27/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 janar 2000

Grevistët në -5.5 gradë, ministri në +25 gradë

Qeveria mbështet hapur ministrin e Kulturës kundër artistëve, duke rrezikuar rrëshqitjen e kabinetit qeveritar në akullin e këtij dimri të ashpër Sot fillon mbledhja e artistëve nga të gjithë qytetet para selisë së grevës Gre vistët në -5.5 gradë, ministri në +25 gradë Sot fillon mbledhja e artistëve nga të gjithë qytetet para selisë së grevës faqe 3

Turravrapi i Berishës drejt pushtetit

Nisur nga konfliktet e herëpashershme brenda Koalicionit, nisur nga niveli i madh e i përditshëm i korrupsionit, nisur nga cilësia qeverisëse dhe nga mungesa e rritjes së mirëqenies ekonomike të shqiptarëve, nisur nga pesimizma për

drejt pushtetit

Nisur nga konfliktet e herëpashershme brenda Koalicionit, nisur nga niveli i madh e i përditshëm i korrupsionit, nisur nga cilësia qeverisëse dhe nga mungesa e rritjes së mirëqenies ekonomike të shqiptarëve, nisur nga deshira për një ripushtet, lideri i PD-së, Sali Berisha është në piskamën e fundit drejt pushtetit. ekonomike të shqiptarëve, nisur nga deshira për një ripushtet, lideri i PD-së, Sali Berisha është në piskamën e fundit drejt pushtetit. Ai lëviz, bërtet në mbrojtje të ideve të tij për menaxhimin e pushtetit, bën llogari financiare të pushtetmbajtësve, premton për paga mbi 100 dollarë në muaj dhe pensione minimale mbi 50 dollarë, iu drejtohet bizneseve për ulje të taksave në 50 %, premton rend publik për 3-5 muaj, nxiton të takojë njerëzit sa nga Jugu në Veri, duke synuar zgjedhje të reja parlamentare. Gjithsesi ai është në lëvizje në formën e një turravrapi. Të gjitha këto janë pjesë e punës së opozitës, ashtu sikurse është punë e pozitës që të disiplinojë vetveten për të bërë një qeverisje efektive në shërbim të votuesve shqiptarë. Por, Berisha shfrytëzon në mënyrë perfekte krizën e aleancave në Koalicionin qeverisës, emrin e disa ministrave hajdutë, të cilët bëjnë ligjin dhe nuk përgjigjen para drejtësisë si dhe moskomunikimin real mes institucioneve Presidencë-Kryeministri-Mazhorancë socialiste. Gjithçka, Berisha e kalon në fushën e tij, në mënyrë që të sulmojë në çdo rast, po sulmojë në çdo rast, bllok gjatë zgjedhjeve; mungesën e dritave, ujit, financave, rendit, moskthimin e plotë të parave të fajdeve, vjedhjet në dogana, grevën e artistëve, apatishmërinë e rastit, pra gjithçka që është kundër socialistëve, lideri i PD-së po e fut në thesin e tij, të cilin e mban në krah nga një qytet në tjetrin. Ndërsa pushtetmbajtësit ngrohen në zyrat e mëdha, hapin shalët për të ndjerë afshin e të nxehtit dhe darkohen me verë e mish, duke harruar se Berisha është përditë në turravrap drejt pushtetit. Këta lloj pushtetmbajtësish e kanë mendjen tek raportimi që do t’i bëjnë gruas së tyre për fitimin e ditës, pra për rrushmetin e radhës. Berisha është njeri i këmbëngulës, që bën harakiri edhe veten, vetëm që pushteti t’i gulçes buzëqeshë, urdisë së tij dhe më pas të përdorë të gjitha pushtetet për të mbajtur një pushtet. Pushtetin e Berishës.

- 12 gradë, bora bllokon Verilindjen

Faqe 8, 19 - 12 gradë, bora bllokon Verilindjen

Policia nxjerr natën, forcërisht, grevistët e urisë

Lajm i orës 24.00 Krejt papritur, kur të gjithë diskutonin fatin e grevistëve, ate ka gjetur policia, e cila në orën 24.00 ka bërë një vizitë krejt “miqësore”, i ka përqafuar grevistët, dhe ashtu në shtrëngim e sipër i ka nxjerrë nga salla e grevës, duke u mbullur me tel derën e Teatrit të Kukullave, që është edhe ndërtesa e dikurshme e Parlamentit shqiptar. Kështu ka përfunduar faza e parë e grevës së të shkarkuarve nga Teatri i Operas dhe Baletit, të cilët janë larguar në drejtim të paditur dhe nuk dihet asgjë nëse do ta vazhdojnë grevën, apo nëse e kanë vazhduar në orët e para pas mesnatës. Policia vetë nuk ka lëshuar asnjë njoftim, apo informacion, por vetëm sa ka larguar me forcë gazetarët nga vendi i ngjarjes. Dëbimi i grevistëve të urisë u bë menjëherë pas deklaratës së qeverisë kundër mjetit që ata kishin zgjedhur për të zgjidhur konfliktin me Ministrin e Kulturës dhe drejtorëshen e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ngjarja e ndodhur pa paralajmërim në mesnatë, pritet të shkaktojë një reagim masiv të atyre që kanë mbështetur grevën e urisë gjatë këtyre ditëve, duke shkaktuar tërmet në radhët e qeverisë Meta.