihen pas moshës së re të Majkos, Metës apo ndonjë tjetri, nuk plotësojnë të gjitha kushtet e sanksionuara në statutin e partisë. Madje kjo është edhe një arsye e rikthimit të delegatëve në kongres. Nëse gjatë gjithë këtyre viteve liderët e PS-së janë pajtuar me një shkelje të tillë statutore duke mos i dhënë rëndësi, kjo nuk do të thotë se do të vazhdohet kështu pa përgjegjësi. Nga ana tjetër, disa prej tyre spekulojnë me atë pjesë të statutit që ka të bëjë me thirrjen e kongresit. Këtu nuk kemi të bëjmë me një kongres të ri, por më tepër me një vazhdim të kongresit që zgjodhi kryetarin dhe votoi disa ndryshime në statutin e partisë. Dhe duke gjykuar nga përmbajtshmëria e ndryshimeve në fjalë, një kongres mund të mblidhet jo më herë pas here gjatë gjithë periudhës që delegatët do të gëzojnë mandatin e tyre. Nëse do të flitej për një kongres tjetër, kjo më së paku do të presupozonte delegatë të rinj, pra konfirmenca të reja të degëve, ndoshta dhe krerë të rinj lokalë të PS-së. Duke u përshtatur me kushtet e reja të krijuara si pasojë e ndryshimeve të fundit statutore, duke kuptuar përmbajtjen e tyre, një pjesë e mirë e disa anëtarëve të KPD-së që kërkohet të mblidhet sot, janë tërhequr duke preferuar të mos marrin pjesë në kongres, me kryetarin Nano dhe përfaqësuesit e tij në kongres, në kohën që një pjesë do të preferonin abstenimin. Një pozicion të tillë ndoshta edhe mbështetësit e Majkos. Gjithsesi, e keqja është se ajo që deri tani është bërë nga partia më serioze në skenën politike shqiptare, rrezikon të kthehet në një parti pa peshë, të cilat janë shpërndarë duke lindur “bija” më të vogla.

Majko: Vetëm unë Kryeministër

Ushtari i turnit që ruan makinën e Majkos. Pas kongresit Majko ka urdhëruar shërbim 24 ore për makinën 005

Kongresi i PS-së rimblidhet nesër

Nesër në ora 10.00, në sallën kryesore të Teatrit të Operas dhe Baletit, zhvillohet faza përmbyllëse e Kongresit të tretë. Flotet e gjithë masmedias për të ndjekur punimet. Nesër, datë 22 tetor 1999, ora 10.00 do të mblidhet Kongresi i PS-së, i cili do të shënojë fazën përmbyllëse të kongresit ku do të shqyrtohen: 1-Zgjedhja e kryefinancierit të PS-së. 2-Zgjedhja e Komisionit të Garancive 3-Shqyrtimi i një neni të Statutit, pasi 37 anëtarë të KPD-së nuk kanë fituar votat sipas Statutit të PS-së, pra nuk kanë fituar mbi 50+1 % të votave të delegatëve të pranishëm.