29/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 janar 2000

Çea: Anastas Angjeli në shërbim të grekëve

Shefja e Eurodoganave: Do të iki, nuk punohet me këtë ministër Akuza të rënda ministrit të Financave: Ai ka okupuar doganat shqiptare faqe 7

Ankthi i trazirave

Mungesa e përgjegjësisë dhe nënvlerësimi deri në përçmim, me të cilin pushteti trajtoi konfliktin e artistëve të TOB me drejtoren e tyre, çoi në një përshkallëzim të padëshiruar, madje me rrezik, të këtij konflikti. Tashmë ajo që deri pak kohë më parë ishte thjesht, një “përplasje” brenda mureve të një institucioni, mund të thuhet se po kalon me shpejtësi drejt një konflikti ndërmjet familjes së madhe të artistëve me pushtetin. Kështu, këmbëngulja patologjike e një drejtuese dhe atyre që e kanë emëruar për të mos “lëshuar pe”, ashtu si “kokëfortësia” e Berishës, tre vjet më parë, rrezikon çuarjen e vendit në trazira. Pavarësisht nga përmasat më të vogla, situata e krijuar të kujton fazën fillestare të asaj që është njohur si “revolta e fajdeve”, e cila siç dihet çoi në rrëzimin e Berishës dhe shkatërrimin e institucioneve të shtetit. Vërtetë që tani për tani, kemi të bëjmë me një protestë të kufizuar, ekzistojnë të gjitha gjasat që qeveria në një të ardhme jo të largët, të përballet me një reaksion zinxhir protestash në sektorë dhe qytete të tjerë. Keqësimi i gjendjes ekonomike si pasojë e politikave fiskale të qeverisë, problemet e zakonshme me dritat dhe ujin, tashmë drejt akuzimit, dalja në dritë herë pas here e skandaleve të korrupsionit me protagonistë zyrtarët më të lartë, duke rritur dozën e pakënaqësisë, krijojnë premisat për ndezjen e zjarrit të protestave të ngjashme kudo. Nga Shkodra po vijnë lajme që paralajmërojnë për një grevë të punonjësve të shëndetësisë, shembulli i të cilëve mund të pasohet edhe nga të tjerë. Edhe zgimi i kërkesave të “Omonias” me kërkesën e vjetër për “shkolla greke në gjithë Shqipërinë” nuk është pa kuptim. Për rrezikun e shtrirjes së protestave sugjerisht janë të ndërgjegjshëm dhe vetë qeveritarët. Dritat e zyrave të tyre, të cilat qëndrojnë ndezur deri në orët e vona të natës, takimi i gjatë i kryeministrit me kreun e shërbimit sekret, apo dukja në sheshin “Skënderbej” e forcave speciale janë dëshmi e shqetësimit që sa vjen e bëhet më i madh në majën e pushtetit. Në pikën, në të cilën ka arritur konflikti, qeveria ndodhet në një pozitë kritike. Nëse ajo nuk bën ndonjë hap prapa, konflikti i krijuar do të thellohet. Por, në anën tjetër, një fitore e muzikantëve grevistë do të shërbente si shembull dhe për të pakënaqurit e sektorëve të tjerë për të realizuar pretendimet me greva uri. Së fundi, do të ishte gabim të lihet pa përmendur edhe një fakt tjetër. Rreziku i trazirave po qëndron pezull mbi vendin tonë pikërisht në momentin kur pritet shpërthimi i një konflikti në Mal të Zi ndërmjet “millosheviçianëve” dhe “properëndimorëve”. Dihet se ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998 i paraprinë luftës në Kosovë, në kohën që ngjarjet e marsit të këtij viti dhe më parë coincidon me demonstratat opozitare serbe në Beograd, për të mos shkuar akoma më larg.

14 shtator 1998. Sulmi i kryengritësve mbi Kryeministrinë

SHISH: Shqipëria në prag trazirash

Klosi paralajmëron Metën për një 14 shtator të ri — Faqe 9 SHISH: Shqipëria në prag trazirash Pas demonstratave në Tiranë priten edhe në Shkodër e qytete të tjera. Policia urdhërohet të ndërhyjë me të gjitha mjetet që njeh ligji