18/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 janar 2000

Poçi: Ish-ministri ka bërë trafik droge dhe femrash

Ministri i Rendit në Kuçovë akuzon rëndë paraardhësit e tij për implikim në trafiqe “Agron Musarai organizoi me mjeshtri rrjetin mafioz” Ministri i Rendit në Kuçovë akuzon rëndë paraardhësit e tij për implikim në trafiqe Poçi: Ish-ministri ka bërë trafik droge dhe femrash “Agron Musarai organizoi me mjeshtri rrjetin mafioz” faqe 11

Opozita dhe antikorrupsioni

GAVROSH LEVONJA Hapat e fundit të Metës në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht nga mënyrat si mund të interpretohen janë për t'u mbështetur. E vërteta është se në një farë mënyre goditjet që u jepen individëve të veçantë, të cilët, duke ucur me logjikën e opozitës, u përkasin klaneve të caktuara në gjirin e ekipit qeverisës, në një farë mënyre, favorizojnë edhe vetë opozitën. Ashpërsimi i luftës ndërmjet klaneve të ndryshme në kampin e socialistëve dhe aleatëve të tyre, më e pakta bën që kundërshtarët të intensifikojnë publikimin e fakteve dhe provave komprometuese kundër njëri tjetrit, të cilat, në mënyrë të natyrshme do të shfrytëzohen nga propaganda e PD-së dhe partive të tjera të opozitës. Le të kemi për një moment parasysh mënyrën me të cilën kanë reaguar ministrat e shkarkuar tani së fundi. Tenden-ca e Metës për t'i vënë përballë ligjit njerëzit e kabinetit të tij, duke u shkëputur kështu, nga praktikat e detanizme, ku për zyrtarët e shkarkuar apo “të liruar nga detyra”, nuk kujtohej njeri, normalisht duhet të nxitet dhe nga opozita. Më e pakta, me këtë, opozita do të demaskonte falsitetin e sloganëve “antikorrupsion” të qeveritarëve. Për këto arsye, opozita në përpjekje për ta mbajtur në duart e veta stafetën e kryqëzatës kundër korrupsionit, jo vetëm duhet të nxisë Metën dhe segmentet të ndryshme të administratës në fushata antikorrupsion, por duhet të kërkojë dhe modifikime në legjislacion përsa i përket ashpërsimit të dënimeve ndaj zyrtarëve që identifikohen si të korruptuar apo të implikuar në kontrabandë. Kështu, p.sh. ndërsa bën zhurmë më për rastet e ndryshme të korrupsionit, kontrabandës si dhe të tendencës së zyrtarëve të lartë për të monopolizuar biznese të ndryshëm fitimprurës, PD dhe Berisha, nuk kërkojnë vendosjen e ligjeve të repta ndëshkuese në drejtim të tyre. Kohë më parë u fol për nxjerrjen e një ligji sipas të cilit funksionarëve kontrabandistë t'u sekuestrohej pasuria, por që në fakt, mbeti vetëm në kuadër të fjalëve për t'u harruar përfundimisht me kalimin e kohës. Nëse PD do të kërkonte vendosjen e një ligji të tillë apo të ngjashëm me të, çdo refuzim apo hezitim të shumicës së majtë në parlament, lidhur me të do ta interpretonte duke bërë të bemelant, idenë se deputetët dhe zyrtarët e majtë nuk mund të ushqeshme idenë se deputetët dhe zyrtarët e majtë nuk mund të votonin një ligj, i cili do të vinte në rrezik pasuritë e tyre, të fituara në mënyrë të tillë, një ligj i tillë do të ishte i jashtëligjshëm. Nga ana tjetër, një ligj i tillë do të vinte në provë dhe sinqeritetin e kryeministrit Meta për të luftuar korrupsionin. Në fund të fundit, dënime të tilla shëmbullore do t'i shisnin në nderin dhe në interes të vetë qeverisë, për të mos pritur që të vijë buldozeri dhe ruspa e Berishës.

Çeço: 100 mijë vende pune deri në zgjedhje

Faqe 18

Kontrabanda ha edhe një shef policie

Masa “ekstreme” e ndërmarrë nga shteti: Vetëm janë pushuar nga puna Lirohet nga detyra shefi i policisë kriminale në Pogradec si dhe katër doganierë në pikën kufitare të Qafë-Thanës. “Janë të implikuar në trafi[k]un kontrabandë të mallrave dhe lirimi nga detyra ishte masa më e saktë”, ky ishte versioni që zyrtarët e ministrisë së Rendit kanë servirur dje për shtypin, lidhur me shkarkimin e shefit të policisë kriminale në këtë qytet. Kalimi i dy maueneve me konfeksione, mall kontrabandë, dy ditë më parë në doganën Qafë-Thanës, është bërë shkak për lirimin e shefit të drejtorimit dhe katër doganierëve. Ndërkohë u fol se njerëzit e akuzuar do të kalonin për ndjekje penale. Por nuk ndodhi kështu. Ministria nuk ka prova të përballet me prokurorinë. Ndërkohë që kjo e fundit nuk ka vënë dorë në ngjarjen konkrete. Faqe 8

Tiranë, shtëpi publike me moldave

Faqe 9