09/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 shkurt 2000

Trafik gjaku në ushtri dhe shkolla

Mjekë të specializuar dhe oficerë bashkëpunojnë për të vjedhur Ushtarakët: “Kush jep gjak, merr 10 ditë leje” Mjekë të specializuar dhe oficerë bashkëpunojnë për të vjedhur Trafik gjaku në ushtri dhe shkolla Ushtarakët: “Kush jep gjak, merr 10 ditë leje” faqe 8

Hajderi, PD-ja dhe Legaliteti

NGA ENKEL DEMI Partia Demokratike dhe ajo e Legalitetit kanë dalë dje në mbështetje morale ndaj Qeverisë së re austriake dhe veçanërisht ndaj liderit ekstrem, Hajder. Kjo është një politikë e këtyre dy forcave politike, e cila gjithsesi ngjall komente. Të jesh i djathtë në Evropë nuk ka pse të konsiderohet një zgjedhje jashtë mode, pavarësisht se të majtët trumbetojnë një gjë të tillë. Kjo vjen, sepse edhe lufta për pushtet në Evropë ka rregullat e veta normale, të cilat ne mundohemi t’i ëndërrojmë në Shqipëri, por jo gjithmonë (për të mos thënë deri më sot asnjëherë) i respektojmë, ose na vijnë sipas dëshirës. E djathta konservatore dhe neokonservatore nuk janë në krizë askund, siç deklarojnë kundërshtarët e majtë, ndaj dhe forcat e djathta politike në Shqipëri kanë se kujt i referohen për partnership diku gjetkë, jashtë kufijve të tyre. Ka konservatorë në mbarë Evropën dhe SHBA, ka organizma konservatorësh si Internacionalja e tyre, ku bëjnë pjesë demokratët dhe republikanët shqiptarë, ka organizma si EDU, ku janë po demokratët dhe demokristianët. Pra, me një fjalë, hapësira për partnerë partitë e djathta shqiptare kanë. Por, dalja deklarative në mbështetje të Hajderit austriak apo në një rast të mundshëm të Le Penit në Francë nuk është aventurë e djathtë parimore, por miopi diplomatike. Hajderi është politikan i ekstremit, i dashuruar me nazizmin, antiemigrant dhe, pse jo, edhe antisemit. Demokratët dhe legalistët shqiptarë nuk kanë pse kërkojnë deklarativisht një aleat të tillë në Evropë, të kritikuar nga vetë Evropa. Nëse Hajder është shprehur kundër emigrantëve (pavarësisht se më vonë është shfajësuar), atëherë na duhet të përkrahim një politikan, i cili është edhe kundër shqiptarëve emigrantë në Austri, që nuk janë të paktë si nga Shqipëria, ashtu dhe nga Kosova. Do të na duhet në një rast të tillë të gëlltisim opinionet e tij pozitive ndaj nazizmit. Pra, nuk duhet të jemi dakord me shqiptarët vetë që kanë qenë antifashistë dhe me vetë mbretin Zog, i cili zgjodhi rrugën e mërgimit për të mos bashkëpunuar me pushtuesin fashist. Do të na duhet të ndajmë në opinion të kundërt me hebrenjtë, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore i kemi strehuar. Do të na duhet të tregohemi në Evropë dhe gjetkë se kemi në Shqipëri një të djathtë që parapëlqen ekstremizmin. (vijon në faqen 3)

Firma e fshehtë: Egnatia të bëhet rrugë greke

Faqe 19 Ish-ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Gaqo Apostoli

Fytyra e dytë e Natalina Ceas

Ndërsa në shtypin italian deklarohet kundër Qeverisë shqiptare për të bërë shoë politik, në Tiranë kërkon ndjekje penale ndaj gazetarëve Faqe 2

Politikanët nën hetim, deri në shtëpi

Faqe 7