23/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 shkurt 2000

Shqipëria, dështimi i parë për Paktin e Stabilitetit

Fitohet vetëm 7% e parave, qeveritarët nuk japin shpjegime Në tryezën e mbajtur në Shkup më datën 10-11 shkurt, vendet fqinjë përfitojnë 4 herë më shumë faqe 3

Mitrovica, pengu i statusit

Nga BLENDI FEVZIU Zhvillimet e fundit të Mitrovicës dhe dhuna e provokuar sërish, kanë rihapur edhe një herë një diskutim të vjetër. Një diskutim, i cili daton me hyrjen e trupave të NATO - s në Kosovë në mesin e qershorit dhe që nuk ka gjetur ende një përgjigje korrekte. Problemi ka të bëjë me statusin e Kosovës dhe të ardhmen e saj. Paqartësia në deklarata është thënë më mirë, mospërputhja mes deklaratave dhe realitetit, ka krijuar një gjendje amorfe, ka bllokuar menaxhimin e krizës dhe mbi të gjitha e bën akoma më të vështirë një zgjidhje konkrete. Për t’u konkretizuar më shumë se kaq, duhet të jenë se shpërthimet e dhunës me etnive, krijimi i enklavave të mbrojtura me armë, mungesa e rendit dhe e çdo investimeve, janë pasoja direkte të statusit konfuz të Kosovës dhe të deklaratave po kaq konfuze, që vijnë në radhë të parë nga vetë institucionet ndërkombëtare ose qeveritë që përbëjnë ato. Çdo njeri që e ka vizituar edhe një herë tërë Kosovën e di mirë se banorët e saj janë të bindur që Pavarësia ka mbërritur dhe se një kthim mbrapa në Serbi apo Federatë është krejtësisht i pamundur. Jo vetëm angazhimi politik, por edhe vetë jeta e shqiptarëve po ngrihet mbi këtë logjikë dhe imponimi i një ideje tjetër, nuk do të bëjë gjë tjetër veç do të provokojë dhunë dhe destabilizime të mëtejshme. Por nga ana tjetër, komuniteti serb dhe sidomos ai i përqendruar në zonën e Mitrovicës, vazhdon ende të besojë se shkëputja e Kosovës nuk ka qenë përfundimtare dhe se forcat e armatosura serbe do të rikthehen në një të ardhme jo të largët. Angazhimet e vazhdueshme publike Ruse në shërbim të kësaj ideje; përmendja gjithnjë e rezolutës 1244 për të cilën të gjithë janë të bindur se është e kapërcyer dhe komentet sipas të cilave ikja e Beogradit dhe instalimi i një qeverie demokratike në Beograd do të krijojë kushtet për rikthimin e Kosovës me një status të ri në Federatë, kanë ushqyer tek komuniteti serb një ndjenjë që është krejt e kundërt nga ajo e shqiptarëve dhe pse jo realiste. Por mbi të gjitha, paqartësia e statusit të Kosovës peshon mbi vetë administratën ndërkombëtare. Në një artikull të botuar dy javë më parë në “Le Figaro”, Kushner sqaron se arka e ar- arka e punës së tij është bosh dhe se ai nuk ka për vazhdimin e punës as edhe një markë të vetme. Kjo bëhet edhe më tragjike, po të kujtosh se gjithë buxheti vjetor i OKB - së në Kosovë është i barabartë me koston e një gjysëm dite bombardime. Por Kushner shpreh se asnjë investim serioz nuk mund të mbërrijë nga jashtë dhe as një institucion ose kompani e madhe nuk mund të rrezikojë investimet e saj në një vend, e ardhmja e të cilit, ligjërisht, ende nuk është vendosur. Mitrovica, më shumë se mëri e shqiptarëve, është paqartësia e së ardhmes.

Cea: Kontrabanda italiane po bëhet nga Kakavija

Faqe 16-17

Rakipi padit tre gjykatës

SKANDAL. Kërkesa mbërrin në tryezën e Presidentit Meidani Prokuroria shpall kryeprokurorin ndaj Gjykatës. Ka qenë Kryeprokurori Arben Rakipi, që dje në mesditë i ka parashtruar kërkesën Presidentit Rexhep Meidani për ta shqyrtuar më pas problemin në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, thanë se kjo ka dalë si nevojë e hetimeve të kryera nga grupi i prokurorëve, pasi një vendim i dhënë nga kjo rreshë gjyqtarësh është cilësuar si i jashtëligjshëm. Bëhet fjalë për lirimin e një të dënuari nga burgu i Vaqarrit nëpërmjet një falsifikimi të padëgjuar më parë. Sipas hetimeve ka rezultuar se të implikuar në këtë çështje kanë qenë edhe tresheja e trupit gjykues. Dhe për t’i cuar më tej hetimet ishte e nevojshme më parë heqja e imunitetit. E thënë më hapur, kjo kërkesë përbën kulmin e konflikteve Prokurori-Gjykatë. Për tre vjet rresht organi i akuzës e ka parë Gjykatën si një minuese në veprën e saj. Nuk kanë qenë të pakta deklaratat gjatë kësaj kohe, sipas të cilave, me vendimet që kanë dhënë toga e zezë janë kthyer në armike të drejtësisë. fage 7