Shqipëria rrotullohet dhe rrëzohet rreth doganave
Bashkimi Europian: Natalina Çeja ka të drejtë. Meta nuk është fajtor, por përgjegjës për korrupsionin
Ish-ministri i Shtetit Preç Zogaj rrëfen për ministrin Angjeli, doganat dhe antikorrupsionin
faqe 3-4
Austriaku Haider ka kaluar në Shqipëri
NGA MARTIN LEKA
Europa është tronditur ditët e fundit nga ardhja në pushtet (pjesërisht) e një Partie që për nga mbiemri është “e Lire” dhe për nga emri është e lidhur pas një ekstremisti të djathtë, një neonazisti që quhet Joërg Haider. Mund të merret me mend se sa pak i njohur ka qenë për shqiptarët ky “nazist” austriak, i famshëm për deklaratat e tij ekstreme, për predikimin e neonazizmit dhe për populizmin e tij fanatik. Nga mënyra se si u formua qeveria e re austriake, u duk qartë hezitimi i presidentit Tomas Klestil, jo vetëm nga protesta evropiane, por edhe nga bindjet e tij të njohura, krejt të kundërta me filozofinë e Haiderit. Ai e firmosi mandatin e qeverisë së re austriake jo nga dëshira e tij, por i detyruar nga pozicioni i vet kushtetues në përmbushje të rregullave të demokracisë.
Nuk do të zgat[a]shëm shumë me këtë rast nëse nuk do të kishim në Shqipëri disa copëza të vogla Haider(i)-ësh, llafazanësh, megalomanësh, mendjemëdhenj e trut[h]arësh që lëshojnë fjalët “si lopa bajgën”; pa menduar se vjen një ditë e njerëzia do të kujtojnë ç’thanë e ç’predikuan dikur këta fyej përmes të njëjtës vrimë. Pa marrë pastaj në konsideratë se këta “kreshnikë” ballkanas shqiptarë nuk dinë dhe nuk munden madje as të kërkojnë falje publike, siç po mundohet të bëjë sot Haideri austriak.
Para tre ditësh, një llafazan i njohur, s’ja gjej pa thënë për qeverinë, politikanët e shqiptarët. Tha se qeveria është e shtuar tek grekët, tha se kryeministri Meta nuk është shqiptar, tha se Meta ishte kryeministër Vorio-Epirot, tha se të tillë kishin qenë edhe Nano e Majko, tha që Shqipëria ishte e shitur tek të huajt... e çfarë s’tha tjetër.
NGA politikanë të tillë, që vazhdojnë t’i frymëzojnë vetes dhe të tjerëve mentalitetin mesjetar, kemi dëgjuar e dëgjojmë shpesh deklarata e thirrje për hakmarrje, për pushtet me dhunë, për shkelje të ligjit, për linçime, për vrasje, etj. etj.
Në vend që t’u japin përgjigje akuzave direkte në ngarkim të tyre, sipas kërkesave të Kushtetutës e Ligjit, politikanë të tillë të papërgjegjshëm e quajnë për trimëri të sfidojnë ligjin, për t’u hyrë në zemër disa rrugaçëve, pa e ditur se politikanë të rinj, të të gjithë spektrit politik, një ditë do të kenë mundësi e favor që në emër të ardhmërisë së shqiptarëve, të ndalojnë marshin budallesk të kujtdo qoftë në dëm të Kushtetutës së shqiptarëve.
“Nuk luftohet krimi i organizuar me policë me xhepa të shpuar”
Faqe 9
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veli Myftari, dje në konferencë shtypi
foto P. ILO
Egnatia 2001, Shqipëria del jashtë loje
Korridori 8, i bllokuar nga firmat e huaja, për disa vjet
Nuk është e papritur dhe, për më tepër, nuk do të jetë e tillë pas një viti, kur kryeministri grek të presë shiritin e rrugës Egnatia ose “Egnatia Odhos”. Nga ky moment, faktit pikëllues që rruga, e cila historikisht ka kaluar në Shqipëri, tani përshkon vetëm Greqinë, i shtohet edhe menjanimi total i rrugëve dhe porteve tona nga tregtia botërore. Nga Italia mallrat do të shkarkohen në Igumenicë të Greqisë dhe do të transportohen vetëm nëpër territorin grek dhe për në Itali do të kalojnë nga territori grek dhe do të ngarkohen në Igumenicë. Kështu nëpër Shqipëri nuk do të kalojnë më as mallrat që kalojnë tani, sepse mallrat e Lindjes do të shkojnë në Europë nga rruga Egnatia, më e sigurtë dhe më e mirë, si rrjedhim me kosto më të vogël.
faqe 16-17