Ministri Rama: Të shkarkohen drejtuesit e futbollit
Zë/ministri Tartari humbet kompetencat. Pritet dueli mes Ministrit dhe Starovës
Fillon polemika mes Ministrisë së Kulturës e Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për shpërdorime të fondeve nga e drejta televizive
faqe 23-25
Shqipëri e vogël
Nga Frrok Çupi
Qysh herët, poetët Rilindas e të tjerë, atdheun e dashur e përkëdhelën duke e thirrur “Shqipëri e Vogël”. Në kohën e fundit kur u mbyllën shumë shkolla, kur u harrua Leximi Letrar i fëmijëve, kur nuk po shkruhen aq shumë hartime..., pikërisht tani shumëkush nisi të belbëzojë “Shqipërinë e Madhë”. Paradoks!
Çfarë ndodhi kështu, vallë; erdhën marsianë, që nuk e kishin parë Shqipërinë, apo u përmbysën fjalorët, gjuha dhe sistemi i vlerave?!...
Asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Janë “patriotët”, që thërrasin në skenë Kanunin e Mesjetës për të “larë hesapet gjakësisht me trimëri shqiptare”; janë kritikët e egër edhe kundër Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) që “e zvogëloi Shqipërinë duke u ndarë nga Porta e duke e bashkuar me Evropën”; janë disa “zemërdjegur për Shqipëri të Madhe”, që flenë në Tiranë ose në Prishtinë dhe shkruajnë gazeta shqipe nëpër Europë duke skematuar dhëmbë për “dhjetë marka të fituara me proçka”; janë njerëzit e zbrazur nga çdo vlerë, të cilët, tek i merr “llumi” kapen pas një dege që quhet “ideja e Shqipërisë së Madhe”. “Patriotët”, që ndërsa nuk i hun në sy kjo Shqipëri, kërkojnë një tjetër.
Por këta i kanë krijuar Shqipërisë dhe njerëzve të saj, një problem shumë të madh. Përfaqësuesit e Fuqive më të larta politike të Botës, brenda dy ditëve njëri pas tjetrit, u detyruan të zbarkonin në Tiranë për të “zbrazur” tullumbacin e rrezikshëm të mbërthimit “e Madhe”.
Ndërsa fatkeqësisht, Shqipëria ka ardhur duke u zvogëluar. Ikin njerëzit përtej deteve në kërkim të një jete më të mirë duke mbetur këtu më pak shqiptarë; maskat ngushtojnë hapësirat e lëvizjes, atdheu është e nuk është yti; të gjithë vijnë në Tiranë, edhe në rrugë shesin shqipë për shqipë, nuk kanë as aq hapësirë sa të kacafyten me njëri-tjetrin; pallati i tjetrit ndërtobet në dritën e dritares tënde, ndërsa përtej tërë hapësira mbetet “e egër”, pa banorë; në parkun publik nuk mund të mbjellësh pemë, sepse është okupuar nga disa; oborrin tënd duhet ta mbyllësh me mure duke kënaqur, ndërsa për monumentin historik “rruga ka vend”. Vetëm dy ditë më parë ATSH-ja publikoi një lajm se “ndërtuesit e Korridorit kishin shkatërruar një vendbanim të lashtë qytetëri-mi shqiptar të periudhës romake”, por askush nuk u alarmua.
A nuk bëjmë më punë tjetër?!... Sa kohë që jemi në dashuri me Europën dhe Amerikën, a nuk bëjmë gjë tjetër veçse qytetërojmë këtyre vendeve?! Ata kanë kërkuar, kudo ku janë, nga një “Amerikë” ose “Evropë të vogël”. Ndërkohë, çdo vetë Amerika është bërë “Amerikë” ose “Evropë e vogël”, “Skoci të vogël”... Të të bëhet më nga një “Spanjë të vogël”, “Sukur shqiptar, kudo vijnë” Britani, Francë, Izrael, Finlandë... s’kur shqiptari, kudo identifikohet nderojnë, i integroshthin si qytetarë të mirë, duke identifikuar kulturën dhe kombin e bukur, qoftë edhe duke u quajtur “të vegjël, por të mirë”.
Madhështinë e “Shqipërisë së Madhe” nuk e duan të mirën.
Dje, Meta dhe Çea në Kryeministri
Natalina Çea: “Kryeministri Meta i suksesshëm kundër kontrabandës”
Faqe 3
Dje, Meta dhe Çea në Kryeministri