11/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 shkurt 2000

Opozita: Të ndryshojë ligji, ose vendi në flakë

Projektligji për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve acar on situatën PD: Do të përsërisim ’97-ën. PR: Do të protestojmë me të gjitha mënyrat Projektligji për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve acaron situatën. Projektligji për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve acaron situatën Opozita: Të ndryshojë ligji, ose vendi në flakë PD: Do të përsërisim ’97-ën. PR: Do të protestojmë me të gjitha mënyrat faqe 5

Kërkim nëpër korridore të humbura

Mbetet zyrtar isht e pashpjeguar arsyeja reale e anulimit të disa vizitave amerikane në Tiranë gjatë enologut të qeverisjes së kryeministrit socialist Pandeli Majko. ALEKSANDËR ÇIPA Mbetet zyrtarisht e pashpjeguar arsyeja reale e anulimit të disa vizitave amerikane në Tiranë gjatë enologut të qeverisjes së kryeministrit socialist Pandeli Majko. Dhe kjo ndodhte pikërisht atëherë kur Shqipëria zyrtare krenoh ej me peshëmbajtjen e krizës së Kosovës. Ndërkohë që prej tre muajsh anulime të tilla tashmë janë harruar. Axhenda e “zbritjeve amerikane” në Tiranë ka qenë veçanërisht e pasur gjatë dy muajve të fundit. Ndërkohë në kryeqytetin tonë zyrtar, për arsye ende të papranuara publikisht, po shndërrohet në një frymë avashllëku dhe rutinë aktiviteti zyrtar për çështjet kapitale të nis mës së Paktit të Stabilitetit. Shumëkush në nivele qytetarësh dhe veçanërisht në përfaqësime politike e vlerësoi këtë nismë si një gjeneratore të klimës së re ndryshe për Ballkanin, por së pari, kjo në kuptimin e realizimeve të veprave dhe nismave konkrete rajonale. Politikanët shqiptarë, veçanërisht të majtët rendën të prisheshin drejt iden timit të nismave që synojnë komunikimin politik dhe bashkëpunimin përmes projekteve në kuadër të politikës së re rajonale. Ndërkohë që duket se vetëm republika e vogël ballkanike ajo e Maqedonisë mori shëmbëllimin e shprehjes: “Qengji i urtë pi të gjitha sisët”. Në këtë kontekst, Qeveria Meta aktualisht ka mbërritur para çështjeve problematike që paraqet mos përputhja e strategjisë globale me interesat e veçanta të shteteve fqinjë, ose e thënë më saktë mos përkimi i klimës me mentalitetin e monopoleve të kujdestarisë së disa prej shteteve të favorizuara pranë Ballkanit. Kjo arsye, ashtu si shpesh deri më sot, duket se po ndikon në atë që politikanët shqiptarë shpesh naivisht e citojnë si “humbje të shanseve”. E shndërruar në një të vërtetë të prekshme, në rastin shqiptar, kjo duket tek ecuria e ngadalë dhe mbetja vetëm projekte të atyre që tashmë janë emërtuar zyrtarisht si korridore. Realiteti i pa ndarë përgjysmë të njohurit “Korridori 8”, në fakt është një premtim që i jepet këtij vendi sipas lojës së grimcimit të fondeve, apo të humbjes së tyre. Dhe sa herë që Qeveria shqiptare gjen çast për të rikthyer kokën për kërkesë llogarie për vonesën apo lënien në mes të kësaj vepre, energjitë e saj, për qudi, spostohen në përballim të një sulmi të ri akuzash dhe denoncimesh populiste. Dhe brishtësia e Ekzekutivit në këtë pikë evidentohet paradoksalisht edhe më tepër, ndërkohë që kjo sipërmarrje e institucioneve komunitare së pari, u është besuar disa firmave, të huaja të cilat kanë fituar tenderin dhe drejt për së drejti po glabërojnë edhe paratë, pa i dhënë Shqipërisë qoftë edhe një segment të saktë “korridori”. Ndërkohë brenda vetë qeverisë lëvizin nëpër zyra kancelarish disa ministra dhe ishë, të cilët i shkaktojnë vërtet humbje korridoreve këtij vendi që mbetet në kërkim të rrugëve dhe shkurtimit të distancave me prapambetjen. E majta shqiptare gjatë këtij muaji ka shënuar një axhendë të ngjeshur vizitash dhe kontaktesh me kryeqytete dhe shefa institucionesh të Perëndimit. Po të vihet re me kujdes, nuk është e entuziazmuar naiv, siç ishte në rastet kur për herë të parë shtetarë dhe politikanë shqiptarë merrnin pjesë në “Lutjen e mëngjesit” amerikan. Por edhe opozita që mund të justifikohet me bërjen e detyrës parlamentare, pas kësaj humbjeje do të gjejë një atë që quhet “korridor”, por në një kuptim ku ndodhet i humburi fill i shanseve. Dhe atëherë edhe ajo do të premtojë gjetjen e korridorit përmes kohës së humbur.

Për herë të parë në vend të parë

Tirana, 80 vjet kryeqyteti i Shqipërisë Page 21/25 Edvin Murati dhe Noel Turner gjatë ndeshjes Maltë-Shqipëri 0-1 foto REUTERS