Neritan Ceka-mik i naftës iraniane
Imuniteti i deputetit pengon hetimet ndaj mafias që rrethon liderin e Aleancës Demokratike
Vizita sekrete, pas leje të parlamentit, të kryetarit të Komisionit të Rendit dhe Shërbimit Informativ të Shtetit në dy shtete të huaja për tregti karburanti. A është njoftuar kryetari i parlamentit shqiptar? Gjinushi përgjigjet: “Nuk di asgjë!”
faqe 32
Preç Zogaj, “i shitur” i PAD
Shkarkimi i papritur i njërës nga figurat kryesore të Partisë “Aleanca Demokratike”, Preç Zogaj pritet të shkaktonte një tërmet në gjirin e koalicionit qeveritar.
Kjo për faktin se Ceka, Pashko e të tjerë do të luanin të gjithë gurët për të mbrojtur numrin dy të partisë së tyre. Për më tepër, shkarkimi i Zogajt ishte dhe një shuplakë e rëndë për këtë parti duke nëpërkëmbur prestigjin e saj. Në fakt, në ditët e para të krijimit të “Aleancës për Shtet”, aleancistët deklaronin se “duke i dhënë koalicionit njerëzit më të mirë, po luajmë me prestigjin e partisë sonë”. Nga ana tjetër, vetë Zogaj, duke hyrë në qeverinë “Meta”, pasi humbi postin e këshilltarit presidencial, hoqi dorë dhe nga funksioni i sekretarit të përgjithshëm të partisë. Por, për çudi, “mbrojtja” që i rezervoi ish-ministri të shtetit nga partia e tij, ishte tepër “e ftohtë” duke pasur një karakter kryesisht formal. Mirëpo duke i parë gjërat pak më në thellësi, nuk është fort vështirë të zbulosh arsyet e vërteta të “shitjes” së Preç Zogajt nga drejtuesit e partisë së tij. Duke filluar që nga kreu i PAD, Neritan Ceka, e të tjerët, gjithçka lidhet me ruajtjen e posteve e funksioneve që disa nga krerët aleancistë kanë siguruar në qeveri apo institucione të tjera shtetërore, falë qëndrimit të tyre në koalicion. Me këtë lidhet dhe fakti që disa nga figurat e kësaj partie arritën deri aty sa të mbështesin hapur vendimin e kryeministrit, Meta për shkarkimin e Zogajt. Nga ana tjetër, nuk mungojnë rastet kur disa nga aleancistët e venuk mund të? [sic] Në mënyrë tjetër, nuk mungojnë rastet kur disa nga aleancistët e vendosur me pushtet nuk kanë munguar të abuzojnë me detyrën dhe postin e tyre për të nxjerrë fitime të paligjshme duke u implikuar në afera të dyshimta. Kështu p.sh, mund të përmendet dhe rasti i vetë liderit aleancist, Ceka, i përfolur për implikim në afera misterioze që bien erë naftë. Si pasojë, kjo kategori aleancistësh, nga frika se dikush nga partnerët e koalicionit mund t’u hapte kartat, në rast se konflikti do të merrte zjarr, e kanë parë të udhës më mirë të “shesin” numrin dy të partisë së tyre se të përballen me të papriturat e pakëndshme që mund t’u kushtojnë shtrenjtë. Nga ana tjetër, edhe ajo kategori “disidentësh” në gjirin e partisë, të pakënaqurit e mbetur pa poste në pushtet, nuk kanë parë mundimin të mbrojnë nderin e Zogajt, duke i a kthyer me të njëjtën monedhë mosinteresimin e tij të kahershëm ndaj tyre.
Italianët: Do bllokojmë Bovillën, po s’morëm para
Trazirat e ‘97-ës prishin marrëveshjen e qeverisë me firmën që ndërtoi ujësjellësin
“Do bllokojmë Bovillën”. Ka arritur deri në ekstrem kërcënimi i firmës italiane që po ndërton ujësjellësin e madh të kryeqytetit dhe që ende nuk e ka mbaruar megjithëse afati i skad... në datën 7 janar. Përveç shtyrjeve që firma “Putinjano” ka bërë me pretekstin e shpronësimeve, tani kanë dalë probleme të tjera me të cilat tentojnë të shtyjnë afatin e largimit dhe të marrin qindra milionë lekë nga Shqipëria e varfër.
faje 7