Bujar Bukoshi, politikani që shkatërron Tiranën dhe Prishtinën
Ish kryeministri kosovar ka rrjetin e tij, edhe në Tiranë, i cili mund të organizojë akte për destabilizimin e Shqipërisë në prag të zgjedhjeve lokale
Kosovari që ka në llogaritë e tij bankare mbi 600 milionë marka organizoi 14 shtatorin në Tiranë dhe tani po destabilizon Kosovën
faqe 2
Natalina Cea prish qetësinë shqiptare
Në mënyrë të papritur shefja e misionit të Eurodoganave, Cea, është rikthyer në qendër të vëmendjes këto ditët e fundit.
Madje, problemet që lidhen me të, marrëdhëniet e saj me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, në radhë të parë kreun e financave, ndodhen në rendin e ditës edhe në politikën që zhvillohet përtej Adriatikut. Konkretisht, sot, zonja Cea, do të sqarojë përfaqësuesit e Senatit italian lidhur me deklaratat e saj të fundit në Shqipëri dhe ato që janë thënë e shkruar rreth saj. Siç dihet, drejtuesja e misionit CAM në Shqipëri lëshoi akuza të rënda në drejtim të ministrit të Financave Angjeli, në kohën që hodhi edhe një herë dritë mbi kërcënimet që i janë bërë herë pas here. Nga mënyra e të shprehurit e zonjës Cea, pavarsisht nga përpjekjet e saj për të qenë sa më e rezervuar, kuptohej pa shumë vështirësi se akuzat për “favorizim të lobove të caktuara” etj, lidheshin me fenomenet e stërnjohura të qeverisjeve shqiptare, korrupsionin dhe kontrabandën. E veçanta është se në këtë rast, nuk është as shtypi i pavarur dhe as opozita që denoncojnë zyrtarë të caktuar lidhur me fenomenet e mësipërme, po është një funksionare e huaj që e bën publik një realitet të tillë. Duke qenë më e njëanshme këtë fakt, duke pasur parasysh zhurrmën dhe reagimet e qarqeve politike në Itali, të bie në sy heshtja totale e qeveritarëve shqiptarë përsa i përket rastit “Cea”. Për më tepër fakti që Cea përmend kërcënime nga njerëz anonimë, të lidhura këto dhe me akuzat ndaj Angjelit, indirekt të krijojnë përshtypjen për lidhje të palikatuara me krimin ordiner. Nga njëra anë, të habit fakti që, ndonëse i vënë përballë akuzash tepër të rënda, ministri Angjeli, i cili paraqitet si shkaktari kryesor i braktisjes nga Cea të misionit CAM, nuk merr mundimin të sqarojë pozicionin e tij lidhur me akuzat në fjalë, pa kërkuar që ky të kalojë në kundërsulm duke e vënë funksionaren e huaj para përgjegjësive morale e ligjore. Në një vend demokratik, dorëheqja apo largimi i përkohshëm nga detyra do të ishin hapi minimal për një zyrtar, të cilit i vishen akuza të kësaj kategorie. Po akoma më e pakuptueshme është heshtja e kryeministrit Meta. Edhe ky, së paku duhej të kishte nxitur ministrin Angjeli t’u përgjigjej akuzave të Cea-s për të shkuar deri tek largimi apo pezullimi i tij nga detyra. Një heshtje e tillë totale kontraston në mënyrë të hapur dhe me premtimet e angazhimet e marra nga kryeministri shqiptar për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën. Mirëpo qëndrimi që po mbahet ndaj akuzave të Cea-s, i demaskon premtimet e tilla si një farsë dhe largimin e ministrave Zogaj e Preç nga qeveria si të ndërmarrë për motive krejt të ndryshme nga ato që kanë të bëjnë me respektimin e ligjit. Ndonëse Meta me heshtjen e tij ka ndërmend të “kursejë” Angjelin, atëherë rrezikon të paguajë me rënien e tij nga kreu i qeverisë.
Presa kthën buzëqeshjen në Ballkan
Meta, Simitis dhe Gheorgjevski dje në Prespën greke
foto REUTERS
Shpërthen skandali, vjedhje gjigande në Ambasadën italiane
Denoncohet monstra që shërben në ambasadën italiane dhe ka në dorë fatet e shqiptarëve
Qytetari shqiptar, Isa Kukaj, ka protestuar hapur ndaj qëndrimit fyes të personelit konsullor në ambasadën italiane në Tiranë
, duke akuzuar njërin prej tyre për përfshirje në trafik të ndryshme antikligjore. Bile ai shkon edhe më tej kur thotë se mohimi i vizës italiane i është bërë pikërisht nga ky person që shërben në njërin prej sporteleve të konsullatës dhe “bezdiset” nga prania në Itali e shqiptarit që i di të gjitha hollësitë. Sipas Kukajt, disa ditë më parë ai së bashku me një subjekt shqiptar që disponon aktivitet ligjor i janë drejtuar sektorit konsullor për t’i pajisur me vizë, pasi qenë të ftuar nga një homolog italian për motive bashkëpunimi. Por ndërsa të gjitha dokumentet e tyre kanë qenë të rregullta sporteli i parë që paraqitur ka refuzuar kategorikisht dhënien e vizës për ekonomistin Isa Kukaj.
faqe 13