Përçahet demokratët, festojnë socialistët
Mungesa e një opozite të fortë u siguron pushtetarëve një qeverisje të pakontrolluar
Aleanca për Shtetin i qëlliti akuzat për korrupsion pa patur frikë nga opozita
faqe 3
Nga vijmë dhe ku shkojnë Nano e Berisha
Nga FERDINAND XHAFERRI, deputet i PD
Kohë më parë, në një nga prezantimet me median, kryesocialisti Nano do të ekspozonte, jo pa ironi, kënaqësinë deri në lumturi të tij, për të qeverisur me 30 vjeçarët. Po të ndalej këtu, duke u pozicionuar në kufijtë e deklaratës, gjithkush mund të mendonte se ky përcaktim është bërë thjesht dhe në konkretizim të qëllimeve të Postkongresit Socialist. Për të garantuar ato epshe monetare që mundëson ekzekutivi, ai do të ndiqte variantin e përfshirjes të disa ministrave në kabinet dhe komandimit të tyre me telekomandë. Të ishte vetëm kaq nuk do të përbënte ndonjë shqetësim të madh, sepse për të qenë plotësisht realist, një qeveri e koalicionit të majtë, aq shumë e përfolur për korrupsion, nuk mund të kuptohet pa i dhënë pjesën e luanit fitimtarit Nano. Por qëndrimi jo vetëm miratues, por edhe inspirues i zotit Nano në praktikat e largimit të dy ministrave, flet për më shumë. Duke mbajtur në konsideratë se të dy ministrat e shkarkuar ishin nga më të njohurit në Perëndim dhe me reputacion pozitiv në distancë, krahasuar me pjesën tjetër deridiku anonime të qeverisë, mund të gjykojmë sa më poshtë:
Ironia për të qeverisur me 30 vjeçarë nuk i adresohet të rinjve, sepse zoti Nano e di mirë që djemloshat mezi ia kuptojnë artikulimet kur janë esëll dhe jo ta kuptojnë atë, kur janë të dehur nga dhuratat ministrore të tij. Në të vërtetë veprimet politike të Nanos nuk janë asgjë më shumë veçse një tendencë për të përgatitur dështimin e iniciativës dashamirëse të Perëndimit, për të mbështetur gjeneratën e re në Shqipëri. Po të kemi parasysh se faktori potent ndërkombëtar ndikojo pak për largimin nga kreu i ekzekutivit të Nanos, mbas vrasjes së liderit Hajdari, merr kuptim urrejtja e ish-studiuesit dhe përpunuesit të teorive bolshevike për shqiptarët.
Duke e ditur mirë se mbështetja e gjeneratës së re nuk ka të bëjë thjesht me moshën, por me mbështetjen e ideve dhe aksioneve politike që konvergojnë me vizionet bashkëkohore perëndimore të të birit politik, zoti Nano jo pa qëllim, ka konturuar një kabinet të rinjsh me eksperiencë pothuajse zero në qeverisje. Ai kështu po përgatit mossuksesin e tyre për të përcjellë mesazhin e realitetit të investimit për inkurajimin e gjeneratës së re. Njëkohësisht dhe paralelisht ai mendon të kultivojë idenë se lojtar politik i të majtës, edhe për disa vite, i mbetet të jetë vetë ai.
(vijon faqe 5)
5 vjet në burg për 3 drogmenë
Më kërcënojnë në telefon
Fage 2
Gjykatat e shkallëve të ulëta tani do të unifikojnë praktikat e dënimit për drogmenët
5 vjet në burg për 3 drogmenë
Shqipëria, Kina e Evropës për drogën. Tani tutje edhe përdoruesi më i zakonshëm i helmit të bardhë, nëse kapet nga policia, do të dënohet me 5 vjet burg. Këtë ka vendosur dje Gjykata e Kasacionit, kur i është dashur të shqyrtojë një vendim të Apelit për tre të rinj nga kryeqyteti. As më shumë e as më pak, trupi gjykues nuk e ka marrë fare parasysh faktin se adoleshentët ishin kapur nga policia vetëm me nga një porcion heroine në xhep. Madje, nuk ka pirë ujë as fakti se ata njiheshin si përdorues të rregullt të heroinës. Trupi gjykues ka vendosur që të tre të qëndrojnë në qeli pesë vjet dhe vendimin tashmë nuk mund ta kthejë kush. Por, paralelisht me vendimin e djeshëm, Kasacioni ka bërë dhe unifikimin më befasues të ligjit. Duke unifikuar të gjitha rastet e kapjes me çfarëdolloj porcioni droge, përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë shqiptare nuk kanë lëshuar pe.
Foto: burrë duke folur në telefon. Më kërcënojnë në telefon. Fage 2