Vidhen 1 milion dollarë, shteti denoncon hajdutët
Prokuroria sekuestroi llogarinë bankare të firmës shqiptare që fitoi tenderin
Mashtrim gjigand në bashkëpunim me italianët
Prokuroria sekuestroi llogarinë bankare të firmës shqiptare që fitoi tenderin
Vidhen 1 milion dollarë, shteti denoncon hajdutët
Mashtrim gjigand në bashkëpunim me italianët
faqe 7
Ballkani, era e një lufte të re
MENTOR KIKIA
Duket se Ballkani nuk ka mbaruar ende punë me luftën. Pas përfundimit të betejës për Kosovën, tashmë është Mali i Zi, “kocka” e fundit për të cilën do të ndeshen NATO dhe Beogradi. Ndërsa Kosovës tashmë, sikurse u bëri të ditur kosovarëve presidenti i SHBA Klinton, i ka mbetur për të fituar betejën e paqes, malazezëve u duhet ende të fitojnë betejën e luftës. Interesimi që UNHCR ka bërë dy ditë më parë në Shkodër, për gjendjen e kampeve të refugjatëve dhe paralajmërimi për t’u përgatitur për një fluks të ri refugjatësh nga Mali i Zi, nuk kishin asgjë diplomatike në vetvete. Ishte thjeshtë parapërgatitja. Por, a mund të ketë vërtet një luftë të dytë në Ballkan? Derisa nuk kishte ndodhur ajo që ndodhi një vit më parë në Kosovë, kjo nuk mund të besohej, ndërsa tashmë duket se është thjeshtë një përsëritje “procedurash”. Një vit më parë të gjithë paralajmëruan se në pranverë lufta në Kosovë do të intensifikohet. Tashmë duket se është duke ardhur edhe pranvera e Malit të Zi. Por a do të jetë ky fundi i luftërave në Ballkan? Padëshirimi që ky do të jetë fundi i “perandorisë” jugosllave dhe bashkë me të edhe fundi i një ëndrre ruse për të dalë në Adriatik. Por, çdo të bëhet me Maqedoninë, shtetin fantazëm që deri tani është mbajtur gjallë me injeksione nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Po Greqia, shteti që, është tashmë ai që është, falë ndihmës ekonomike të SHBA-së, e që gjallë luftës në Kosovë u rreshtua përkrah serbëve e rusëve, a do të “ndëshkohet”, në bazë të rregullave të fituesve? Është vështirë të mos shfaq se çfarë do të ndodhë rajonin ku jetojmë, por një gjë është e sigurtë. Serbia do ta humbë edhe Malin e Zi, thotë sa Greqia, pas atij qëndrimi që mbajti, nuk duhet të shpërblehet kurrësesi me kontrollimin e pjesës më të madhe të trafiqeve dhe tregut në Shqipëri. Se ku e ka burimin deklarata e kryeministrit Meta gjatë vizitës së tij në Greqi, për diskutimin e çështjes Çame, nuk dihet. Por për Athinën kjo nuk ishte e papritur. Pavarësisht se Shqipëria e ka konsideruar partnere Greqinë në aspektin tregtar, fqinji ynë jugor duket të ketë marrë më shumë se një partner. Ai është bërë një padron, të paktën në aspektin tregtar. Pas luftës në Kosovë, raportet ekonomike e strategjike duket të mos jenë ata që ishin parashikuar. Bill Klinton, tre orë pas nisjes së bombardimeve më 24 mars të vitit të kaluar, nga baza e Avianos, doli para amerikanëve dhe tha: “Nuk kërkoj të më miratoni, ai është një vendim i imi. Dua të më kuptoni. SHBA nuk dëshiron të një vendim i imi. Dua të më kuptoni, SHBA nuk dëshiron një Ballkan në luftë, ne dëshirojmë një Ballkan në paqe, një Ballkan që qoftë e partner, ku në të jeshim prodhimet tona”. Pra, duket se ka ende për t’u bërë në Ballkan...
Makinat e vjedhura vijnë nga Italia dhe Mali i Zi
Faqe 11
Ministrat Shuli, Angjeli dhe Poçi në takimin e djeshëm
foto P. ILO
Roja vdes nga frika e policëve me maska
Aksioni i papritur i forcave të Rendit shkakton panik
Kontrollet e policisë, ndonjëherë përfundojnë në mënyrë tragjike edhe për njerëz fare të pafajshëm. Një roje ka vdekur nga frika, kur një skuadër policësh me kapuçë të zinj në kokë kanë “sulmuar” institucionin që ai ruante, për të ushtruar një kontroll. Pushon së rrahuri zemra e rojës “fakir”, baba i pesë fëmijëve, natën e kaluar, kur para tij u shfaqën ca njerëz me kapuçë të zinj dhe automatikë në duar. Kësaj radhe nuk ishin maskat e grabitësve, por ishin forcat e policisë, që sipas një programi, kishin marrë përsipër kontrollin e jo pak objekteve dhe zonave në Tiranë. Ndërsa kopuçët janë shfaqur përballë ndërtesës së “Pallatit të Pionerëve”, roja e natës ka pësuar një tronditje të thellë në zemër dhe vdiq në vend.
Faqe 8