05/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 janar 2000

Firma private “2K”-piramida e fundit nën hijen e pushtetarëve

Ajo ka privatizuar me letra me vlerë ekonominë shqiptare. Blen me çmime qesharake objekte të rëndësishme. Frigoriferi i Durrësit nga 1 milion dollarë është blerë vetëm 1200 dollarë! . faqe 2-3

Vdesin mitet ballkanike

Në zgjedhjet parlamentare të së hënës, humbja e thellë e pësuar nga partia e Tugjmanit, HDZ, shënoi fundin e periudhës së parë të tranzicionit edhe për Kroacinë. Për afro dhjetë vjet, HDZ i fitoi të gjitha betejat elektorale në Kroaci. Ndryshimi në Kroaci e bëri të qartë përfundimisht se koha e udhëheqësve autoritarë e bashkë me ta dhe karta e nacionalizmit ka përfunduar një herë e përgjithmonë për popujt ballkanikë. Kështu, me rënien e mitit të Tugjmanit, Serbia e Millosheviçit mbetet i vetmi vend i rajonit i paçliruar nga këthetrat e autoritarizmit dhe nacionalizmit. Dhimbjet e tranzicionit, si dhe pasojat shkatërrimtare të luftave ku u implikua dhe Kroacia, ishin shkaqet kryesore të zhvendosjes së kartës së nacionalizmit. Konkretisht, shkalla e papunësisë në Kroaci ka arritur në 20,4 përqind, paga mesatare sillet në rreth 400 dollarë në muaj dhe investimet e huaja hasin në pengesa nga më të mëdhatë. Në këtë aspekt, duhet thënë se kroatët kanë paguar dhe haracin e politikës autoritare të “babait të Kroacisë”, Tugjman, si pasojë e të cilës, vendit të tyre i janë mbyllur dyert e organizmave të ndryshme ndërkombëtare. Kështu, Zagrebit i është mohuar aksesi për fondet e BE, i janë krijuar pengesa për të marrë pjesë në “Partneritetin për Paqe” si dhe i janë bllokuar bisedimet e asociimit për në BE. Por, lidhur me këtë duhet thënë se më së shumti ka ndikuar nacionalizmi i Tugjmanit, i pasqyruar në politikën me fqinjët, kryesisht ndaj Bosnjes si dhe në fshehjen e krimeve të luftës, shkaktar i të cilës pas Millosheviçit ishte dhe ai. E rëndësishme është që rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci të analizohen hollësisht nga politika shqiptare. Së pari, përpjekjet e ndonjë politikani për t’u kthyer në idhull, në një simbol, në mit, apo në një figurë historike janë të kota. Historia, qoftë dhe ajo e këtyre viteve të fundit, ka provuar se pragmatizmi zë më shumë shqiptarët më tepër se idhujtaria. Shqipëria është ndoshta vendi më karakteristik ku mitet rrëzohen më me lehtësi. Shtoji këtyre dhe andrrallat që do të kishte vendi me faktorin e jashtëm, gjithnjë duke pasur parasysh shembullin e Tugjmanit, pa bërë fjalë për Millosheviçin. Por, ndoshta më kundërproduktive është loja me kartën e nacionalizmit. Duke lënë mënjanë “syrin e shtrembër”, me të cilin do të shiheshim nga Perëndimi, vetë shqiptarët nuk para e kanë kohën për nacionalizëm. Kështu, ndërsa në kohën e Perandorisë Otomane paraardhësit tanë ishin më të interesuar për Perandorinë se për vendin e tyre, edhe sot shqiptarët i kanë sytë më shumë tek Evropa dhe Perëndimi në përgjithësi se tek shpresat për rimëkëmbjen e vendit. Shtoji kësaj dhe efektin negativ të frazeologjisë boshe nacionaliste të E. Hoxhës, në shoqëri të varfërisë mijëvjeçare të shqiptarëve.

Shkaikohet Prokurorja e Tiranës “dhurata” sekrete e Rakipit

. Faqe 7 Shkaikohet Prokurorja e Tiranës “dhurata” sekrete e Rakipit

Zjarr përcëllon një familje

Flakët djegin barakën e një familjeje në Kodër Kamëz . Zjarr përcëllon një familje. Lajmi është përhapur si dikur, me një krismë pushke në ajër. Në një shtëpi ka rënë zjarr dhe një familje ishte duke u djegur e gjallë brenda. Njëri nga fqinjët ka marrë armën dhe ka shtënë në ajër për të kërkuar ndihmë. Kjo ishte mundësia e vetme që fqinjët të afronin ndihmën për të shpëtuar jo pak, por katër jetë njerëzish. Dhe të mendosh se gjithçka ka ndodhur vetëm pak kilometra larg kryeqytetit. Kishin një vit e ardhur nga zona e Martaneshit dhe fati donte që fundështullin ta kalonin afër Tiranës, në një barakë të improvizuar si banesë. Por vetëm dy ditë pas “Mileniumit” në familjen Çela do të ndodhte tragedia. faqe 11

TELEBINGO

. 9 Janar 2000. * 100 MMI-BINGO me nga 100 mijë lekë. * 5 TELEBINGO me nga 10 milion. * 1 MAGIC-BINGO me 5 milion. * 1 STAR-BINGO me 1.5 milion.

Njoftim

. Njoftohet agjensia e marketingut e kompanisë “REA” të shlyejë detyrimet e publicitetit të bërë në gazetën “Koha Jonë” për periudhën shtator 1999. Agjensia e marketingut “Koha Jonë”.