Sherr në Parlament, Ceka klouni i koalicionit
Socialistët e përzënë nga qeveria, PAD nuk largohet
Dekreti i Presidentit për shkarkimet e kryeministrit Meta rikthen polemikat e ashpra mes grupeve parlamentare
faqe 2
Pozita komode e Nanos
GAVROSH LEVONJA
Zgjedhjet e ardhshme lokale, të parashikuara për t’u zhvilluar në muajt e ardhshëm, kanë vënë në lëvizje gjithë politikën shqiptare. Kjo sepse, zgjedhjet lokale, për momentin në të cilin zhvillohen kanë një rëndësi tepër të madhe. Duke qenë menjëanë atë se kush do të dominojë pushtetin lokal, rezultati i këtyre lokaleve do të ndikojë në mënyrë përcaktuese në zgjedhjet parlamentare, të pakten në aspektin psikologjik. Kështu, opozita, ndonëse disi me vonesë është kujtuar që penalizohet nga ligji elektoral dhe komisioni i legjitimuar nga presidenti, Meidani. Prandaj dhe ka ngritur zërin në kor duke kërkuar që t’i bëhen ndryshimet e dëshëruara. Nga ana tjetër, lideri demokrat, Berisha, duke shfrytëzuar përvjetorët e krijimit të degëve të partisë së tij, ka filluar një fushatë intensive si për ta sensibilizuar, ashtu dhe për t’i tatuar pulsin elektoratit të tij. Gjithashtu, edhe “reformatorët” po lëvizin duke zhvilluar aktivitete paralele, natyrisht jo në përmasat e atyre të Berishës. Në kampin tjetër, ethet e fushatës pasqyrohen si në marrëdhëniet mes aleatëve për probleme që kanë të bëjnë sidomos me mënyrën e konkurrimit, ashtu dhe në gjirin e vetë partive. Por, sigurisht, në vijën e parë të frontit është qeveria, nga suksesi i të cilës varet totalisht dhe rezultati i zgjedhjeve. Me këtë lidhen edhe masat “antikorrupsion” të Metës, fillimi i ndarjes së parave të disa prej piramidave financiare, apo premtime si për 200 mijë vende pune. Në gjithë këtë ankth elektoral, i vetmi që ndjehet i qetë duket të jetë lideri i PS-së, Fatos Nano. Kjo, për shkak të pozicionit komod në të cilin ai ndodhet. Në të vërtetë, cilido që të jetë rezultati, vetë Nano del i fituar në të dy rastet. Nuk diskutohet, që vetë Nano e di fituar në të dy rastet, do të paraqitet një fitore e socialistëve në këto zgjedhje, do të paraqitet si fitore e drejtimit me efikasitet të partisë nga ana e kreut të saj, mbi të gjitha, fryt i ndryshimeve të inicuara prej tij. Nga ana tjetër, në rast se raporti i forcave do të ndryshojë në favor të opozitës, “koka e turkut” do të jetë qeveria. Kështu, kryeministri Meta do të ndodhet në një pozitë më të dobësuar përballë Nanos dhe, më e pakta do të jetë i detyruar, të shtojë ndjeshëm dozat e bindjes ndaj kryetarit të partisë. Gjithashtu, duke vënë para përgjegjësisë drejtuesit lokalë të partisë, Nanos i hapet rruga për të bërë ndryshimet e dëshiruara edhe në bazën e saj. Veç këtyre, fushata e tanishme e Berishës, e orientuar në mënyrë të logjikshme kryesisht kundër qeverisë dhe strukturave të tjera të shtetit, në një farë mënyre është dhe në shërbim të Nanos.
“Mbretëresha e bukur” në krahët e Xhepës
faqe 27
Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa gjatë provave të komedisë që do të shfaqet sot
1500 kriminelë janë të lirë
Prokuroria shpall listat dhe fajëson policinë
Të gjithë ata që janë dënuar në mungesë, të gjithë ata që janë kapur duke kryer krime dhe janë liruar përsëri, të gjithë ata që kanë kryer krime dhe nuk janë kapur, bëhen 1500 vetë në liri, që kërcejnë çdo ditë jetën e pafajshme. Ky raport ka dalë nga vetë Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka fajësuar policinë për këtë situatë dhe njëkohësisht i ka dhënë Policisë listat me personat e shumëkërkuar, që të kapen në çdo moment. Shumica e tyre llogaritet të ndodhet në Tiranë, si vendi më i vështirë për t’u kapur nga policia, por edhe si vendi më i ekspozuar ndaj krimit.
faqe 9