Qeveritarët bëjnë edhe korrupsionin, por edhe luftën antikorrupsion!
Njerëzit e varfër duan më tepër mirëqenie dhe garanci për një qeverisje të fortë
faqe 3
Uria ministrore e antikorrupsionit
Nga FERDINAND XHAFERRI
Deputet i PD
I ardhur në krye të ekzekutivit si pasojë e ekuilibrave që kondicionuan prodhimet e kongresit socialist, z.Meta duhej dhe duhet të përballet me sfidën më madhore të tij, atë të shënimit progres në luftën kundër korrupsionit. Duhet pranuar se ambienti politik i brendshëm për Metën është më i disfavorshëm krahasuar me paraardhësin e tij. Majko operonte në konditat e një Nanoje të dominuar nga qëndrimet dhe morali i dorëheqjes dhe Meta operon në konditat e një Nanoje që, jo pa vështirësi, ka mundur aleancën e tyre. Përveç të tjerave edhe për të përmirësuar imazhin e tij politik, veçanërisht tek faktori ndërkombëtar, Nano i ndezi semaforin jeshil karrierës së Metës për kreun qeverisës. Nën një sfond të tillë në ditët e para të lindjes si kryeministër, Meta do të deklaronte se lufta kundër korrupsionit do të ishte prioritet. Kori i deklarimeve do të pasohej edhe me iniciativën për ngritjen e një komisioni qeveritar, që akoma ka ngelur i paqartë për atë se çfarë do të synojë dhe si do ta synojë. Ndërkohë mbas afro tre muaj kryeministri më i ri në Europë ka ndërjërë shtrimin e tryezës së faktorit ndërkombëtar, pjesës konstruktive të politikës dhe shoqërisë për t’u shkëputur nga spiralet e deklarimeve dhe për t’u futur në spirtalen e veprimeve konkrete. Kjo ishte klima që prezantoi të parin veprim konkret dhe të bujshëm të shkarkimit të dy ministrave. Duke vendosur se sa ka ndodhur në funksion, të shqetësimit më kryesor, të hartimit të prognozës mbi luftën kundër korrupsionit, mund të llogjikojmë sa më poshtë.
Vendimin e fundit të Metës, të pasuar nga dekreti i zotit. Meidani dhe firmat i parlamentit, mund ta quajmë të mbështetur nga pikëpamja institucionale, por ka mbetur i hapur referuar vullnetit të zotit. Meta për të luftuar pa seleksion korrupsionin. Lufta pa preferenca kundër korrupsionit është themelore, jo vetëm për faktin se ndryshe rezultati do të ishte asgjë, por edhe për arsyen se nuk do të kultivonte elementin më të domosdoshëm për shoqërinë shqiptare, ngjalljen e shpresës. Në shërbim të kësaj të fundit Meta duhet të mbajë mirë parasysh se e komprometojnë të ardhmen e tij duke mbajtur ministrat të cilët, me sjelljen, veprimet dhe opinionin që kanë, nuk mund të përcjellin shpresë as tek familjet e tyre dhe jo më tek shoqëria shqiptare.
Kryeministri besoj se e ka të qartë se objektivi fundor i luftës kundër korrupsionit kërkon transformimin e administratës në një subjekt që aktualisht vjeth në mënyrë masive dhe ndoshta edhe bën ndonjë punë, në një subjekt që punon në mënyrë masive dhe ndoshta edhe ndonjë abuzon. Duart e pastra të zotit. Meta nëse janë të lidhura, për këtë e stërpërfolur, nuk mund ta realizojë këtë proces. E ardhmja e afërt mund të sqarojë diçka.
Dasma e Malos, kushujt janë të ikur
Faqe 25
Luftar Paja dhe Agron Llakaj gjatë provave për shfaqjen e sotme
foto P. ILO
Havari largohet me pistoletë
Sherr në Drejtorinë e Policisë mes dy drejtuesve
Sherifat shfaqen në Tiranë. Drejtori dhe zv.drejtori i policisë së kryeqytetit, kanë nxjerrë armët për të goditur njëri-tjetrin në momentin e fundit, si në filmin Western, por, për fat të mirë, nuk patën guximin ta bëjnë. Kjo ngjarje ka ndodhur në një Shtetin shqiptar, në policinë shqiptare që duhet të vendosë rendin.
Pas kësaj u shkarkua drejtori Havari, i mbuluar me thashethemin e largimit pothuajse prej gjashtë muajsh.
Komisari iku, por ajo që mbeti ishte ngjarja tronditëse, që kulmoi një sherr të madh që prej kohësh kishin të dy drejtuesit kryesorë të policisë. Ata jepnin urdhra të kundërt, komunikonin masa të kundërta, bënin mbledhjet në zyrat të ndryshme njëkohësisht dhe e gjitha kjo bëhet mbi policët dhe rretheshmish? mbi banorët e pambrojtur të Tiranës.
faqe 9