16/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 shkurt 2000

Kryeministri: “Të qëllohen anijet e politikanëve kontrabandistë”

Mbrëmë kryeministri urdhëroi ministrin e Financave dhe atë të Mbrojtjes për të qëlluar mbi anijet kontrabandiste, që i largohen kontrollit të policisë dhe të doganave

Veladoni i korrupsionit

Nga ENTON ABILEKAJ Prifti pa veladon, ishte vetëm një skemë që që të gjithë e dinin paraprakisht, por vetëm prisnin me kureshtje performancën. Dhe nuk dolën të zhgënjyer. Ishte një performancë në të gjitha limitet e emocionit që ushqeu spektaklin politik dhe që do të shërbejë si e tillë edhe për disa ditë ose javë. Ishte një zhvillim tipik i politikës shqiptare, ku nga nisja e pluralizmit kanë qenë krejt sporadike dhe të rastësishme shfaqjet normale dhe shumë të përhapura dhe të parashikueshme shfaqjet anormale. Koalicioni në përgjithësi kishte kohë që e kishte humbur motivin e funksionimit, pasi asnjëherë nuk ka funksionuar në dobi të qeverisjes (qëllim për të cilin deklaroi se u krijua). Aleanca për Shtetin ka ofruar vetëm një parcelizim të qeverisjes dhe pronarë parcelash të pakontrolluara, të vendosura në bazë të peshimit artificial elektoral, të cilët që nga viti 1997 nuk kanë bërë më shumë se ç’mund të bënte çdo ministër tjetër në vendin e tyre. Partia Socialdemokrate ka marrë tre funksione shumë të rëndësishme: Drejtimin e Parlamentit, drejtimin e Diplomacisë dhe atë të Transportit për të cilat vetë Partia Socialiste po vëren e habitur sot, se janë trajtuar me shumë fanatizëm dhe me pak përgjegjësi nga aleati i tyre më i fortë. Në krye të Parlamentit, Gjinushi ka krijuar vazhdimisht, ose ka qenë objekt në konflikte që kanë rrëzuar normën demokratik. Në krye të Diplomacisë, Milo ka ndjekur një politikë rigoroze partiake edhe kur është bërë fjalë për çështje rajonit, duke dalë së fundi edhe kundër kryeministrit Meta. Në krye të Ministrisë së Transportit, Ingrid Shuli është quajtur edhe nga vetë PS, ministrja më e komprometuar dhe e paaftë e koalicionit, që mban mbi shpatulla përgjegjësinë e rëndë të mosfunksionimit të asnjë segmenti apo edhe pikë të izoluar të Korridorit 8. Partia Aleanca Demokratike është klilunizuar duke u përpjekur të marrë fytyra të ndryshme, për të mos iu ndarë qeverisë dhe i vetmi rezultat është që nuk ka sjellë asgjë. Partitë e tjera kanë nga një “ngastër” të vogël që e përkëdhelin me dashuri dhe frikën që mund t’ua rrëmbejë çdo ditë, pa menduar se ç’sjellin. Kjo është situata në koalicionin qeveritar, ku nuk mund të thuhet asnjë fjalë më e mirë për ministrat socialistë. Gjithë kuptimi i koalicionit është tek interesat e paligjshme ekonomike, aty ku të gjithë kujtohen se janë aleatë dhe shtrëngojnë krahët. Pikërisht për këtë edhe Aleanca mezi po largohet, por mbi të gjitha, për të mos e denoncuar “Parajsën e paligjshme”, largimi i PAD-së po bëhet brenda skemës së vjetër të politikës shqiptare. Pushtetarët duan të thonë se po ndahen për një sherr përfaqësimi. Të tjerat janë pasojë veladoni të munguar të Priftit.

Kateshi, përjetë në burg

Faqe 11 Policia jep alarmin: Edhe bankat e huaja bien viktimë Tërheqin miliona me dokumenta falso Një rrjet i tërë grabitësish bankarë është duke u ndjekur nga policia. Nuk kanë asnjë lidhje me protagonistët e maskuar të filmave perëndimorë, janë falsifikatorë dokumentash që bashkëpunojnë edhe me bankierë për të marrë miliona lekë nga Bankat që punojnë në Tiranë. Viktimë kanë rënë bankat shqiptare dhe të huaja, një pjesë e të cilave e kanë kuptuar pas shumë grabitur, ndërsa një pjesë është njoftuar dje nga policia. Nuk është kapur ende asnjë nga njerëzit, që kanë grabitur nga zyrat e noterëve dhe bankierëve, por duke kontrolluar dokumentat e Bankave, autorët pritet të zbulohen shumë shpejt.